Komuniteti rom në Durrës në protestë: S'kemi ç'të hamë...furra u jep bukë falas (VIDEO)

DURRËS- Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom në qytetin e Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme, por protesta nuk ka zgjatur shumë, kjo për shkak të zemërgjerësisë së një biznesi. Ata kërkonin ndihmën e shtetit, pasi sipas tyre mbyllja në shtëpi, po i kushton shumë aq sa nuk kanë as bukë të hanë. Mirëpo, një biznes u ka shpërndarë bukë falas. Të pakënaqur, por më pas ato janë shpërndarë në shtëpi.

"E shikon këtë bukë, kush do ta hajë këtë, kush? Jemi vetë i dhjeti në shtëpi", tha një banore.

"Jam vetë i teti, të hajnë kalamaj", tha një tjetër.

Ajo që vihet re është se askush prej tyre nuk ka masa mbrojtëse, qëndrojnë në grumbuj me njëri-tjetrin, të pashqetësuar se mund të infektohen me koronavirus nga dikush që nuk e di që është prekur. Edhe në Fier rreth 30 familje të komunitetit rom në Seman kanë dalë në protestë pasi kërkojnë ndihmë nga bashkia për ushqime. Edhe në këtë rast, nuk respektohet asnjë masë mbrojtëse.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 26/03/2020 17:30

    Nuk rrihet te te ushqeje tjetri, duhete të levizesh kembete e mendjen. Protestoni rrezoni shtetin, ndryshoni gjerat, punoni, krijoni vete pune, emigroni, bëni diçka, ndryshoni veten, gjerat etj etj

    Përgjigju
  • Jurgen: 26/03/2020 11:33

    Pse beni nga 10 femije kur nuk keni cfare te hani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba