Komisioni Europian: Të filloi sa më shpejt vaksinimi kundër gripit! Studiuesit britanikë: Në dimër Covid mund të jetë më vdekjeprurës

Komisioni Europian: Të filloi sa më shpejt vaksinimi kundër gripit! Studiuesit britanikë: Në dimër Covid mund të jetë më vdekjeprurës

Komisioni Europian ka deklaruar se “Shtetet e Bashkimit Europian duhet të nisin më herët fushatwn e madhe të vaksinimit kundër gripit, për të ulur rrezikun e shpërthimeve Covid”.

Fushatat për vaksinim kundër gripit normalisht fillojnë në vjeshtë, por sivjet këshillohet që ato të fillojnë gjatë verës.

Zyrtarët e BE-së janë të shqetësuar se spitalet mund të mbingarkohen nga një numër i madh pacientësh, siç ndodhi në kulmin e pandemisë së koronavirusit në Europë, gjatë muajve mars dhe prill.

Komisioni Europian po ashtu iu bëri thirrje shteteve që të blejnë më shumë vaksina kundër gripit.

Këtë javë, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se vala tjetër e koronavirusit në dimër mund të jetë më vdekjeprurëse.

Sipas tyre, Mbretëria e Bashkuar mund të shohë rreth 120,000 vdekje të tjera nga koronavirusi në dimër.

Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga COVID-19: me mbi 292,000 të infektuar dhe mbi 45,000 viktima.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 13.3 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 578,000 kanë humbur jetën dhe mbi 7.3 milionë janë shëruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës