PS-PD dakord në parim për nismën e qeverisë, Manja te 'Siguria': Po mendojmë amnistinë se janë mbipopulluar burgjet! Opozita: E duam, por për kërkesat e qytetarëve jo të qeverisë

Në tryezën e Komisionit të Sigurisë duket se ka një dakordësi në parim për amnistinë fiskale dhe penale për aq kohë sa mazhoranca garanton se kjo nismë është në dobi të qytetarëve.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja listoi sot një sërë ndryshimesh që do të vijnë për përmirësimin e sigurisë së vendit si dhe ndikimin e amnistisë fiskale dhe penale në raport me mbipopullimin e burgjeve.

Në mënyrë që në burgje të ketë një mirëfunksionim të plotë në përputhje me ligjin, nënvizoi deputeti i PD-së, Ervin Salianji duhet që pagat e punonjësve të jenë të larta. Gjithashtu një tjetër element sipas deputetit që qeveria duhet të mbajë përgjegjësi është barazia e qytetarëve në përputhje me ligjin pa u cenuar nga amnistia fiskale. Salianji nënvizoi se burgjet janë mbushur nga hallexhinjtë ndërsa krerët e krimit ndodhen në Dubai, vend i cili shqipëria ende nuk ka një marrëveshje për ekstradimin.

Ministri u shpreh se një ndër elementët që ka ndikuar në mbipopullimin e burgjeve është pikërisht amnistia fiskale e cila është e domosdoshme. Megjithëse socialistët janë shprehur të sigurt se do e miratojnë nismën ligjore, Manja theksoi se asnjë hap nuk do të ndërmerret pa miratimin e të dyja palëve dhe aprovimi i saj kërkon 84 vota. Sa u përket marrëveshjeve me Emiratet e Bashkuara,  Manja tha se janë të hapur për çdo marrëveshje ekstradimi.

Kësaj deklarate deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj tha se është dakord për një amnisti që përputhet me kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që për vepra shumë minimaliste penale të mos vuajnë dënime të mëdha.

‘Për ata qytetarë që janë nëpër burgje, se kanë protestuar apo se kanë ndërtuasr e duam. Duam amnisti që plotëson kërkesat e qytetarëve jo të qeveritarëve.’- tha Xhaferraj.

Në Komisionin e Sigurisë, Manja u shpreh se qeveria do të ndërtojë institutin e rehabilitimit të të miturve, ndërtimin e burgut të grave në Tiranë, rikonstruksionin e spitalit të burgut si dhe krijimin e një institucioni që do të lidhë gjithë jugun. Nga 11,9 miliardë lekë në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë në projektbuxhetin 2023, 76% është parashikuar për burgjet. Duke prezantuar para komisionit të Sigurisë investimet e reja, ministri Ulsi Manja foli për institucione të reja të vuajtjes së dënimit dhe një koncept krejt të ri të trajtimit të grave e fëmijëve në burgje.

‘Do të ndërtojmë Institutin e rehabilitim të të miturve, që aktualisht janë në Kavajë. Tërësisht trajtim ndryshe 14-21 vjeç. S’do t’u mungojë asgjë.

Do fillojmë ndërtimin e burgut të grave në Tiranë, me kushte dinjitoz Kapacitete më të mëdha të Mjekësisë Ligjore, ku do të bëhet shtesë kati. Rikonstruksion spitalit të burgut.’- tha Manja.

Ministri gjithashtu u shpreh se burgu i Fushë-Krujës do të jetë në funksion të Gjykatës së Apelit dhe se për jugun do të ketë një institucion të ri në Kardhiq që do të përmbledhë gjithë zonën. Burgu i Fushë Krujës të jetë në funksion të gjykatës së Apelit në Tiranë. Edhe sa i përket burgut të Tepelenës, qëllim ynë është që për jugun ne të kemi një institucion të ri në Kardhiq. Do t’i shërbejë gjithë zonës së jugut.’- tha Manja Në planet e qeverisë, ministri theksoi se do të ketë një trajtim të veçantë për ndërtimin e një burgu në Vaqarr në mënyrë që të zbatohen alternativat në burgim, uniforma të reja për policinë si dhe rikthimin e Fushë-Krujës në burgun e sigurisë së lartë. Rritja e pagës 22% për punonjësit e policisë së Burgjeve por edhe aministia e të burgosurve, ishin një tjetër pikë diskutimi, ku u bënë edhe aludime nga opozita.

Çfarë është amnistia fiskale dhe penale: 

Amnistia fiskale dhe penale është nismë ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
Komisioni i Sigurisë/ Salianji: Në burgje ka vetëm hallexhinj, krerët e krimit fshihen në Dubai! Manja: Amnistia i ka mbipopulluar

 

Deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka adresuar disa pyetje ministrit të drejtësisë lidhur me mbipopullimin  ebugjeve, pagat e punonjëvse dhe moszbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për qytetarët. Manja u shpreh se burgjet janë mbipopulluar për shkak të amnistisë.

Pjesë nga diskutimi: 

Salianji: Sa u shkon paga policëve të burgjeve? Minimalja. Ne kemi menduar që ka nevojë për rritjen e pagave.

Keni dijeni për keqtrajtimin në burgje në Elbasan. Kam lexuar një letër që nuk kishte barazi në burgje. Ka qenë një periudhë protestash nga opozita dhe qëllimisht u la që këta protestues të shmangeshin nga amnistia e sot e kësaj dite dhjetëra prej tyre vijojnë nëpër dyert e gjykatave me presion nga qeveria. Në vendin tonë duket se burgjet po popullohen nga hallexhinjtë! Për të tjerët që janë vërtet rrezik nuk është puna juaj. Me Emiratet e Bahkuara psh ekstradimet janë të domosdoshme. Këta që ndërtojnë në mes të Tiranës që edhe vendosin se kush duhet të futet në burg, mendoj se ëhstë përgjegjësia juaj për të zgjidhur.

Manja: Nëse sot 80% e të dënuarve konsumojnë ushqimin që është në JVP do të thotë që është e duhura. Megjithatë, ne mund të jemi të paragjykuar për Elbasanin, por ne e kemi bërë analizën tonë. (...) Trajtimi financiar i punonjësve të burgjeve:

Nuk ëhstë indikator i vetëm që njerëzit mund të vendosin lirisht që të largohen nga trupa, sigurisht është elemet paga por jo indikator kryesor. Paga mesatare u rit në shtator nga 49 mijë lekë në 5320 lekë. Pa vështrisitë dhe orët e natës. Do te kemi 16 autoburgje të reja. Ne po studiojmë të gjejmë një mëntyrë alternative.

Burgjet tona mbushen nga ajo që kërkon drejtësia, Detyra jonë ëhstë t’i trajotjmë në përputhje me ligjin. Nëse ju keni një shqetësim me mbipopullimin, aministia është një nga elementët. Me thënë të drejtën me gjithë këto pyetje që lindin, mua më lind pyetja, e doni apo jo? Në fund i takon kuvendit, ajo do 84 vota. Asnjë amnisti nuk ka kaluar pa dakordësimin. Ju e dini që janë shumë të parabugorsur që janë në pritje të gjykimeve. Lidhur me marrëveshjet e ekstradimit është kërkuar edhe në Kuvend pse Shqipëria nuk nënshkruar marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato janë edhe çështje e vullnetit të përbashkët. Mund të kërkosh ti por varet sa është vullneti i palës tjetër. Nuk ka qasje për marrëveshje ekstradimi. Shumë shpejt një grup në nivel ekspertësh kanë shfaqur kërkesën për të ardhur në Tiranë. Ne jemi të hapur me çdo shtet për marrëveshje ekstradimi”, tha ai.

Ora 11:02
Amnistia për të burgosurit, Manja: Do të lehtësonte mbipopullimin në burgje, po e studiojmë

 

Ministri i Drejtësisë Manja u shpreh se aministia për të burgosurit do të zgjidhte mbipopullimin në burgje dhe se për të po studiohet.

I pyetur nga deputeti Xhaferraj, Manja u shpreh se po bëhet një tudim i thellë nga ministria e Drejtësisë dhe se nuk po bëhet për zgjedhjet elektorale.

Pjesë nga diskutimi: 

Ferdinand Xhaferraj:  A ka studim MD lidhur me amnistinë, apo bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale? Pr.buxheti do ta lehtësojë mbipopullimin e burgjeve?

Manja: Unë kam ardhur në komision dhe për të ndryshuar një standart se diskutimi për buxhetin është politik e pastaj teknik. Nuk mund të vijë një institucion i varësisë për të diskutuar buxhetin, se po të ishte i karakterit teknik shifrat janë aty e diskutimi do ishte i mbyllur. Pra është standart që ne e vendosim. Lidhur me amnistinë penale dua të jem i qartë, se sa herë ka periudha zgjedhore e flitet për amnistri penale ka tendencë për t’i gërshetuar këto dy gjëra. Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë aministia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020, jemi në një proces të studimit e analizimit të gjithë faktorëve e indikatorëve që merr në konsideratë një amnisti penale e pse jo ministria e drejtësisë do propozojë por që ska lidhje me zgjehdjet se të paraburgosurit e ushtrojnë te drejten e votës dhe pa pasur amnisti. Të paraburgosurit dhe të dënuarit do votojnë. Sa e gjerë do jetë kjo amnisti nëse do ketë ndjekjen penale, gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve penale, pra të tre fazat, këtë po e studiojmë në ministri me Drejtorinë e Burgjeve.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasho: 31/10/2022 11:58

    Ndertoni shkolla e rishikoni trajtimin financiar te mesuesve, se keto sjellin zhvillim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet