Komisionet e transfertave në euro do të ulen! Rregullorja e Bankës së Shqipërisë parashikon tavan 50 € për komisionet

Për herë të parë në Shqipëri do të vendoset tavan për komisionet e transfertave bankare në euro. Ky propozim është pjesë e një projekt-rregulloreje që ka hartuar Banka e Shqipërisë, e cila në rast se miratohet do të ulë ndjeshëm komisionet që paguajnë qytetarët kur transferojnë para jashtë vendit, duke vendosur një tavan maksimal për vlerën e komisioneve.

Sipas kësaj projekt-rregulloreje totali maksimal i komisioneve që mund të aplikohen nga bankat për transfertat në euro nuk do të jetë më shumë se 50 euro, përpos shumës.

Aktualisht në vend, për të kryer një transfertë deri në 2000 euro komisioni shkon deri në 77 euro ose dhe më shumë, si dhe zgjasin në kohë. Ka edhe transferta në pika të tjera që shkojnë deri në 235 euro për transfertë deri në 7000 euro.

Konkretisht për transfertat me vlerë 10 mijë euro, komisioni që do të paguhet do të jetë 0.2% e shumës së transferuar dhe jo më shumë se komisioni minimum prej 6 eurosh.

Komisioni do të jetë më i ulët në rastet e pagesave që dërgohen në dërgohen në mënyrë elektronike. Në projekt-rregullore thuhet që për transfertat deri në 10 mijë euro komisionet s’duhet të jenë më të larta se 3 euro.

Vendosja e tavanit do të arrihet falë ndihmës së një sistemi të ri AIPS EURO ku banka e Shqipërisë do të jetë pronare. Anëtarësimi i bankave në këtë sistem do të jetë me dëshirë. AIPS EURO është një sistem i shlyerjes bruto në kohë reale, i cili mundëson shkëmbimin e urdhër-transfertave vendase të cash-it në monedhën euro ndërmjet pjesëmarrësve për klientë të tyre, dhe shlyerjen e vazhdueshme, përfundimtare dhe të parevokueshme të fondeve të transferuara transaksion mbas transaksioni.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Grupimi Berishës koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit. Mendoni se ky vendim do u sjellë:



×

Lajmi i fundit

John

Rrëfimi i fundit i Kurt Kolës: Biseda me Fatos Lubonjën! Si e arrestuan 'ujqërit' Sherif Merdanin, i zunë pritë kur ishte me të fejuarën