'Pensionet dhe transferimi i të burgosurve shqiptarë/ Marrëveshjet që firmosën Rama-Conte

ITALI- Fokusi i takimit të kryeministrit Edi Rama me homologun e tij italian, Giuseppe Conte ka qenë intesifikimi i marrëdhënieve në fusha të ndryshme, kjo e materializuar në marrëveshje konkrete. Gjatë konferencës së përbashkët midis dy krerëve të qeverive, u bë e ditur nga ana e Conte se janë nënshkruar disa marrëveshje në sektorin e ekonomisë, drejtësisë/ policisë dhe kulturës. Më konkretisht, është rënë dakord krijimi i një komisioni ekonomik dy palësh i përhershëm me synimin për të sjellë investime të reja italiane në Shqipëri.

"Fuqizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të tona, sidomos në fushën ekonomike, ku Italia është partner i parë i Shqipërsë. Ekziston vullneti i përbashkët i të dyja palëve. Të krijojmë një komision ekonomik të përhershëm dy palësh për investime të tjera në Shqipëri nga ana e kompanive italine. Ky mund të jetë një instrument për të ndihmuar ndërrmarjet tona që kanë dëshirë të investojnë më shumë dhe më mirë dhe kanë ndonjë shqetësim. Qëllimi është që të përballojmë edhe ato aspekte negative që kanë dalë në pah që mund të krijojnë një pengesë për investitorët italian në Shqipëri", tha Conte.

Një tjetër marrëveshje është edhe në sektorin e rëndësishëm të transferimit të të burgosurve shqiptar. Conte njoftoi se kjo marrëveshje është vënë në zbatim, ku një i burgosur pritet shumë shpejt të transferohet në Shqipëri.

"Do të punojnë bashkarish edhe në fushën e pensioneve, për të shkëmbyer informatat e duhura. Një vajtje qarkore, kemi shumë shtetas shqiptar që kanë jetuar për një kohë të gjatë këtu dhe që kthehen në Shqipëri, kjo favorizon një lëvizje virtuoze dhe një shkëmbim përvojash. Marrëveshje në firmosjen e një teksti që do të favorizojë njohjen e titujve shqiptar në Itali dhe krijimin e titujve të përbashkët  si dhe të doktoratëve të bashkëqeverisur. E duam shumë këtë marrëveshje që do të promovojë shumë intensifikimin e marrëdhënieve kulturore, do të përforcohet oferta akademike. Kjo marrëveshje që mund ta plotësojmë brenda pak kohësh, e rëndësishme jo vetëm për Shqipëri, meqë të diplomuarit tonë dhe profesorët do të kenë mundësi që të japin mësim në një vend afër Italisë, në një vend mike. Krijimin e një hapësire arsimore adriatiko-joniane", tha Conte.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare i kërkoi homologut italian njohjen e sigurimeve shoqërore, me qëllim që shqiptarët në Itali të përfitojnë pension nga shteti italian, ku u ra dakord për nisjen nga puna. Gjithashtu në fokus të këtij takimi ka qenë edhe intensifikimi i marrëdhënieve kulturore mes dy shteteve.

"Në Itali janë gjysmë milioni shqiptar dhe 31 mijë, pronar të kompanive private. Afro 300 mijë prej tyre në arkën e shtetit italian, 115 mijë mësojnë në shkollat italiane, 10 mijë studentë shqiptar ndër më të mirët ndër studentët e huaj. Për këtë arsye mendoj që meritojnë të falënderojmë Italinë, për fjalët dhe veprat e kuptimplotë në drejtim të integrimit të plotë të shqiptarëve në Itali, e rëndësishme dhe çështja e sigurimeve shoqërore të kësaj mase të madhe kontributorësh. Është konfirmuar nga kryeministri dhe do të përshpejtojmë përpjekjet për të përmbyshur sa më shpejt", tha Rama. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës