Komisioni për raportin e Dick Marty, Gjoni: Duan të bëjnë vetëm lojra politike! Klosi: Jemi vonë, askush nuk priste akuza aq të rënda

Akt antikombëtar e ka cilësuar deputeti i opozitës Ralf Gjoni ngritjen e komisionit të posaçëm për raportin e Dick Marty-t. Në një intervistë në emisionin Repolitix, ai tha se PS refuzon të dënojë gjenocidin e bërë nga Serbia në Kosovë ndaj ka miratuar ngritjen e këtij komisioni dashakeqës.

"Dhe ky komision nuk do arrijë asgjë. Mua më shqetëson refuzimi i PS për të bërë një debat për këtë rezolutë. Ta hedhim në votim. Kjo është kaqadashëse. Jam i sigurt që serbët po fërkojnë duart për këtë infatilitet që po bëhet. Ajo që më shqetëson, është që PS refuzon për të dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Këta duan të bëjnë vetëm lojra politike dhe nuk duan të dënojnë gjenocidin. Se për çfarë na duhej ne që të shkonim të miratonim këtë komision, unë nuk e kuptoj. Ky është një akt antikombëtar" - tha Gjoni.

Për ish-kreun e ShIK, Fatos Klosi ngritja e këtij komisioni është i vonuar dhe se duhet të ishte bërë më herët. Ai thotë se kjo vonesë ka ardhur për shkak se askush nuk mendonte se do të publikoheshin akuza aq të rënda.

"Ky fakt që ndodhi sot në parlament, a do ta ndihmojë çështjen e UÇK-së. Unë jam dakord që jemi vonë. Nuk e them dot nëse është vonë apo kurrë në këtë rast. Më duket që shqetësimi që është krijuar nga pozita e Shqipërisë në raportin e Dick Marty ishte pasi u publikuan aktakuzat. Asnjë nuk ka pritur akuza kaq të rënda. Unë nuk e kam menduar kurrë që prokuroria do dilte me akuza kaq të rënda. Kurrë nuk e kam ndjerë që ata kanë bërë gjëra të tilla. Dalja e një akuze të tillë na ka shqetësuar dhe tani parlamenti thotë më mirë vonë se kurrë" - tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Repolitix/ Balla i përgjigjet PD-së: Tradhtinë e bëtë ju në 2011! Komisioni për raportin e Dick Marty-t s'ka qëllim hetimin, por mbledhjen e fakteve mbi këtë çështje


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund