Kompozitori Limos Dizdari që ‘shpëtoi’ Pallatin e Kulturës në Ksamil: 22 vite më parë ishte katrahurë, dhashë gjithçka që ta ringrejë

Shumëkush mund ta mendojë artistin e njohur Limos Dizdari si një njeri që jeton pambarimisht midis haresë së notave muzikore, në një botë thuajse të ëndërrt, ku po lë gjurmë të pashlyeshme. 7 shkurti i vitit 2000 do të bënte kompozitorin Limos Dizdari të merrte rrugën drejt Ksamilit, datë kjo jo pak e rëndësishme në memorien e tij

“Kur kam ardhur për herë të parë këtu 22 vite për para e pash shtëpinë e kulturës të shkatërruar në mënyrë të llahtarshme, në ‘97 ishte bërë kërdia”, tha kompozitori.

Rrugëtimi e tij të parë në Ksamil do të përshkruhej nga artisti si e trazuar dhe në errësirë të plotë, por do të shërbente për të plotësuar dëshirat e tij artistike

“Në ‘99 unë erdha këtu dhe vendosa që ta bëjë këtë, kisha shumë ide të tjera më parë, njëherë doja të bëja Teatrin e Kukullave ta beja teatër të muzikës se dhomës edhe pastaj të kthehej të bëhej liceu ku u bë parlamenti i parë shqiptar”, tha Dizdari

I mbështetur edhe nga bashkëshortja e tij e cila e ka ndjekur hap pas hapi,  me sakrifica ekonomike çifti Dizdari arritën të shndërrojnë tërësisht fytyrën e pallatit të kulturës në Ksamilit.

“Ime shoqe ishte e jashtëzakonshme që më ka mbështetur në të tëra propozimet e mia që shumica ishin kapriço të Limosit. Atë 7 shkurt 2000 që u vendosëm ishte errësirë se nuk kishte drita dhe nga Saranda në Ksamil duhej më shumë se dy orë, pasi ishte një rrugë jashtëzakonisht e keqe”, tha ai.

Në ambientet e Qendrës së Artit Dea larmishmëria e punimeve të Arben Bajos për skulpturat e artistëve kombëtar dhe ndërkombëtar mirëpret denjësisht çdo vizitor. Me projektet e pashteruara të kompozitorit Limos Dizdari për Qendrën e Artit Dea në Ksamil ai kërkon mbështetjen e shtetit që këto vijimësia e tyre të mos shterojë.

“Duhet të vazhdojë aktivitet me intensitet shumë të lartë, vetëm nuk bëhet, duhet patjetër shteti, e kam pak të vështirë komunikimin, por jam i bindur që shteti do të bindet pasi kjo që propozoj është shumë më e mirë. E kam ngritur me shumë vështirësi këtë, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë e mia ekonomike”, tha kompozitori.

Edhe pse me ndërtimin nga një dorë artisti, kjo qendër ka nevojë edhe për më mbështetje më të madhe, për të mos shuar punën e pa lodhur të shpirtit artistik të Limos Dizdarit I cili nuk e humb besimin se do të ketë ndihmë nga qeveria.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet