‘Komisar Katani’ me libër për shqiptarët, Monforte: Erdha këtu në 2006-ën, rrugët ishin me puseta, lagjja pa ujë e drita! Tani ndihem si në shtëpi

Sërishmi përballë lexuesve kryeqytetas Giuseppe Monforte. Nën pseudonimin Gianni Palagonia, me të cilin polici i anti-mafies njihet si autor, prezantoi këtë javë në Bibliotekën e Institutit italian të Kulturës romanin e tij të tretë të përkthyer në shqip.

“I kam lexuar të tre librat e tij dhe ajo që kam konceptuar është se kemi të bëjmë me një personazh artistik që të gjithë ne e njohim, Komisar Katanin. Çka do të thotë njeriu që përfaqëson shtetin kundër mafies. Është një histori që ne e kemi parë nëpër filma, po që njeriu në krah tim e ka jetuar.”, shprehet gazetari Artur Nura.

 Pas librave “Heshtja” dhe “Në duart  e askujt” promovon “Shqiponja dhe oktapodi”. Në qendër të këtij rrëfimi është edhe vendi ynë, ku Monforte është me mision prej vitit 2006. 

“E kam shkruar këtë libër mbi Shqipërinë, pasi librat e mi, siç e dinë ata që më njohin, ndjekin jetën time profesionale dhe atë personale. Kështu që kam shkruar gjithçka që më ka ndodhur, disa gjëra janë trillime, por ka shumë pak të tilla. Pra dhe ky libër i tretë përshkruan jetën time në Shqipëri. Unë vij këtu dhe ndodhin disa gjëra. Dhe në fakt ndonëse unë e kam shkruar, ky nuk është libri im, por është i shqiptarëve, sepse këtu janë edhe shumë histori që shumë prej jush më kanë treguar”, shprehet autori i librit, Giuseppe Monforte.

Me një jetë sa heroike në luftën me mafien,  por edhe të rrezikuar nga krerët e krimit, në ’92 shin e transferojnë në veri të Italisë bashkë me familjen. La pas një Katania të shënjuar nga gjaku 100 policëve në vit.

“Kur erdhëm në Shqipëri ne duhet të hetonim mbi krime si trafiku i organeve, vjedhje apo drogë dhe duhet të rakordoheshim mbi to me policinë shqiptare. Pra informacionet tona shkonin tek anti-mafia italiane dhe anasjelltas. “, shprehet më tej ai.

Jetën e tij ai nis e shkruan në faqet e librave një vit pas ardhjes në vendin tonë, që e shikonte të ngjashme me Siçilinë e fëmijërisë së tij. Njëherazi gjen një Shqipëri edhe me fenomene të panjohura si Kanuni, si dhe me njerëz të bukur e humanë.

“Kur erdha në Shqipëri isha pak i tronditur. Sepse duke ecur rrugës më duhej tu bërtisja kolegëve, kujdes puseta, kujdes se ka një gropë..., ishte e tillë situata atëherë siç e dini. Dhe kur mbërrita në shtëpi ‘shoku’ tjetër ishte se mungonin dritat dhe uji. Mendova se ishte diçka momentale dhe u thashë kolegëve të mi: Epo mirë, mund të ndodhë! Jo më thanë ata, në fakt kështu është 8 orë në ditë. Pra le të themi që mbërritja në Shqipëri ishte pak tronditëse..., por pastaj dalë nga dalë njoha pronaren time të shtëpisë dhe nisa të marrë frymë lirisht. Një njeri i mrekullueshëm që për fat të keq nuk jeton më, por që u bë si nëna ime e  dytë.”, tregon Monforte.

Giuseppe Monforte është përfshirë në disa operacione të rëndësishme të Cosa Nostrës në Itali. Fillimisht e ruajti të fshehtë identitetin e tij si autor, ndërsa tani gëzon kontaktet e drejtpërdrejta me lexuesin. Në Shqipëri, ai ka krijuar familjen e tij dhe thotë se ndihet si në shtëpi.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neda: 16/02/2024 15:07

    Ketij vendi me kryemafioz Ramen,nuk i ben me derma as Katani as Falkone ,as Antonio Di pietro.

    Përgjigju
  • e drejta: 15/02/2024 12:30

    EPO ME 2006 SHQIPERINE E DREJTONTE ERRESIRA D.M.TH E DREJTONTE BANDITI BERISHA. ME KETE KAM THENE TE GJITHA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta: Merrni shembull nga Vasil Laçi dhe Vojo Kushi! Italianët i duam, por si pushtues nuk i durojmë

Meta: Merrni shembull nga Vasil Laçi dhe Vojo Kushi! Italianët i duam, por si pushtues nuk i durojmë