Lufta mediatike për të kontrolluar territorin shqiptar nga regjimi komunist, Perëndimi edhe Lindja dëshmohet përmes materialeve arkivore edhe rrëfimeve personale në studimin e ri të Ylli Polovinës, “Komunizëm shqiptar me televizion italian” .
“Ky libër që ka trajtuar këtë fenomen, këtë dukuri, zhvillohet përmes meje me episode dhe të dhëna. Përfshihet lufta midis tv italian edhe atij jugosllav, për të marrë Shqipërinë. Ka struktura të tëra sesi ngrihet një drejtori e posaçme zbulimi që përmes “Rait” mbledh ët dhëna ushtarake”, shprehet studiuesi Ylli Polovina.
Autori përmes rrëfimeve dhe fakteve historike ndalet tek shqiptarët që arritën të mposhtin ideologjinë e kohës, duke bashkëjetuar me kulturën perëndimore,
“Në ato rrethana u krijua një periudhë e tërë, për tre dekada, ku shqiptari ishte i dyzuar, mbronte lirinë e vetes, ecte në të njëjtin hap me zhvillimin kulturor të perëndimit, edhe njëkohësisht bënte një lloj kompromisi me regjimin që e dinte që do të ikte. Festivali XI ishte një model i tyre, prandaj u godit. Nuk është se kopjonin, por hyri në kulturën e tyre, ishte një model kulture”, thotë Polovina.
Kjo periudhë përkon me shtimin e aparateve televizivë gjatë regjimit komunist në vendin tonë. Përmes valëve nga Jugu në Veri “Rai” ishte një dritare për t’u njohur me vendet perëndimore, që do të ushqente për disa dekada mendjen dhe shpirtin e shoqërisë shqiptare, por edhe të vet udhëheqësve
“Enver Hoxha kur shkonte në Pogradec i vinte pajisja, në Vlorë po ashtu. Por duke ndjek televizionin italian fronti nuk bënte zhurmë se e ndiqnin të gjithë, ndërsa kur një njeri përcaktohej për t’u goditur, sidomos për arsye politike, i shtohej dhe kjo shkelje. Rast të pastër që të jetë burgosur vetëm se shihte RAI-n nuk di”, përfundon Polovina.
Studiuesi Ylli Polovina ka botuar disa botime me tema historike, si “Amerika Mehmet Shehu edhe Ramiz Alia”, “Komunizmi siç e pashë”, “Krisma në parlament” dhe ka botuar në greqisht dhe italisht.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
27.8%
-
Jo
65.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 79
Lajme të tjera
-
Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë
27 Prill, 09:38
-
Varrosja në fshehtësi e gruas së Mehmet Shehut që vdiq në qeli, dëshmia e ish-rojtarit: Varreza u mbyll për 3 ditë! Qëllimi, asgjësimi i eshtrave të saj
15 Prill, 14:25
-
Arkitekti i njohur: Muzeun e Krujës nuk e projektoi vajza e Enver Hoxhës, por unë!
15 Prill, 08:29
-
Komunistët e fundit të Shqipërisë janë gjallë, cilët janë ata?! Esencë-Report Tv
14 Prill, 21:21
-
'Shtypi i huaj po flet shumë rreth gjendjes shëndetësore të shokut Enver, një gazetë greke shkruante sikur kishte vdekur', Mbledhja e Byrosë, për sëmundjen e “Komandantit”
12 Prill, 18:13
-
Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”: Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por...
11 Prill, 18:22
-
Dëshmia/ 'Kur Gjinishi ndërpreu Enverin, duke i thënë po ty kush ta ka dhënë të drejtën ta shesësh Shqipërinë, Mehmet Shehu nxori pistoletën...'
10 Prill, 19:21
-
Gazeta amerikane: 1 milion e 250 mijë banorë, sundohen nga 48 mijë komunistë të cilët, i betohen për besnikëri diktatorit bukurosh dhe mizor Enver Hoxha…
4 Prill, 11:52
-
Ditari i ‘emigrantit’ që i mbajtën vëllanë peng: Kadri Hazbiu dhe Sigurimi kërkonin që unë të zhgërryhesha përdhe dhe të bëhesha vegla e tyre e ndyrë, kundër të arratisurve…
1 Prill, 07:37
-
Historia tragjike e disidentit: Sipas Nexhmije Hoxhës, shkak për burgosjen e Qani Çollakut u bë Mehmet Shehu, i cili në një letër dërguar Enverit i shkruante se…
19 Mars, 07:45
-
“Si e ngriti Enver Hoxha rrjetin e spiunazhit në Kosovë! Rekrutoi Zijadin Qira nga Veleshta, u arrestua nga UDB-ja dhe vuajti 12 vite burg…”?! Studimi i historianit të njohur britanik
16 Mars, 07:20
-
Vrasjet e mistershme të Qemal Stafës dhe heronjve të Kodrës së Kuqe pak çaste pas ndarjes me Enver Hoxhën!
13 Mars, 19:31
Babai im jetonte e punonte ne JL te vendit dhe aty mund te shikonim Jugosllavine.Me kujtohet qe babi mbeshtillte nje steke te gjate druri gati 6 ft,me leter alumini dhe me nje tel e lidhte me TV,steken e mbante mbi bufe dhe keshtu nuk dallohej nga syte e padeshirueshem te spiuneve te mundshem.Ne kete menyre me kete antene rudimentale mundnim te kishim kontakt me boten jashte.
Përgjigju