Pas 2 vitesh, Bylykbashi hap dyert e kuvendit për PD-LSI! Përzgjidhen emrat e Komisionit të Posaçëm për anëtarët e KQZ-së

TIRANË- Pas gati dy vitesh opozita jashtëparlamentare do të hyjë në kuvend me mandatin e dhënë për Oerd Bylykbashin si anëtar në komisionin e posaçëm për ngritjen e KQZ së re. Partitë politike kanë zyrtarizuar katër emrat e anëtarëve të Komisionittë Posaçëm për formimin e KQZ së re. Në përgjigje të thirrjes së Gramoz Ruçit, i cili me anë të një letre i kërkoi grupeve parlamentare, por edhe Lulzim Bashës e Monika Kyemadhit t’i dërgonin sa më parë Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre, palët kanë përzgjedhur emrat të cilëve do t’i besojnë krijimit e KQZ së riformatuar.

4 të zgjedhurit janë Damian Gjiknuri i PartisëSocialiste, Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe LSI, si dhe Myslym Murrizi e Edmond Stojku të opozitës parlamentare.

Emri i Bylykbashit erdhi pas takimit në selinë blu të Petrit Vasilit me Sekretarin  e Përgjithshëm të PD, ndërsa ai është edhe përfaqësuesi opozitës në Këshillin politik. Organi i ri i zgjedhjeve pritet të formohet brenda 19 tetorit, ndërkohë që ata që duan të jenë pjesë e KQZ së riformatuar kanë afat deri më 18 shtator për të aplikuar për një nga 12 vendet.

Ndërkohë Bylykbashi dhe Gjiknuri do të duhet të vijojnë punën dhe në Këshillin Politik për të detajuar hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve si dhe të dakordësohen për çështje të tjera teknike siç është edhe fleta e votimit.

Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re
Mazhoranca
Damian Gjinkuri
Pritet zyrtarizimi i 2 emrave të tjerë
Opozita e re
Edmond Stojku
Myslim Murrizi
Opozita jashtë parlamentare
Oerd Bylykbashi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Opozita vendos/ Bylykbashi i deleguari i PD-LSI në Komisioni për zgjedhjen e KQZ-së

Oerd Bylykbashi i deleguari i PD-LSI në Komisioni për zgjedhjen e KQZ-së. Vendimi doli pas mbledhjes që Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili. 
 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 08/09/2020 14:10

    Ja dhe nje taxe tjeter qo do te paguajne taxapaguesit, per rrogen qe do mari ky duke u perfishire ne komisionin parlamentare, ku do jete vetem si degjues, se antaret e tjere te komisionit nuk do ja fershellejne fare se eshte nje person qe ka tradhetuar interesat e antareve te thjeshte dhe votuesve te PD duke u larguar me deshire nga Parlamenti. Z. Ruci! qe mos ti rendohet me shume xhepi i taxapaguesve mos e paguani.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet