Kompania 'Eral Construction' nuk ka leje mjedisore për guroren në Bënçë! Ndërpriten protestat, banorët: Presim zgjidhje nga Tërmet Peçi

GJIROKASTËR- Kompania e ndërtimit “ERAL CONSTRUCTION" e cila po ndërton rrugën Lekdushk-Bënçë-Tepelenë nuk disponon leje mjedisore për të shfrytëzuar gurin gëlqeror në zonën e Bënçës.  Burime për Report Tv thanë se kjo kompani ka marrë me qira territorin nga Bashkia e Tepelenës për kantier, por ende nuk disponon leje nga Agjencia e Mjedisit për të ngritur dy impiante për franksionimin e gurit gëlqeror dhe për prodhimin e asfalt-betonit.

Pikërisht kundër kësaj guroreje protestuan ditën e premte banorët e fshatit Bënçë të cilët thanë se kompania e ndërtimit po dëmton natyrën, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe erozion të tokës. Edhe pse paralajmëruan se protestat do të vijojnë deri në grevë urie, këtë të shtunë situata paraqitet e qetë. Banorët thanë në bisede telefonike për Report TV, se po presin një përgjigje nga kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi.  Zëri i banorëve gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, por përplasjes nuk i shpëtoi as aktivisti Auron Tare, i cili u dhunua teksa kishte dalë krah protestuesve të Bënçës. Në një komunikim të shkurtër me të, Report Tv mësoi se pas marrjes së ndihmës mjekësore, Tare është drejtuar në komisariat për të bërë deonconcim.

Kantieri që shihni në pamje është vendosur në luginën e lumit të Bënçës, ne krahun e majtë të rrugës së re që “ERAL CONSTRUCTION" po ndërton si nënkontraktor me fondet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit.   

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/06/2021 15:30

    Fshatatarët fundërrina që na e kanë shpifur vendin. Kanë bërë masakra mjedisore në rang republike për 30 vjet. Riktheni fshatarët andej nga dolën para 30 vjetëve duke ribërë ligjin e madh dhe të shenjtë të pasaportizimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë