Komisoni Hetimor për Metën: Nënkryetari, Alban Zeneli: Të merret vendimi që sot...po kërkoni kohë për pazare

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli duke folur në Komisionin e Hetimor për Metën, në mbledhjen e ditës së sotme, ka deklaruar se tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim duke qenë se të gjitha informacionet për veprimet e Metës janë mbi tryezë.

Zeneli ka hedhur akuza duke thënë se mazhoranca po kërkon kohë për zgjatjen e hetimeve për të bërë pazare.

Zeneli: Mund të rishikojmë që sot. Të jepet një mendim i prerë, nëse e ka shkelur apo nuk e ka shkelur Meta Kushtetutën. Rama duhet të dal para shqiptarëve e të thotë e ka shkelur apo jo Meta kushtetutën. Por ju po kërkoni Kohë. Të merren në shqyrtim të gjithë informacionet e të dilet në një vendim.

Manja: Bashkohem me mendimin tënd. Ne jemi drejt fundit. Alimadhi më tha se duhet të njihemi me vendimin. Do të jetë një kohë e shkurtër.


Lajmi kryesor:

Komisioni për shkarkimin e Metës njihet me raportin e Venecias dhe dokumentin e SHISH: Jemi drejt fundit


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet