Kalimi i Agjencisë së Administrimit të pasurive të krimit në Ministrinë e Brendshme, 'Ekonomia' miraton ndryshimet, Lamallari: Fuqizim i kompetencave

Në kuadër të ndryshimeve ligjore që po bëhen së fundmi me paketën “Anti KÇK” janë bërë disa amendime edhe në ligjin ekzistues “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara”. Këtë të premte në Komisionin  e Ekonomisë ka miratuar projektligji për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara që synon që Agjencia që i Administron nga Ministria e Financave të kalojë në vartësi të Ministrisë së Brendshme. Ky projektligj është dërguar në Kuvend dhe do të shqyrtohet në mënyrë të përshpejtuar pasi duhet të miratohet javën e ardhshme në Parlament.

Ndërkohë për pasuritë që sekuestrohen nga Operacioni Forca e Ligjit lind e drejta që shteti të përdorë këto pasuri të sekuestruara pas dërgimit të dosjeve në SPAK e më pas në gjykatë, për të vlerësuar vlefshmërinë e sekuestrimit të kësaj pasurie. Në komisionin e Ekonomisë këtë projektligj e ka prezantuar, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i cili është shprehur se projektligji është pjesë e paketës kundër krimit dhe terrorizmit.

"Ky projektligj është pjesë e paketës kundër krimit dhe terrorizimit. Roli i agjencisë është i rëndësishëm, dhe synon fuqizimin e kompetencave të kësaj agjencie si dhe i jep të drejtë vendimmarrëse. Agjencia ngarkohet edhe për administrimin e provave materiale, i kalon në varësi ministrisë së Brendshme. Agjencia merr rol të shtuar duke u listuar si palë. Ka të drejtë ti drejtohet me kërkesë për të tjetërsuar dhe asgjësuar pasuri. Po ashti i drejtohet gjykatës për tjetërsimin e provave.  Kanalizohet shitja e pasurive të paluajtshme. Do ngrihet brenda saj Komiteti ndërinstitucional që është vendimmarrës për këto pasuri. Fuqizohet roli i komitetit ku nga karakteri këshillimor tani ka rol vendimmarrës për administrimin dhe përdorimin e këtyre pasurive." tha Lamallari.

Ndërkohë relatori, Ervin Bushati është shprehur se me anë të këtij projekt ligji pasuritë që do të përcaktohen si objekt i agjencisë nuk do të bëhen me vendim gjykate por edhe me vendim administrativ.

"Këto ndryshime do të shoqërohen me kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit." tha Bushati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
Menaxhimi i pasurive të sekuestruara, Bushati: Krimi qarkullon 1.5 miliard $ në vit, pse pronat e tyre të mos shërbejnë si strehë për të prekurit e tërmetit?

Artur Roshi kryetari i Partise Balli Kombëtar Demokrat në Komisonin e Ekonomisë teksa diskutohej ndryshimet e reja në ligjin për pronat e sekuestruara. Roshi ka kërkuar që të dijë mbi urdhrin e administrativ për konfiskimin e pasurive.

Artur Roshi: Kush e lëshon urdhrin administrativ për konfiskim dhe sekuestrim?

Lamallari: Akti normativ përcakton se kur lëshohet urdhri i sekuestrimit. Ka edhe rrethana të menjëherë për sekuestrim. Ka kosto financiare ne administrim dhe staf. Po analizohen kostot nga ekspertet."

Kala: Nëse pronari del i pafajshëm Agjencia e kthen pasurinë kështu kemi vepruar dhe në këto 6 vite.

Lamallari: Pasuri në 50 mijë paund sekuestrohen, personi mund ta ankimojë. Në asnjë moment konfiskimi nuk do të bëhet pas një vendim gjykate pasi i hiqet në mënyrë përfundimtare pasuri. Nëse gjykata vendos pro individit ne ja kthejmë. Pasuria ruhet dhe mirëadministrohet.  Shumë mjete të sekuestruara rreth 20 vite më parë kanë mbetur stok dhe duke bllokuar ambientet e gjykatave dhe janë bërë jofunksionale , tashmë edhe këto prova do të administrohen nga agjenci."

Ndërkohë deputeti i PS Ervin Bushati, është shprehur se goditja e pasurisë së krimit është shumë i nevojshëm. Ai ka shtuar se krimi i Organizuar qarkullon 1.5 miliard dollar në vit dhe kjo sipas tij ndikon shumë në ekonomi.

"Krimi i organizuar nuk është pasion. Kriminelët e bëjnë për fitime financiare. Duke i marrë pronën patjetër që e ndalon krimin. Sekuestrimi i pronave duhet të shikohet si shpërndarje. Shoqërisë duhet t'i rikthehen këto prona. Krimi i organizuar në Shqipëri mund të shkoje në 1.5 miliard dollar në vit aktivitet. Krimi administron prona dhe aktivitetet të shumta. Nuk ka kthim prapa në këtë pjesë. Këtu flasim për përmasa shumë të mëdha. Janë më shumë se dëmet e tërmetit. Ca të keqeje kishte që këto prona të futeshin personat që nuk kanë shpi. Nuk duhet parë si shpronësim por shpërndarje me ligj e pronave. Duhen goditur se kriminalizojnë vendin, ka vrasje dhe vepra penale. Duhen ndjekur edhe ata që janë në burgje nëpër Evropë dhe kanë prona në Shqipëri. Patjetër që duhen t'i shpërndahen. " tha Bushati.

E.L./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritet gjoba për celularin dhe drejtimin e makinës në gjendje të dehur! A jeni dakord me ashpërsimin e Kodit Rrugor?

Komento