Progres raporti i KE/ Varhelyi: Shqiperia pranë plotësimit të kushteve për konferencën e parë! Progres i jashtëzakonshëm me Reformën elektorale

Shqipëria ka marrë ditën e sotme nota pozitive në lidhje me progresat e saj në demokratizimin e vendit dhe zbatimin e ligjit, ku në progres raportin 2020 nga Komisioni Europian vlerësohet se vendi është është shumë pranë plotësimit të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian për pjesëmarrjen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave të anëtarësimit. 

Ka qenë komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili paraqiti raportin në mbledhje duke vënë theksin se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat e saj për të arritur anëtarësimin e plotë në BE.

Vlerësime ka pasur për Reformën Zgjedhore me miratimin dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR përmes marrëveshjes së 5 qershorit. Pikërisht kjo është pika për të cilën opozita e bashkuar dhe Presidenti i vendit kritikojnë nga kjo reformë. Komisioneri Varhelyi po ashtu tha se po ecet para me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa shtoi se përpjekjet janë të jashtëzakonshme në vendosjen e rendit dhe sundimit të ligjit.  

“Shqipëria ka ndjekur me insistim rrugën e reformave dhe autoritetet shqiptare vazhdojnë të tregojnë se janë të përkushtuara në realizimin e tyre. Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe është shumë afër plotësimit të të gjitha kushteve për arritjen e realizimit të të qenit pjesë në Konferencën e parë ndërqeveritare. Është shënuar një progres i jashtëzakonshëm me Reformën elektorale me Marrëveshjen e Nënshkruar me 5 Qershor dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE –ODIHR. Po vazhdohet me implementimin e reformës në Drejtësi, po ashtu po vazhdon edhe Lufta kundër krimit të organizuar. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në vendosjen e rendit dhe sundimit të ligjit. Shqipëria gjithashtu duhet të vazhdojë me reformat e saj edhe në periudhën pre zgjedhore", tha Varhelyi.

Megjithatë një Gjykatë kushtetuese ende jo funksionale dhe klima e polarizuar politike janë ndër pikat më problematike, ku Varhelyi kërkoi që me këto të ecet me ritme të shpejta.

“Me katër anëtarët aktualë, Gjykata ka kuorumin minimal për të gjykuar mbi pranueshmërinë e çështjeve. Procesi i përzgjedhjes për tre poste të lira është duke vazhduar. Procesi është prekur pak nga kriza COVID-19, por pritet të finalizohet si përparësi. Përfundimi i emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të vazhdojë pasi Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin e kërkuar prej tre të pestave të anëtarëve në detyrë, pasi kjo e fundit është autoriteti i tretë emërues së bashku me Asamblenë dhe Presidentin e Republikës”, tha ai

Edhe ligji për mediat  mbete një nga pikat që KE këkron nga Shqiperia plotësimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Përfaqësuesi i BE për punët e jashtme, Borrell: BE është i paplotë pa Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për punët e Jashtme Josep Borrell është shprehur se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Duke komentuar deklaratën e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, ai shkruan në Tëitter se një politikë e besueshme është një investim për paqe dhe siguri në të gjithë Europën.

 “BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Një politikë e besueshme e zgjerimit është një investim në paqe dhe siguri për të gjithë Evropën, madje edhe më shumë në kohë të rritjes së sfidave globale”, shkruan Borell.

Ora 21:03
Report Tv zbardh raportin e plotë të KE për Shqipërinë/ Nga vlerësimi i reformës zgjedhore te kushti për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Në Raport Progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë të prezantuar sot nga Komisioni Europian u theksua se vendi karakterizohet nga klimë politike tejet e polarizuar. Në raport vihet theksi tek djegia e mandateve të opozitës, shtyrja e datës së datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit dhe nismat e Parlamentit për shkarkimin e tij si faktorë që ndikuan negativisht në këtë situatë.

"Marrëveshja për reformën elektorale konsiderohet si një hap tejet pozitiv për përmirësimin e gjendjes. Ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan nga Parlamenti në 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit 2020. Përveç kësaj, Parlamenti miratoi në 30 korrik disa ndryshime në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor.  Ndryshimet e fundit nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODHIR, ndryshime të cilat nuk patën konsensusin në Këshillin Politik dhe u votuan nga shumica me 5 qershor 2020. Dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, veçanërisht për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes së arritur në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, veçanërisht për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj", theksohet në raport.

Në raport theksohet se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur me reformën e administratës publike, ku arritjet e prekshme, duhen fuqizuar më tej.

"Arritje të tilla kanë nevojë për konsolidim të mëtejshëm. Qeveria duhet të shtojë përpjekjet drejt politikëbërjes bazuar në prova, krijuar kapacitete administrative në ministritë e linjës për planifikimin dhe monitorimin e politikave, mbledhjen e të dhënave si dhe përdorimin e vlerësimeve të ndikimit rregullator për të informuar politika më të mira", theksohet në raportin e bërë public sot.

 Njësoj si administrata shtetërore vlerësohet edhe sistemi gjyqësor i Shqipërisë i përgatitur mesatarisht,  edhe pse i është nënshtruar një reforme gjithëpërfshirëse dhe të plotë. Institucionet e reja  janë parë si element tejet pozitiv në mirëfunksionimin e sistemit, ndërkohë që vihet theksi në plotësimin e vendeve vakante për Gjykatën Kushtetuese, kusht ky i BE për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ndërkohë që vlerësohet pozitivisht procesi i Vettingut, proces i cili kontrollon pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasurinë dhe profesionalizmin e tyre. Më shumë se 286 dosje janë përpunuar deri më tani, duke shkaktuar në 62% të rasteve shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me pasuri të pajustifikuara. Në raport theksohet se pavarësisht se numri i hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve është i lartë, dënimet ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë mbeten të kufizuara.

Komisioni Europian vlerësoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, por autoritetet, thuhet në raport kanë forcuar kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit.

"Shqipëria ka bërë progres të mirë në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, operacionet policore për shpërbërjen e organizatave kriminale janë intensifikuar, po ashtu edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.  Një tjetër pikë pozitive në raport është edhe lufta ndaj terrorizmit dhe lufta kundër pastrimit të parave të pista", thuhet më tej në raport.

Lidhur me pronat Komisioni Europian kërkoi përparim të shpejtë në regjistrimin e pronave, si një nga problemet më të mprehta të vendit tonë.

“Nevojitet një progres i shpejtë për këtë çështje dhe për avancimin e procesit të regjistrimit të pronave. Shqetësimet janë ngritur nga qytetarët që i përkasin pakicës greke në lidhje me të drejtat pronësore në bregdetin e jugut“, theksohet në raport.

Një kapitull më vete Komisioni Europian i kushton edhe lirisë së shprehjes, ku theksohet se në dhjetorin e kaluar parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias, megjithatë progresi i arritur për ta është në nivel mesatar.

"Ndryshimet nuk janë në standardet dhe parimet ndërkombëtare të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime në lidhje me rritjen e censurës dhe vetë censurës dhe pengesave të mundshme të lirisë së shprehjes në vend. Projektligji për mediat aktualisht po rishikohet , pas mendimeve dhe opinioneve të Komisionit të Venecias", shkruhet në raportin e KE.

Sa i përket kritereve ekonomike, Shqipëria ka bërë disa përparime vlerëson Komision, ku theksohet se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur për një ekonomi tregu funksionale. "Pandemia COVID-19  thekson se ka përkeqësuar situatën dhe rënia ekonomike ka zbehur suksesin e disa aspekteve. Në lidhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, Shqipëria ka vazhduar të jetë aktive në bashkëpunimin rajonal dhe të mbajë marrëdhënie të mira fqinjësore. Ndërkohë që theksohet se vendi duhet të vazhdojë  me përgatitjet e saj  për miratimin dhe zbatimin e "acquis  communitaire të BE", shkruhet më tej.

Pika e fundit të cilës i është kushtuar rëndësi në progres raport ishte migracioni dhe menaxhimi i kufirit dhe politikat e azilantëve. Sipas të dhënave të BE, numri i azilantëve nga Shqipëria në vendet e BE-së ka rënë dukshëm dhe kjo në saj të politikave të ndërmarra.

“Në 2019 kishte rreth 2.7% më pak nga këto kërkesa për azil sesa në 2018 dhe pothuajse 20% më pak se në 2017. Ulja vazhdoi edhe në dy muajt e parë të vitit 2020 (para COVID-19), me 35% më pak se në të njëjtën periudha në 2019. Kjo çështje ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë përpjekje thelbësore nga autoritetet shqiptare", thuhet në pikën e fundit të raportit.

*Përgatiti Suada Mehmetaj

Ora 20:40
Soreca për progres-raportin e KE: Shqipëria më afër përmbushjes së kushteve! Duhet ende punë për Gjykatën Kushtetuese

Ambasadori i BE-së ka përshëndetur progres raportin e KE-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se vendi është më pranë përmbushjes së kushteve të vendosura nga KE por ka ende punë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

"Kemi akoma punë për bërë funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe implementimin e reformës zgjedhore. Shqipëria tashmë është më afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare" - shkruan Soreca.

Ora 18:12
Varhelyi për Shqipërinë: Duhet një Gjykatë Kushtetuese! Në Tiranë do u bëj thirrje palëve politike për dialog (VIDEO)

Në një deklaratë për mediat, komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh se një prej kushteve të rëndësishme për pjesëmarrjen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave të anëtarësimit është ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Ai vlerësoi dhe angazhimin e Presidentit për plotësimin e vendeve të lira në këtë institucion.

"Kushti ynë është i qartë, duhet të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale për nisjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare. Unë shoh angazhimin e presidentëve për plotësimin e vendeve të lira në këtë institucion. Ne inkurajojmë punën e bërë në mënyrë që të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale" - tha Varhelyi.

Ndërkohë për vizitën e tij ditën e nesërme në Tiranë, komisioneri tha se do të kërkojë nga palët politike dialog mbi marrëveshjen e 5 qershorit.

"Marrëveshja e 5 qershorit është shumë e mirë. Do shkoj vetë në Tiranë, do t'iu bëj thirrje palëve për dialog. Ne jemi të përkushtuar që mund të fillojmë. Kam shpresa që do të fillojë. Kur vjen tek raportet ne bëmë më të mirën që të rrisnim kualitetin e reformës. Ne e thjeshtëzuam procesin U mbështetëm dhe në kontributet e vendeve. Shpresoj që me këtë komision që puna të vijojë më tej dhe të biem dakord për të dy vendet që të vijojë më tej bisedimi. Prioriteti ynë ishte që të maksimalizonin impaktin e fondeve tona të investuara në Ballkan" - tha Varhelyi.  

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Puppy: 06/10/2020 20:08

    Keta te BE-se jane te vetmit qe shohin progres edhe aty ku ka regres. Fatkeqesi qe na neperkemb bota.

    Përgjigju
  • Χχχ: 06/10/2020 18:30

    Na i keni bere @@ sa te dashit jo keshtu po ashtu njehere do hyni po jo sdo hyni aj siktir se na merzitet......

    Përgjigju
  • Vicidoli: 06/10/2020 16:45

    Shqipnin ne Evropi e fut vec Flamur Noki . Te votojme masivisht per birin e malcise dhe Shqpnis

    Përgjigju
    • Ylli: 06/10/2020 18:57

      Per birin e kurves te votojne thua ti mut muti

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfituan nga amnistia, burokracia ‘mban peng’ të burgosurit në Fushë Krujë! Familjarët thirrje Manjës për zgjidhje

Përfituan nga amnistia, burokracia ‘mban peng’ të burgosurit në Fushë Krujë! Familjarët thirrje Manjës për zgjidhje