Kombëtarja e volejbollit të femrave mposht Gjeorgjinë, shkon në finalet e Ligës së Europës

Kombëtarja e femrave në volejboll i ka bërë një mbyllje shumë të mirë grupit eliminator të Europa League, duke fituar 3-0 ndaj Gjeorgjisë në takimin e gjashtë dhe arritur suksesin e pestë në këtë event. Shqipëria është kualifikuar për në fazën finale të Ligës së Europës, e cila do të luhet në Suedi në datat 16-17 qershor.

Ndeshja e sotme ndaj Gjeorgjisë ishte një formalitet për vajzat kuqezi, që fituan me lehtësi 3-0, një takim që zgjati rreth 60 minuta. Të tre setet u dominuan nga ekipi shqiptar, që shkëputej nga pika në pikë, duke i fituar ato me diferenca pikësh: 25-14, 25-13 dhe 26-24. Mikeshat nga Gjeorgjia për asnjë moment nuk rivalizuan, duke luajtur dobët dhe ndaj Shqipërisë e patën të pamundur të fitojnë.

Në bazë të renditjes përfundimtare të Grupin B, ku bën pjesë edhe Shqipëria (më vonë luajnë dy ekipet e tjera, Izraeli e Austria), do të mësohet renditja përfundimtare e Shqipërisë dhe se ndaj kujt do të luajë në fazën finale.

Shqipëri – Gjeorgji, 3-0 (25-14, 25-13, 26-24)

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

GJEORGJIA: Koraevi, Batsatsashvili, Gaprindashvili, Kipshidze, Sanadze, G.Ulumbelashvili, Beriashvili, Diasamidze, Chelidze, Sosnovskaya, Kalandadze, Markarashvili, Tchautchidze, Lobzhanidze. Trajner: Paata Ulumbelashvili

Gjyqtarë:  Vasileios Vasileiadis (Greqi), Igli Feshti (Shqipëri)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, Araujo lë vendasit me një lojtar më pak! Dortmund 1-0 Atl. Madrid në CHL (VIDEO)

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, Araujo lë vendasit me një lojtar më pak! Dortmund 1-0 Atl. Madrid në CHL (VIDEO)