Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka shfaqur sërish problematika duke shtyrë udhëtimet dhe lënë pasagjerët në aeroportin e Rinas duke pritur me orë. 3 fluturime janë anuluar ditën e sotme, një drejt Milanos dhe një drejt Romës. Pasagjerët do duhet të presin për të shkuar në Milano mbi 9 orë, ndërsa për të shkuar në Romë mbi 6 orë. Udhëtarët nuk kanë pasur asnjë njoftim paraprak, por ata janë njoftuar për shtyrjen e fluturimit pasi kanë mbërritur në Rinas.
Udhëtimi nga Tirana drejt Romës ishte parashikuar në orën 06:15, por është shtyrë në orën 13:50. Ndërkohë që udhëtimi nga Tirana në Milano është shtyrë për orë të tëra, nga ora 06:00 që ishte parashikuar, fluturimi është shtyrë në 15:35. Për rrjedhojë, është shtyrë edhe udhëtimi nga Roma drejt Tiranës që ishte parashikuar në orën 10:00, por është shtyrë në orën 11:40.
Udhëtimi nga Milano në Tiranë është shtyrë për orë të tëra, nga ora 10:45 që ishte parashikuar, fluturimi është shtyrë në 20:05. Po ashtu është shtyrë edhe fluturimi nga Londra drejt Tiranës, i cili ishte parashikuar të nisej në 11:30, por është shtyrë për në 12:10.
Kjo nuk është hera e parë që kompania e fluturimeve 'Wizz Air', braktis udhëtarët shqiptar në mes të rrugës, duke mos u dhënë asnjë sqarim.

Shtyrja e fluturimit Tiranë-Milano

Shtyrja e fluturimit Tiranë-Romë

Shtyrja e fluturimit Romë-Tiranë

Shtyrja e fluturimit Milan-Tiranë

Shtyrja e fluturimit Londër-Tiranë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.1%
-
Jo
17.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 960
Lajme të tjera
-
Rinas/ Tentuan të kalonin kufirin me para të padeklaruara, nën hetim një kinez dhe një turk! Sekuestrohen mbi 28 mijë euro
30 Shtator, 09:24
-
Tiranë, arrestohet 42-vjeçari suedez në Tiranë! I dha dokumente false një tajlandezeje! Policia: Do ta shfrytëzonte si prostitutë në Suedi
29 Shtator, 12:29
-
Arrestohet policja e Rinasit, ndërhyri në të dhënat kompjuterike dhe i hoqi 'Alertin' pronarit të kompanisë së makinave me qira (EMRAT)
26 Shtator, 15:48
-
Anulohen 164 fluturime në Londër, shkak mungesa e kontrollorëve
26 Shtator, 11:38
-
Po kthehej nga Spanja, arrestohet në Rinas Albert Margjoni! Ishte dënuar për tentativë vrasjeje
20 Shtator, 13:05
-
Rekord pasagjerësh në aeroportin e Rinasit, mbi 885 mijë vetëm në gusht
12 Shtator, 11:47
-
Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë në vlerën e 150 mijë eurove, arrestohet në Rinas 23-vjeçari amerikan
2 Shtator, 14:15
-
VIDEO/ Turbulenca në fluturimin Milano-Atlanta, 11 të lënduar
30 Gusht, 15:31
-
VIDEO/ Moti i keq ‘mbërthen’ Gjermaninë, aeroporti i Frankfurtit bllokohet për orë të tëra! Anulohen 70 fluturime
17 Gusht, 10:08
-
VIDEOLAJM/ Trafik i rënduar në akset Vorë- Fushë Krujë e Rinas- Fushë Krujë! Radha e makinave disa kilometër
11 Gusht, 12:23
-
Trazirat në Niger! Junta merr vendimin, mbyll hapësirën ajrore për shkak të rrezikut
7 Gusht, 13:54
-
Në gusht nisin të gjitha fluturimet Kosovë-Shqipëri
6 Gusht, 13:16
Wizz kompania me e mir ne tree bravo se din te punojn keta qe e shajn jan njerez pa vlera
PërgjigjuNè Shqipèri, ku autoriteti i mbikqyrjes nuk funksionon, WIZZAIR apo kushdoqoftè nè treg, tallin menderet me shqiptarèt. Provoni tè fluturoni me tè njèjtin WIZZAIR, por jo nè Shqipèri ama por diku tjetèr, ku rrumpalla shqiptare nuk egziston,,do "zbuloni" anèn tjetèr tè kèsaj kompanie,,,,atè tè pèrgjegjèsisè qè kèrkohet nga ligji dhe kontrollohet nga shteti, ku shkeljet trajtohen nga gjykatat. Do bèjmè shtet, de more de, si lum ti popull, qè na ke.
PërgjigjuInteresant. Skenar i njohur atje. Low cost kete pune kane,pa rimbursim e pa siguri. E DINI KUSH JANE TE PERHERESHEM ME KETO KOMPANI QE NDERROJNE EMER? HAHAHAHA,TE NJENJTET TASH 20 VJET
PërgjigjuTi po thua qe Wizz e kane kta tanet? I bie kane arritur aty sa kontrollojne gati gjithe trafikun ajror te Europes lindore dhe qendrore, edhe tani arriten ne Tiranë?
Kjo kompani ka zaptuar e vetme gjith fluturimet dhe esht e qarte qe pas saj fshihet pushteti i Rames si dikur Belleair i Berishes.Kujt i plasi per shqiptaret,mjafton te pasurohen qeveritaret.Pse nuk hy ne treg Rayan Air qe esht super ne gjith europen?Sepse u prish pazarin te babziturve ne qeveri
PërgjigjuKomenton hajt sa per me kalu kohen ?, sepse je vite drite larg te vertetes (sidomos me "super" Ryan air ).
Eshte treg i lire mi gru ! Aéroport privat , kompani hungarze ! Nuk ka pune qiviriu ! Wizz ka fluturime ne gjithe europen ! Pse e lidhni cdo gje me politiken ? Kur ble bileten i pranon te gjitha kush qe ve kompania ! Po ke xhepin e thelle merr avion privat Kur te doje qefi ! ????
11