Komisioneri i BE-së, mesazh për shqiptarët: Pranë për rindërtim pas tërmetit dhe përballjen me krizën e COVID-19

Komisioneri i BE-së, mesazh për shqiptarët: Pranë për rindërtim pas tërmetit dhe përballjen me krizën e COVID-19

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi dha një mesazh për qytetarët e Shqipërisë mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe mbështetjen e BE-së në luftën ndaj COVID-19.

Ai theksoi se BE do të qëndrojë pranë popullit shqiptar në përpjekjet e tij për rindërtim pas tërmetit, si dhe në përballjen me krizën e koronavirusit.

“Pandemia e koronavirusit është një krizë e paprecedentë globale për qytetarët, shoqëritë dhe ekonomitë. BE-ja po punon intensivisht se si të ndihmojë partnerët e afërt si vendi juaj për trajtimin e krizës. Nevojitet solidaritet dhe bashkëpunim.

Me gjithë kohërat e vështira, ky është një moment historik për vendin tuaj. BE-ja vendosi të hapë negociatat e pranimit, si dhe të miratojë propozimet e Komisionit për një metodologji të rishikuar të zgjerimit. Ju duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur. Ajo shënon një moment historik në udhëtimin tuaj drejt BE-së. Është për t’u vlerësuar puna e të gjithë atyre që kanë kontribuuar në këtë sukses për vendin tuaj. Shqipëria ka punuar shumë për të përparuar në agjendën e reformës në BE dhe ka arritur rezultate mbresëlënëse.

Shpresoj që autoritetet do të vazhdojnë t’i çojnë përpara reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës dhe në fushat e tjera themelore, të cilat do të jenë fushat e para për të cilat do të hapim negociatat.

Ne kemi qëndruar dhe qëndrojmë pranë popullit shqiptar në përpjekjet e tij për rindërtim pas tërmetit, si dhe në përballjen me krizën e koronavirusit. Komisioni do të vazhdojë t’i sigurojë vendit tuaj mbështetje dhe ndihmë të konsiderueshme për të ecur përpara së bashku në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, tha Oliver Varhelyi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë