TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen presidentes së Komisionit Europian Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve të BE për solidaritetin e shprehur ndaj Shqipërisë pas vendimit për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në fund të Janarit të 2020 në Tiranë, për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
"Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE.
Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin", shkruan Rama.
Konferenca e donatorëve do të zhvillohet në janar, pas daljes së faturë së dëmeve tërmetit në datë 16 të muajit të parë të vitit 2020. Qeveria së bashku me aleatët është duke përgatitur faturën për të shkuar më pas në konferencë për të kërkuar ndihmë për rindërtimin.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi para mbledhjes së liderëve të Këshillit Europian në Bruksel se Konferenca e Donatorëve do të ndihmojë Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik në 26 Nëntor.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2261
Lajme të tjera
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, gati brenda një viti! Rama: Sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal
17 Prill, 12:11
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Meta sulmon kreun e SPAK, Altin Dumanin: Karafil! Kushëriri i Nuredinit do të bëhet vrasës i pluralizmit! Të ketë kujdes, PL i ka 300 mijë Vojo Kusha
16 Prill, 14:38
-
'Princesha e re e Lindjes', Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë e këndshme në aeroportin e Parisit
15 Prill, 13:21
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
VIDEO/ Avancojnë punimet në kantierin Porto Romano-Durrës! Rama: Me dalje në Shkozet do të shmanget trafiku brenda qytetit bregdetar
14 Prill, 11:12
-
Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, Presidenti, Rama e ministri Hasani: Kërcënim i rëndë, rrezikon paqen në Lindjen e Mesme
14 Prill, 09:35
-
Mero Baze: Rikthimi i dytë i Francës në botën shqiptare
14 Prill, 09:06
-
Akademia Politike e PS, Rama: 160 aplikime në 4 ditët e para
13 Prill, 21:48
-
Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në administrimin e pyjeve
13 Prill, 19:09