Komisioni i Rithemelimit zyrtarizon kandidatët më 30 janar! Ivi Kaso: I zgjedhim sipas primareve

Komisioni i Rithemelimit tashmë e ka sfiduar kryedemokratin Lulzim Basha, duke deklaruar se në zgjedhje do të dalë me kandidatë të ndarë. Por pavarësisht emrave që përfliten, përfaqësuesi i Komisionit Të Rithemelimit Ivi Kaso shpjegon për Report Tv se grupi i Berishës ende nuk ka zyrtarizuar asnjë prej 6 kandidatëve për 6 bashkitë.

“Aktualisht jemi në fazën e pritjes dhe mbledhjes së këtyre kandidaturave, deri në mesnatën e ditës së sotme. Deri në datën 30 do të kemi kandidatura zyrtare alternative, të cilat do t’i shtrohen antarësisë për t’u përzgjedhur përmes mekanizmit “një anëtar-një votë”. Por, kandidatura fituese dhe kandidatura që do të përfaqësoj Partinë Demokratike, dhe shpresojmë edhe aleatët, do të bëhet e ditur pas procesit të datës 30”, thekson Kaso.

Pikëpyetjes se si do të regjistrohen në zgjedhje, Kaso i jep këtë përgjigje.

“Sigurisht që do të ketë një moment regjistrimi të kandidatëve që do të përzgjidhen me procesin e primareve. Modaliteti më i mirë do të zgjidhet me të gjithë ata faktorë që do të shprehin gatishmërinë për të garuar së bashku dhe do të jetë mekanizmii cili do të garantoj, jo vetëm mekanizmin më të drejtë, por edhe maksimalizimin e votës së të gjithë faktorit opozitar”, thotë Kaso.

Por teksa Komisioni i Rithemelimit ende nuk e ka përcaktuar mënyrën sesi do të regjistrohet në KQZ, në një kohë kur afatet sa vijnë e ngushtohen, eskperti i cështjeve zgjedhore Kristaq kume, i sugjeron 2 zgjidhje ndërsa thotë se është e pamundur regjistrimi nën logon e PD-së.

 “Ose do të regjistrohen si Kandidatë të pavarur, ose partitë e opozitës që do të regjistrohen mund të bëhen bashkë dhe të pranojnë kandidatin e Berishës si kandidat që do të garojë në emër të koalicionit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër”, u shpreeh Kume.

 Ndërsa në një intervistë Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nëse Grupi i Berishës do të regjistrohet me kandidatë të pavarur, duhet të plotësojë kushtin e mbështetjes nga 1% e zgjedhësve.

“Ligji zgjedhor ka hapësira që grupime, të cilat nuk mund të regjistrohen si subjekte politike më vehte, të marrin pjesë në zgjedhje, në rastin konkret për kryetarë bashkie, me kandidatë që i propozojnë vetë zgjedhësit. Sipas ligjit zgjedhor, zgjedhësit që propozojnë kandidatin për kryetar bashkie duhet të përbëjnë një përqind të numrit të zgjedhësve në listën zgjedhore të bashkisë përkatëse, që kandidati të hyjë në garë”, tha Celibashi.

KQZ ka përcaktuar si afat të fundit për regjistrimin e kandidatëve 9 shkurtin, ndërsa fushata që e gjen PD më të ndarë se kurrë, do të nisë më 19 shkurt.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës