Konferenca e donatorëve për Shqipërinë/ Europa zhgënjehet nga SHBA (dhe Spanja): Italia surprizë e këndshme

BRUKSEL- Evropa mbeti e zhgënjyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve dje në Bruksel, ndërkohë që një surprizë të këndshme dhuroi Italia me 65 milionë euro për rindërtimin e vendit tonë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Zyrtarë të Bashkimit Evropian, po ashtu, kanë parë me zhgënjim edhe ndihmën e dhënë nga Spanja, vetëm prej 25 mijë eurosh, një vend i cilësuar i rëndësishëm sipas tyre.

Nga komunikimet që gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri ka pasur në Bruksel me zyrtarë të Bashkimit Evropian, pritshmëritë e tyre kanë qenë më të larta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-të dhanë 4.7 milionë dollarë, ndër të cilat 3.9 milionë dollarë grante për qeverinë, pra dhuratë, 60 mijë $ për Kryqin e Kuq dhe 800 mijë $ për monumentet kulturore. Ndërkohë që më herët SHBA-të kanë dhënë 800 mijë $, vlerë e cila e çon në afro 5 milionë dollarë ndihmën e dhënë nga aleati më i madh për Shqipërinë. Edhe për kryeministrin Edi Rama siç ai u shpreh dje nga Brukseli, ndihma e SHBA-ve ishte modeste, megjithatë ai tha se amerikanëve u vlejnë standardet, kur bëri të ditur se me një pjesë të granteve do të ngrihet Akadamia e Transparencës, për monitorimin e gjithë procesit të rindërtimit, por edhe të proceseve të rëndësishme publike që duan 'syrin' e mirë vëzhgues, siç janë tenderët dhe prokurimet publike. 

Sa i përket mini-shengenit, zyrtarët e BE-së e kanë mbështetur këtë nismë, por i qëndrojnë se në këtë nismë duhet të jenë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. "Nuk ka kuptim mini shengen vetëm me disa shtete të Ballkanit", janë shprehur ata.

Dje sytë e shqiptarëve ishin nga Konferenca e Donatorëve “Sё bashku pёr Shqipёrinё” , ku nga pjesëmarrja e rreth 100 shteteve (kurrë më parë kaq krerë shtetesh, ministra e përfaqësues të BE-së), u premtuan 1.15 miliardë euro ndihma në përpjekjen e Shqipërisë për t'u ringritur pas tërmetit që la pas 51 viktima, qindra të plagosur, mijëra të pastrehë e ndërtesa të rrënuara e dëmtuara. 17 shkurti mund të quhet dita e solidaritet të Evropës me Shqipërinë, pasi kurrë më parë nuk ishin mbledhur kaq shumë fonde për shtete të tjera të prekura nga fatkeqësi natyrore.

Një proces i gjatë është përpara, dhe që ka të bëjë me të gjitha procedurat për të çuar këto ndihma në vendin e duhur, për të përgatitur projektet e për t'i hapur rrugë zbatimit të tyre. I gjithë ky rrugëtim, siç tha dje presidentja e KE-së Ursula von der Leyen do të monitorohet nga ekspertë të KE-së, ndërsa komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi  nuk i la shteg korrupsionit! “Korrupsion nuk do tё ketё dhe nuk do tё lejojmё tё ketё. Ne do tё  jemi tё pёrfshirё nё implementim.”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik: 19/02/2020 15:24

    God bless USA. Po te prisnim Europen Serbia do vinte deri ne Tirane.Usa i shkaterroi brenda nates. Pak donacion por te pakten nuk i kerkon mbrapa apo me kredi.Pastaj se kemi Edin budalla dhe kritikoi Trumpin para zgjedhjeve po e merr pergjigjen.Fluturoi me spec djeges ne b.thë.Sa te jete Trump President as tek dera e White house nuk e lene te afrohet.

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/02/2020 10:43

    Ti Toto në gjumë je apo tallesh ?

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/02/2020 18:00

    Q’ka pret Shqiptari nga Spanja diktatoriale...

    Përgjigju
    • Populli: 19/02/2020 13:40

      Spanja diktature? obobo sa rend qeka ky mallisti mavi

    • Udhetari: 19/02/2020 10:06

      Toto do behemi nje dite shtet por akoma eshte heret sepse kane kaluar vetem 2000 vjet

    • Toto: 18/02/2020 21:16

      Pse cfaj ka spanja se nuk kemi shtet ne

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet