Komediani i njohur amerikan Jerry Stiller ndërron jetë në moshën 92-vjeçare

Komediani i njohur amerikan Jerry Stiller ndërron jetë në moshën 92-vjeçare

Jerry Stiller

Komediani i njohur amerikan Jerry Stiller ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Djali i tij, aktori Ben Stiller ndau lajmin e trishtë në Twitter ditën e sotme.

“Jam i trishtuar të them që babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë nga shkaqe natyrale. Ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyeshëm dhe burri më i përkushtuar për Anne për rreth 62 vjet. Ai do të më mungojë shumë. Të dua babi!”, ka shkruar aktori.

Stiller njihet për rolin e tij si babai i George Costanzas,  Frank, në serialin "Seinfeld" të NBC dhe për rolin e Arthur Spooner në "The King of Queens".

Në fillimet e karrierës së tij, Stiller dhe bashkëshortja Anne Meara, me të cilën u martua në vitin 1954, njiheshin si dyshja më e njohur e komedisë, me emrat Siller dhe Meara. Anne ndërroi jetë në vitin 2015. Ata ishin prindër të Ben, dhe motrës së tij aktore Amy Stiller.

Lindur në Brooklyn, Nju Jork në 1927, Stiller bëri debutimin e tij si aktor në moshën 15-vjeçare, edhe pse vinte nga një familje e varfër polake-hebreje. Ylli Kevin James donte që Stiller të merrte pjesë në shfaqjen e tij.

"Ai fjalë për fjalë më lutej që të isha në këtë shfaqje. Ai më puthi, më përqafoi. Ai tha: Nuk mund ta bëj pa ty. Kjo ishte një mundësi për mua, për herë të parë, të provoja veten si aktor sepse kurrë nuk e pashë veten më shumë sesa thjesht një aktor të mirëfilltë", tha Stiller.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale