Kompozitori Sokol Marsi surprizohet nga djali e bashkëshortja në 'Esencë’: Jam krenare për atë që kemi arritur

Një jetë me muzikën, mes artistëve dhe angazhimeve të shumta, që e nderuan atë së fundi me titullin “Mjeshtër i Madh”. Një rrëfim i ndjerë dhe plot kujtime i kompozitorit Sokol Marsi në “Esencë”.

Rruga e tij drejt muzikën i ka fillesat në fëmijëri, aty ku nisi pasioni dhe ngacmimet e para. Ai sjell ndërmend fëmijërinë e tij në qytetin e Vlorës dhe marrëdhënien me të atin.

Përveç periudhës së studimeve në “Liceun Artistik” ai kujton edhe një prej pasioneve të tjera të tij, futbollin. Një periudhë kur luante për pasion dhe më vonë u shkëput për shkak të angazhimeve me muzikën.

Krijimet e para dhe bashkëpunimet me artistët në vend, i kujton në atë që mund ta cilësojmë folezën e artit të atyre viteve studion e famshme “Jess”.

Aty ku u njoh edhe me bashkëshorten e tij aktoren Jorida Meta. Kjo e fundit, bashkë me të birin, Anteon i dërguan Sokolit  një video mesazh surprizë duke shprehur vlerësimin dhe dashurinë e tyre për të.

“Një nga profesorët e mi në jetën time artistike, është Jorgo Papingji”-thotë ai ndërsa kujton edhe emra të tjerë të rëndësishëm të muzikës shqiptare me të cilët ka punuar.

Sokol Marsi, përtej kompozitorit, producentit dhe tekstshkruesit kujton edhe kohën kur në organizime artistike dhe veçanërisht në festivalin e fundvitit ka pasur pozicione drejtuese dhe organizative. Një jetë e mbushur me kujtime, ngjarje dhe emocione të larmishme brenda dhe jashtë profesionit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!