Kombëtarja kundër Lituanisë, Reja: Do bëj 4-5 ndryshime, probleme me sulmin

Të hënën në 20:45 Kombëtarja do të zhvillojë ndeshjen e dytë në grupet e Ligës së Kombeve ku përballë do të ketë Lituaninë. Për këtë sfidë trajneri Edi Reja thotë se do të bëjë disa ndryshime, veçanërisht në sulm, ndërsa nuk përjashtohen edhe ata në mesfushë. Fillimisht italiani e nisi konferencën e zakonshme duke komentuar kundërshtarin.

 “Do jetë një ndeshje e vështirë. Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin, por unë kam besim te ekipi im, tani edhe në aspektin fizik. Do të bëj disa ndryshime, ndoshta 4-5, veçanërisht në sulm pasi Cikalleshi rrezikon për shkak dëmtimi. Ndoshta do të ketë edhe debutues nga minuta e parë", deklaroi Reja.

Ndërkohë kapiteni Elseid Hysaj, fillimisht nuk nguroi të zbulonte një detaj në aspektin personal, pasi tha se pritet që të rinovojë me Napolin, ndërsa përsa i përket përballjes me Lituaninë ai u shpreh:

Unë kam shumë qejf të shënoj sa më shumë. Shpresoj që të shënoj dhe më pëlqen goli. Shpresoj që ditën e nesërme të bëj një gol. Lituania luan shumë bukur dhe të vë në rrezik. Luajnë shumë në sulm për të shënuar, por kjo mund të na ndihmojë për të pranuar kundërsulmin", u shpreh Hysaj.

Shqipëria vjen pas fitores 0-2 kundër Bjellorusisë në ndeshjen e parë, ndërsa një fitore kundër Lituanisë do të vlente shumë për vendin e parë, pozicion të cilin tani kuqezinjtë e ndajnë me Kazakistanin. Për Lituanin, UEFA, ka zgjedhur një katërshe arbitrash nga Ukraina me kryesor Serhio Boyko.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Vaksinim administratës e punonjësve të qendrave tregtare deri më 31 dhjetor dhe dozë e tretë për mbi 18-vjeçarët! Jeni dakord me vendimet e Komitetit?



×

Lajmi i fundit

John

Bujar Çela tallet me PD dhe publikon foton e Berishës me Enverin te grupi i Komisionit të Integrimit: Rroftë Partia Demokratike! Demokratët: Provokim vulgar