Komision Hetimor për ‘McGonigal’? PS: Më parë ndryshojmë ligjin, ka firma të falsifikuara, të tërhiqen! Alibeaj: Vendim skandaloz, kanë frikë

Komision Hetimor për ‘McGonigal’? PS: Më parë ndryshojmë ligjin, ka firma të falsifikuara, të tërhiqen! Alibeaj: Vendim skandaloz, kanë frikë

Kuvendi i Shqipërisë

Kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor për ccështjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, do të shqyrtohet pasi të ndryshohet ligji për Komisionet Hetimore.  Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vetë Kuvendi ka vendosur ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar këtë ligj.

“Kemi diskutuar në konferencën e kryetarëve, që për pasojë të kërkesave të ardhura nga deputetë e opozitës parlamentare për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore, nevojën e implementimit të 6 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për këtë ccështje kemi vendosur dhe më pas votuar në seancë me 23 janar një komision të posaçëm parlamentar për ndryshimin e ligjit. Ndaj po them se kërkesa nuk është marrë fare në shqyrtim por në respekt të kërkuesve kemi kërkuar që ky shqyrtimi i kërkesës të bëhet pasi të bëhen ndryshimet ligjore”, tha Balla.

Por ai e kishte edhe një apel për ata që kanë firmosur këtë kërkesë. Sipas tij ka firma të falsifikuara dhe ato duhet të tërhiqen menjëherë.  

“Që të guxojnë deputetë që nga SHBA-të ku ndodhen për qejf apo për vizitë të firmosin kërkesa që depozitohen në Kuvend, që të ketë deputetë që në një shkresë të kenë një firmë dhe nënshkrim dhe në një shkresë tjetër nënshkrim dhe firmë tjetër, që Kuvendi të mos investohet në një kallëzim për falsifikim ta tërheqin kërkesën ose të paktën firmat. Ata kanë edhe një vrap se kush e depoziton i pari. S’ka pasur ndonjëherë situatë  më qesharake që dy grupe të opozitës turren me vrap kush do ta dorëzojë i pari kërkesën”, tha Balla.

Për refuzimin e kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor, foli edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili e konsideroi vendimin si skandaloz dhe tha se mazhoranca po përpiqej të fshihte kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij është i akuzuar kryesor për çështjen McGonigal.

Pas përfundimit Konferencës së Kryetarëve, PS ka publikuar dokumentet ku sipas tye duket qartë se deputetët, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj kanë falsifikuar firmat e tyre pasi këta të fundit ndodhen në udhëtim jashtë vendit.  Ndërsa në dokumentete e publikuara, shfaqet edhe firma e deputetit Luan Baçi i cili rezulton të ketë firmosur dy herë.

Në 3 shkurt dy grupimet e PD-së, kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një grupi hetimor për verifikimin e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Kërkesa është firmosur nga 42 deputetë plus (2 firmat e Luan Bacit).

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
Komision Hetimor për ‘McGonigal’? Ermonela Felaj: Stop falsifikimeve, Këlliçi dhe Bylykbashi figurojnë sikur kanë firmosur

1675783150_ermonelafelaje1513786268371.jpg

Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka reaguar sa i takon këkresës nga ana e opizitës për ngritjen e një komisioni hetimor për McGonigal. Sipas saj sjellja e opozitës është denigruese disa prej deputetëve kanë falsifikuar firmat.

“A ka sjellje më degraduese për Parlamentin dhe për të ashtuquajturën opozitë , sesa të fallsifikojë nënshkrimet e deputetëve të vet në dokumenta të cilat i drejtohen Kuvendit???? Kaq hapur bëhet kjo , saqë edhe kur deputetët janë jashtë vendit, psh Belind Këlliçi e Oerd Bylykbashi , figurojnë sikur të kenë qenë këtu e të kenë firmosur.

Lehtësisht i dukshëm e i verifikueshëm manipulimi në letra , per të plotësuar kriterin numerik që disa kërkesa të vihen në lëvizje nga Kuvendi! E përsëritur në fakt! Dhe këtë herë është koha që fallsifikatori ose fallsifikatorja të zbulohet! Ekspertimi grafik e konfirmon këtë! Dhe jo vetëm kaq , por dhe të sanksionohet si cdo qytetar tjetër në RSh për krimin e fallsifikimit të dokumentave të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal! Stop fallsifaktorëve dhe gënjeshtarëve që betohen për shtet, për parlamentarizëm , për opozitë, por nuk bëjnë dot as më shumë dhe as më pak sesa cdo kundravajtës i rëndomtë i ligjit penal!”- shkroi ajo.

Ora 15:58
Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ‘McGonigal’, PS: Bylykbashi, Këlliçi dhe Shehaj falsifikuan firmat! Baçi firmosi dy herë

1675778271_WhatsAppImage20230207at14.47.54.jpeg

Partia Socialiste ka publikuar dokumentet e kërkesave të depozituara nga deputetë të opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e McGonigal. Mazhoranca pretendon për falsifikim të firmave nga ana e deputetëve, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Ndërsa deputeti, Luan Baçi ka firmosur dy herë.

Sipas mazhorancës, Këlliçi dhe Shehaj ndodhen në udhëtim jashtë vendit por pavarësisht kësaj rezultojnë se kanë firmosur kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.

Ora 15:13
Alibeaj: Shtyrja e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor u bë për të fshehur Ramën! Është i akuzuari i vetëm

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se mazhoranca kishte shtyrë kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor sa i takon çështjes Rama-McGonigal. Ai tha se duke mos pranuar këtë kërkesë të opozitës mazhoranca asgjësonte totalisht njërin prej instrumentave më të rëndësishëm.

Mes të tjerash, ai shtoi se arsyeja për këtë është qëllimi për të fshehur Ramën i cili sipas tij është nën hetim.

“E katërta ishte kërkesa për komision hetimor. Ka të përcaktuar objektin që dihet tashmë, Rama-Gonigal. Kjo kërkesë ka të përcaktuar edhe numrin e anëtarëve të komisionit hetimor dhe afatin limit 4 mujor. Më pas që prej këtu ishte qesharake e gjitha. E shtynë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor dhe ky është asgjësim total i njërit prej instrumentave më të rëndësishme të opozitës. Janë bërë gardh të gjithë si e si ta fshehin, me shkelje flagrante të ligjit për komisionit hetimor. Nuk bën çudi sepse 3 seanca parlamentare kanë dalë nga normaliteti dhe synimi i vetëm është fshehja e Edi Ramës i cili mesa duket është nën hetim.

Heshtjen mund ta përdorësh vetëm kur je i akuzuar para prokurorisë por kur je kryeministër i një vendi ke detyrim t’i përgjigjesh gjithçkaje”- tha Alibeaj.  

K.T./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vini: 07/02/2023 18:45

    Sa njeri i lig je bere dhe ti

    Përgjigju
  • Goni: 07/02/2023 18:44

    Rames ti vish anash ti

    Përgjigju
  • Cubi: 07/02/2023 17:41

    E para nje verr ne uje si shum te tjera???? nga 30 vjet. E dyta keto veprime me fallsifikimin e firmave tregon *serjozitetin* e opuzites se famshme shqiptare. E treta tu behet kallzim penal fallsikatoreve. Dhe e katra imagjino qe keta monstra te vijn ne pushtet ku mund te arrij shqipja e shkret.????????????????????????????????????

    Përgjigju
  • Olsi: 07/02/2023 16:52

    Sa poshte ka rene pd,akoma merreni me kete ceshtje,ku skeni asnje fakt.Turp

    Përgjigju
  • Genti: 07/02/2023 16:48

    Po ska gje per te fshehur ai se ska lidhje fare me ceshtjen,po vazhdoni ju se kete pune keni.

    Përgjigju
  • Sifi: 07/02/2023 16:06

    Interpelanca me opoziten i kryeministrit Rama eshte detyrim kushtetues,kurse komizioni hetimor eshte antikushtetues pasi PD ka bere padi ne SPAK per kete ceshtje.Alibeaj shume here nxitohet me veprime gjoja opozitare. Rama po te ishte fajtor nuk dilte dhe sqaronte ne cdo televizion analistet militant qe udhehiqen nga teorite konpiracioniste.Alibeaj gjoja edhte jurist.Pyes;Pse duhet te jape llogari Rama kur ngjarja me Konigal eshte zhvillusr ne USA dhe nuk ka hetim as per Ramen dhe as per Nezen qe ka dhene para borxh ! Lufta politike demokratike kerkon prova qe te bind dhe opinionin publik.Ne rast se Rama del i oaster ka ai te drejte tju oadis ju per shpifje qe si oarti e keni zakon

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 07/02/2023 16:55

      O alibabe nga kush ka frike Rama nga ty ?o idiot ti tremb vetem ulat e kppshtit po mire per Ramen kerkoni komision hetimor po per saliun pse skerkoni me te gjitha ato te keqia qe i ka bere vendit ?ju kerkoni komision per ti mbushur mendjen te paudheve qe ju jeni te mire ? Edi Rama prap do te fitoje sepse populli e di shume mire kush jeni ju .ju kerkoni tallava ne parlament me ate fjalor te shthurur qe keni ju nuk do te vini dote ne pushtet se e shkateruat shqiperine ju jeni parti e jashtligjshme parti fashiste .po vjen 14 Maji dhe do ta shikoni ku do te futeni .

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi