Komisioni i Medies rrëzon dekretin e Metës për Akademinë, deputetët-kryetares: Modero gjuhën kur flet për akademikët

Është rrëzuar sot dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për rishikimin e ligjit të “Akademisë së Shkencave” në Komisionin për Edukimin  dhe Mjetet e Informimit Publik, me 12 vota kundër dhe 1 pro. Përfaqësuesja Juridike dhe Sigurisë në Presidencë, Krisilda Fana, renditi edhe një herë, shkeljet që sipas, presidentit të Republikës, bëhen nëpërmjet dekretimit të ligjit të Akademisë së Shkencave, ku mes tyre ndali në katër pikat kryesore, që janë; ligji bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë; cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

 “Presidenti i Republikës ka arritur në përfundimin se ligji për Akademinë e Shkencave 53/2019 bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë; cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë”, shprehet Krisilda Fana, drejtore e drejtorisë juridike edhe sigurisë në Presidencë.

Sa i përket rolit të Akademisë së Shkencave për Gjuhën Shqipe, kriterin e moshës për pranimin e akademikëve në Akademi të Shkencave ( 68 vjeç për titullin akademikë), bashkëpunimi me Institutet Kërkimore dhe arsimore apo për kompetencat, që ky ligj i heq Presidentit të vendit, Tole u shpreh se:

“Akademia bashkëpunon, këshillon, boton, jep ekspertizë edhe propozon. I vetmi rast, i vetmi, që ka një fjalë që mbaron me os, pra vendosë, është pranimi i anëtarëve të saj, thelbi i këtij ligji nuk është uzurpimi i kompetencave të të tjerëve, por hapja. Ne çmojmë se ka një zgjerim të “kompetencës” së presidentit,  edhe zgjerimi i kompetencës është refuzimi i emërimit. Nuk ka refuzim kushtetuta për kryetarin e ASH-së”, thotë Vasil Tole, nënkryetari i Akademisë së Shkencave.

Gjatë diskutimeve deputetët, i bën vrenjtje kryetares së Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri bënte, për mënyrën se si ajo u drejtohej akademikëve

 “Ju keni nevojë për komision hetimor o zoti Tole pranë asaj akademie, nuk duhet të ishit fare këtu sot”, shprehet ndër të tjera, kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri.

“Do t’ju lutesha që për akademikët edhe ASH-n të flisni me respekt, ne auditohemi rregullisht për atë buxhet modest që kemi. Raportet janë online edhe këto s’përbëjnë kërcënim për ne. Por ju lutem moderni gjuhën, kur na flisni për një çështje serioze. Kam tre vite që merrem me këtë proces dhe jam i dëshiruar që të bashkëpunoj me ju, që të mbyll këtë proces”, shprehet Vasil Tole.  

“Do t’ju them një sentencë të Demostenit: Ai që te ka mësuar të flasësh, te ka mesuar edhe të heshtësh”, shprehet deputeti Fadil Nasufi.

“Të heshtësh ndaj parregullsive o Fadil, kur tejkalohen kompetencat e presidentit”, thotë Dhimitëri.

“Zonja kryetare ju them me shumë përgjegjësi se kriteret për t’u zgjedh akademik janë kritere shumë të forta. Edhe njerëzit që e kanë fituar atë titull unë mendoj se e meritojnë. Sa i përket asaj që ju thatë se: Zoti Gjinushi është akademik i kohës së komunizmit, mos e keni vallë fjalën, që edhe për zotin Luan Omari edhe Ismail Kadare, s’duhet të jenë akademikë, se kanë qenë të kohës së komunizmit. Ju i fusni të gjithë këta në bllok. Nuk duhet të ngatërrojmë se shkencëtari është shkencëtar. Gjinushi ka qenë në politikë, por edhe në koalicion më PD-n. Prandaj kur të flasësh për akademinë, do të kërkoja që të flitet me kujdes. Shkoni shihni zyrat me qira, sepse ne vetëm i denigrojmë akademikët tanë. Mendoj se me ligjin e ri, duhet që t’i japim vendin e merituar ASH-s”, shprehet deputeti Fidel Ylli.

Ndërsa, deputeti Bujar Çela shtoi se: "Duke parë refuzimin në pika të veçanta, ku ky ligj ka vetëm 27 nene edhe në 6 nene ka 9 vrenjtje joesenciale që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Unë them se presidenti nuk ka gabuar absolutisht. Ndërsa, ftoj që edhe ne të mbajmë qëndrim duke votuar për rrëzimin e dekretit”.

Kurse Fatjona Dhimitri pas fjalës së Çelës, thotë se:“Prapë politika do të udhëheq shkencën, prapë Bujar”, ky i fundit, e shoqëron frazën e saj me një nënqeshje: “Ha ha ha ha”.

Dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për “Ligjin për Akademinë e Shkencave” do të shqyrtohet në seancë plenare, në datë 19 shtator.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët