Komisioni ‘Tims’ mbyll dyert/ Dëshmon për 3 orë Balla! Rrumbullaku: ‘Rrëfej’ sekrete hetimore! Salianji: Doni ta bëni mbledhjen në terr

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku u rikthyen në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS për të dytën herë, për të dëshmuar para deputetëve tashmë të pajisur me certifikata të përkohshme sigurie, në kuadër të hetimit parlamentar për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Dëshmia e Ballës zgjati për rreth 3 orë e 10 minuta, ndërsa Rrumbullaku po dëshmon me dyer të mbyllura dhe jashtë syrit të medias që prej orës 19:30.

Mbledhja me dyer të mbyllura u kërkua fillimisht nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, e më tej edhe nga Drejtori i Policisë Rrumbullaku, që tha se dëshmia e tij përfshinte sekrete hetimore.

‘I qëndroj deklarimit që dëshmia ime, përben sekret, për arsye qe do i shpjegoj pas vendimit te këtij komisioni.’- tha Rrumbullaku.

‘E vlerësoj qëndrimit tuaj, siç duhet të ishte edhe për Ervin Muçën, që u emërua pa certifikatë sigurie. Kush do që mbledhja të bëhet në terr si ndërhyrja në sistemin Tims?’- tha Salianji.

Vendimi për të mbyllur dyert, u parapri nga debate të ashpra.

‘Po tentoni ta ktheni në gjyq popullor!’- tha Toni Gogu.

‘I keni bërë kërkesa Kuvendit, shpresoj të mos jenë truke për të penguar procesin, e dhimbshme që një parti politike doni të bojkotoni komisionin siç bëtë herën e kaluar. Kështu që kërkesat e mia si kryetar i komisionit me qejf do i ishin drejtuar komuniteteve fetare për t’ia mbajtur gjithsecilit mendjen në vend dhe lutje zotit që të jeni në këtë mbledhje më të qetë dhe të jeni në anën ligjit e moralit dhe jo të kundërt.’- tha Salianji.

Salianji pati akuza për socialistët se po tentojnë të fshehin të vërtetën e rrjedhjes së informacioneve sistemi TIMS.

‘Shou televiziv këtu? S’janë shoq këto janë transparencë për qelbëzimin dhe kalbërimin e kësaj qeveria, si hapur, si mbyllur do i shkojmë deri në fund hetimit.’- u shpreh Salianji.

Edhe 2 javë më parë, konkretisht më 15 maj, Balla, Rrumbullaku e Muça dëshmuan para deputetëve në Komisionin Hetimor të TIMS.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
FOTO/ Komisioni ‘Tims’, Rrumbullaku shkon me 5 dosje të mëdha për të dëshmuar

 

Pas rreth 1 orë debatesh, në mbledhjen e komisionit hetimor për sistemin ‘Tims’, PS votoi që drejtori i Policisë së Shtetit të dëshmojë më dyer të mbyllura. Por teksa futej në mbledhje, Muhamet Rrumbullaku u pa me disa dosje voluminoze që mbaheshin nga shoqëruesit e tij.

Ora 19:36
Komisioni Hetimor për TIMS, Rrumbullaku: Dëshmia ime ka sekrete hetimore

 

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në mbledhjen e komisionit ‘Tims’ tha se dëshmia e tij ka sekrete hetimore. Rrumbullaku tha se nëse mbledhja bëhet e hapur do të flasë vetëm për ato që nuk janë sekret.

‘Nuk dua te kem mbrojtës ligjor, do dëshmoj vetëm. Kërkesa jonë mbështetet në ligjin për komisionet hetimore dhe i qëndroj që dëshmia ime, përben sekret, për arsye qe do i shpjegoj pas vendimit te këtij komisioni

Ju kemi vene ne dispozicion materiale te paklasifikuara, por unë jam me shumë dokumente me vete, ligji për informacionin e klasifikuar, përcakton 4 nivelet e informacionit hetimor

Në të tre nivelet e tjera kërkohet pajisja me certifikatë respektive. Jam i hapur të jap shpjegime mbi sistemin TIMS se çfarë përfshin. Flitet parimisht sistemi TIMS. Unë nuk mund ta shkel në asnjë rast tagrin se çfarë përfshin dhe për çfarë shërben.’- tha Rrumbullaku.

Ora 18:58
Komisioni i TIMS/ Dëshmia e Rrumbullakut, Gogu: Mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura! Salianji: PS ka frikë të përballet me drejtuesit e institucioneve

 

Dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkaktuar përplasje mes kryetarit të komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salinji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Salianji: Pavarësisht masës së marrë nga dy gjykata për drejtorin e IT ai është në detyrë dhe vetëm i pezulluar, s’ka marrë asnjë masë për të goditur paligjshmërinë sipas rendit të ditës kemi  në dëgjesë drejtorin e policisë rrumbullaku për shkak të bojkotit të maxhorancës shkresa është hedhur për votim sipas parashikimeve, nëse mbledhjet nisin me kuorum di që kërkesë merret me shumicën e anëtarëve të pranishëm, pikë të parë të kërkesës që të jetë i hapur për publikun për të komunikuar me qytetarët shkeljet në lidhje me ndërhyrje në sistemin e TIMS.

Gogu: Ky organ flet përmes vendimmarrjes dhe vendimmarrja ka qenë që të shtyhet derisa anëtarët të pajiseshin me certifikatë sigurie, shumica janë pajisur me certifikatë sigurie, administruam dëshminë e zotit Taulant Balla. Kërkesën formale të drejtorit ta hidhni në votim, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura

Salianji: Edhe një herë tjetër duhet të vë në pah se si përfaqësuesit e PS vjedhin, i hanë gërmat , është hedhur për të vazhduar mbledhje e hapur, më thoni dot se si mund ta zhbëjmë këtë? Meqë PS ka frikë të përballet me drejtuesit e institucioneve, ju thoni t mbyllim në mënyrë të paligjshme.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 04/06/2024 20:25

    A ka të drejtë një komomision i siguris TIMS i denuar me 2 vite burg të ketë karten e siguris?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë