Kompania e skandaleve të Rrugës së Kombit do të ndërtojë hidrocentralin e Skavicës

Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të përmbush një ëndërr 50-vjeçare siç u deklarua nga kryeministri, por që do të kushtojë miliona euro. Vlera e këtij investimi që do të bëhet nga kompania amerikane Bechtel, pritet të arrij në 500 milionë euro. Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama tha se ende nuk është vendosur se në çfarë forme do të jetë financimi nga ShBA, grant apo kredi e butë.

"Lidhur me Skavicën opsionet e financimit janë çështja me të cilën po merremi tani dhe kur ti kemi konkluzionet dhe opsionin final të financimit ju do të jeni të parët që do ta merrni vesh" - tha Rama

Aktualisht po punohet për projektin, detajimet teknike dhe më pas do të vendoset për mënyrën e financimit. Kompania Bechtel nuk është e panjohur për vendin tonë pasi ajo ka ndërtuar një pjesë të Rrugës së Kombit. Autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën që ka kushtuar mbi 1.3 miliardë euro, duke tejkaluar çdo kosto të parashikuar.

Kompania Amerikane në bashkëpunim me një operator turk në vitin 2006 mori të drejtën për të kryer këtë investim që vlerën fillestare e kishte rreth 600 milionë euro, por më pas problematikat teknike gjatë punimeve rritën çdo vit faturën. Kompania që fitoi tenderin ndërkombëtar nga qeveria e Partisë Demokratike asokohe drejtohej nga Sali berisha, vite më vonë u akuzua për rritjen e vazhdueshme të kostove, madje u ngritën edhe hije dyshimi për përfitim të kompanisë që lidheshin me fryrjen e faturës së kësaj vepre.

Kjo vepër jo vetëm që kushtoi dyfish më shumë se sa u parashikua, por mbeti edhe e papërfunduar. Rruga e Kombit sipas qeverisë aktuale nisi pa një projekt të detajuar dhe asnjëherë nuk u realizua me cilësi dhe sigurinë e nevojshme. Madje kryetari i PD Lulzim Basha ministër i transporteve në kohën e firmosje së kontratës me kompaninë amerikane u akuzua se ka favorizuar kompaninë Bechtel me 114 milionë euro që për buxhetin e shtetit ishin dëm ekonomik.

Për këtë skandal u hap edhe një proces gjyqësor ku u thirr edhe Lulzim Basha si pandehur por që nuk u paraqit kurrë pasi dorëzoi raporte mjekësore në gjykatë duke ju shmangur përgjegjësisë duke shfrytëzuar hapësirën që të jep procedura. Ndryshojnë qeveritë nga Berisha te Rama por Bechtel vazhdon të ndërtojë veprat më të kushtueshme në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plepi i thate: 07/10/2020 09:34

    Endrat realizohen, se po afron 25 pilli, Meta-florini-hajni si vojo kushi me bombe ne dore, minister i perbrendshem, Basha flok-ngjymi krieminister, saleh vucidolli president, minister i rrugeve nje nga Lsi e munikes dhe hop bekteli i enkes nderton sklavicen me ate metoden e bashes e fillon me 500 milione Evro dhe e perfundon me 2 miliarde evro, ja pra qe thone se endrat nuk dalin ? yyyppppxhixhi fute sa me thelle tek populli jone trim dhe liridashes

    Përgjigju
  • Sifi: 07/10/2020 08:52

    Me punen qe ka bere Bechtel me rrugen e kombit duke fryre faturen, nuk ka besimin qe duhet . Mos te filloj fryrja fatures dhe me Skiavicen ? Te besh rrugen 60 km me nje tunel 1.3 miliard dollar ,ne asnje vend te planetut nuk ndidh.Dhe perseri qeveria firmos me kete firme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj