Koncert me muzikë baroke në ishullin e Maligradit! Inva Mula: Të promovojmë turizmin

Në ishullin e Maligradit është mbajtur një koncert modest nga MIK Festival me pjesëmarrjen e sopranos Inva Mula. Ajo tha se qëllimi është promovimi i vendeve turistike.  Ky festival ishte planifikuar të mbahej për tre ditë me radhë në Korçë, por për shkak të aktit normativ të qeverisë që nuk lejon. MIK festival këtë vit ka sjellë tingujt e muzikës baroke në ishullin e Maligradit.

Tingujt e kësaj muzike u harmonizuan ne perfeksion me monumentet historike, siç është kisha e Maligradit dhe natyra e mrekullueshme e Prespës. Festivali i muzikës internacionale përkon me edicionin e tretë të tij, por për shkak të Covid-19 trokiti simbolikisht në një ditë të vetme.

Sopranoja me fame botërore Inva Mula u shpreh se MIK festival do të rikthehet shtatorin e këtij viti, ndërsa nuk la pa përmendur suksesin e koncertit të sotëm në një perlë të natyrës siç është Maligradi.

"Ishte koncerti i parë historik, nuk mbaj mend të jetë zhvilluar një koncert i muzikës baroke dhe një skenë që kalon dhe imagjinatën më të bukur të përrallave të fëmijëve. Ky realit është në vendin tonë, është në Prespë. Kur është mistik nga jashtë futesh në një romantizëm brenda. Këtu duhet të vish të paktën një herë në jetën tënde", tha sopranoja Inva Mula.

Koncerti solli muzike të zgjedhur nga vendet ku lindi muzika baroke, ndërsa të pranishmit shijuan edhe gatimet tradicionale. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte  zhvillimi i turizmit dhe promovimi e njohja e zonës së Prespës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lubin: 27/07/2020 17:09

    z. Lui, emer i cuditshem, aspak shqiptar. Emrat e fshatrave te Prespes u vendosen ashtu sic kane qene para vitit 1970 qe u ndruan nga Qeveria Hoxha. Eshte zone ku popullsia 100 % eshte maqedonase. Sa per emrat e fshatrave dhe qyteteve me emertime jo shqiptare e keni ne dore ti ndroni. E shikoj qe ke alergi nga emri shekullor BITOLA dhe e do MANASTIR, i vendosur nga pushtusit turq. Ne fushen e toponimeve ka vend per ndryshime, por jo kudo dhe ne cdo vend. Ju mendoni se ne Ballkan ka vetem shqiptare dhe haroni per kombet e tjera.

    Përgjigju
  • Genti: 27/07/2020 08:59

    Vet I bejne, vet I degjojne, vet gezojne. Prova teknike apo koncert pa spektatore?

    Përgjigju
  • Lui: 26/07/2020 21:10

    Sa te padrejte jemi karshi vetes sone. Ne jo vetem qe nuk nderrojme emrat dhe toponimet e qyteteve apo vendbanimeve qe t’i kthejme ne emra shqiptare sic dhe ne fakt kane qene. Por ne per hir te ruajtjes se te drejtave te njeriut, i nderrojme emrin qytetit nga Liqenas, ne Pustec, ketu qe u be koncerti Maligrad, emer tipik sllav. Elbasan, emer turk, Kucove emer sllav. Pogradec te emer sllav. Çorovode, emer slla. Podgorje emer sllav fshat ne Pogradec. Zvezd,fshat ne Korce, emer sllav.Pa permendur dhe emrin e nje shteti te tere te banuar historikisht me mbi 95% me shqiptare, Kosova. Qe fare mire me nje referendum te thjeshte mund te kthehet ne emer shqiptar, Dardani. Ne Malin e Zi qytetin dhe portin me te rendesishem dhe qytetin historikisht shqiptar Tivar, e quajne Bar. Ne Maqedonine e Veriut, qytetin e alfabetit shqiptar e kane sllavizuar edhe popullsine edhe emrin. Bitola, ne vend te emrit shume te bukur Manastir.. Ka shume e shume raste te tjere por qe nuk del dhe nuk esht vendi per tu zgjatur. Sa keq..!!!

    Përgjigju
    • Ana: 28/07/2020 18:19

      Koment me vlerë. Shumë të paditur në këtë fushë mundohen t’u kundërvihen të diturve. Mësoni historinë dhe mos e shisni vehten për një pasaportë bullgare. Ai që bën shurdhin le të bëjë edhe memecin. Në tokë shqiptare, emra shqip! Në disa raste për tu paraqitur politikisht korrektë, humbasim respektin ndaj vetvehtes.

    • Shqiptari: 27/07/2020 03:44

      Per zotin me bukur qe e the, Po kujt ja the???

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata