Kompanitë hezitojnë të publikojnë aksionerët 'offshore'! Shtyhet në qershor afati për deklarimin e aksionerëve

Bizneset kanë afat deri në muajin prill të këtij viti për të deklaruar aksionerët e tyre që janë të panjohur. Afati për deklarimin e pronarëve përfitues u shty nga qeveria nga marsi i vitit 2021 për në prill të këtij viti, pasi numri i subjekteve që ka regjistruar të dhënat ka qenë i ulët.

Synimi i këtij ligji është që të bëjë transparencë edhe mbi kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, dhe është miratuar pas rekomandimeve të Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave.

Për shtyrjen e afatit për deklarimin e pronarëve përfitues, në Komisionin e Ekonomisë kritika veç opozitës ka pasur edhe ish zëvendëskryeministri Erion Braçe.

“Çfarë problemesh ka të deklarohen pronarët përfitues indirekt. Këta që janë në kontrata me shtetin çfarë problemi kanë ta tregojnë pronarin përfitues? Çfarë problemi është të regjistrohet në kohë pa asnjë lloj shtyrje tek koncesioni i skanimit, i markimit dhe që merr miliona nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë”, tha Brace.

Ndryshim tjetër përveç shtyrjes së afateve është edhe pezullimi i aktivitetit të bizneseve që nuk regjistrojnë aksionerët.

“Kush nuk deklaron pronarët përfitues nuk merr më asnjë shërbim në regjistrin tregtar. Përveç gjobës pezullohet edhe aktiviteti i subjektit, nga subjekt aktiv do të kthehet në status të pezulluar”, thanë në komision përfaqësuesit e ministrisë së Financave.

Pronar përfitues, sipas ligjit, është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit, përmes pronësisë direkte ose indirekte një përqindje të aksioneve të një subjekti.

Gjatë vitit të kaluar kanë deklaruar aksionerët e tyre 25.393 biznese nga 66.895 që figurojnë në regjistrin tregtar e që e kishin si detyrim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 24/01/2022 17:30

    Me ligjet e shtetit nuk luhet.Nese hezitojne te deklarojne aksioneret e kompanive off shore ,ti vihet gjobe e majme dhe se dyti ti hiqet licensa.Qeveria mos te shty afatet se populli do mendoj qe jane vete ata ose rrethi i tyre qe perfitojne parate e shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri