Koncert tek 'Artet' me veprat e studentit Erli Lila! Festivali, 'Ismail Qemali' në ArTurbina me shfaqje! 'Indian Party' pranë Komunës së Parisit

1.     Mbahet këtë mbrëmje në orën 20.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit shfaqja “Indian Party” me regji të Madi Selimit.

2.     Me rastin e ekspozitës “ Petale të panumërta” është i ftuar këtë mbrëmje në orën 19.00 në  galerinë “Zenit” në Tiranë shkrimtari Krenar Zejno me një përzgjedhje poezish që kanë si tematikë Politikën dhe Lulet.

3.     Mbahet sot në orën 19.00 në COD të Kryeministrisë mbrëmja “Zgjimet, nga kaosi në kozmos” me Silda Anagnostin dhe Gaz Pajën.

4.     Vijon sot në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan” komedia e Ëily Rusell “Duke edukuar Ritën” me regji të Kiço Londos.

5.     Jetësohet sot në orën 19.00 në Universitetin e Arteve në koncert recital me vepra nga studenti Erli Lila.

6.     Me tekste, zërin e Mario Caliva-s dhe praninë e studiuesëve, mbahet sot në orën 17.00 në Shtëpinë e Europës mbrëmja letrare “Nostalgji dhe mall”.

7.     Vijon në Teatrin Kombëtar Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës. Interpretohet sot në orën 13.00 nga shkolla “Ismail Qemali” shfaqja “Komedi në errësirë” e Peter Shaffer me regji të Ina Lazit.

8.     Vijon e hapur deri në 5 maj në Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita personale e artistit Buron Kaceli “Si ishim, si jemi, si ndihemi”, që sjell përmes pikturës nga transformimi i qyteteve tek ndryshimi psiko-social i njerëzve.

9.     Pret vizitorët deri në 10 maj në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri ekspozita personale e artistit Nazmi Hoxha “Dreams ëithin a dream”.

10. Qëndron e hapur deri në 27 prill ekspozita personale “Udhëtarët e kotësisë” e artistit Helidon Haliti në Galerinë e Arteve Shkodër.

A.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë