Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit/ Rama: Më mbush me energji, të dalim të fortë nga kjo tragjedi

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen presidentes së Komisionit Europian Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve të BE për solidaritetin e shprehur ndaj Shqipërisë pas vendimit për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në fund të Janarit të 2020 në Tiranë, për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

"Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE.

Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin", shkruan Rama.

Konferenca e donatorëve do të zhvillohet në janar, pas daljes së faturë së dëmeve tërmetit në datë 16 të muajit të parë të vitit 2020. Qeveria së bashku me aleatët është duke përgatitur faturën për të shkuar më pas në konferencë për të kërkuar ndihmë për rindërtimin.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi para mbledhjes së liderëve të Këshillit Europian në Bruksel se Konferenca e Donatorëve do të ndihmojë Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik në 26 Nëntor.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasje, atentate, plagosje! A ju duket shqetësuese situata kriminale në vend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Masakroi nënën katër ditë më parë, i veshur sportiv e me maskë, del para gjykatës Olsi Çekiçi (VIDEO)