Rama: Privilegj të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me Merkel, bëri historinë për rajonin! Kancelarja: Ballkani ka shumë miq, BE të mbajë fjalën për integrimin (VIDEO)

Kancelarja gjermane Angela Merkel zgjodhi Tiranën për të dhënë 'mesazhet e lamtumirës' vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të vendin e saj, pas të cilave ajo ka deklaruar largimin pas 16 vitesh në krye të një prej shteteve më të rëndësishëm të BE-së. Konferencën e fundit me një drejtues qeverie pas dhjetëra të tilla në 4 mandate kancelare, Merkel zgjodhi ta realizonte me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Mesazhet dhe deklaratat e saj ishin të drejtpërdrejta. Teksa u kujdes të uronte Shqipërinë për arritjet në këto vite, në veçanti për sistemin e drejtësisë, Merkel tha se vendi ynë e meritonte që së bashku me Maqedoninë e Veriut të hapeshin negociatat por kjo u pengua nga vetoja bullgare dhe për këtë i vinte shumë keq. Sipas saj rajoni i Ballkanit ka ndryshuar shumë në krahasim me të kaluarën. Bashkëpunimi në shumë dimensione është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme.

"Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal, me 4 liritë siç i quajmë. Jo të gjitha vendet bashkëpunojnë njëlloj por sa më shpejt t'i bashkohen aq më mirë do të ecë procesi i Berlinit", nënvizoi ajo.

Së bashku me Kryeministrin Rama ajo e konsideroi Procesin e Berlinit si gur themeli për nisjen e komunikimit jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë, por të gjithë rajonin që të shohë drejt së ardhmes.

Nga ana e tij Kryeministri Rama nuk e fshehu në asnjë rresht të fjalës së tij vlerësimin maksimal për Kancelaren Merkel dhe rolin e saj në historinë e Ballkanit, siç vetë Rama nënvizoi.

Sipas tij me Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë se para nismave të znj. Merkel.

"Askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës  më shumë se sa kancelarja gjermane dhe ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane", tha Rama, teksa u kujdes të nënvizonte se në historinë e  këtij rajoni Merkel ka vendosur një gur kilometrik për gjenerata të tëra.

Kancelarja Merkel u prit sot në Tiranë me një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Rama e nderoi Kancelaren Angela Merkel me medaljen 'Ylli i mirënjohjes publike'. Vetë Kancelarja tha se ndihet e vlerësuar dhe shprehet e kënaqur që ka bashkëpunuar me Ramën.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Revoltohen gazetarët nga Kosova, nuk iu dha kohë për pyetje: Është e padrejtë! Rama: Me mua kur të doni, por kancelarja ç'faj ju ka

Mbyllja e konferencës për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel ka sjellë revoltimin e gazetarëve nga Kosova që kishin ardhur për të ndjekur këtë event. Gazetarët nga Kosova u revoltuan dhe ngritën zërin pasi nuk iu dha mundësia për pyetje, duke e konsideruar të padrejtë. Në pamundësi të kohës, Rama i tha atyre se më të mund të flasin kur të duan, por kancelarja nuk u ka asnjë faj.

"Me mua kur të doni, por kancelarja ç'faj ju ka", tha Rama

Ora 15:16
Merkel: Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje, mbështes tregun e përbashkët rajonal! Rama: Open Ballkan është pjellë e atij projekti, Kosova bën teori konspirative

Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe në këtë kontekst nuk mund të zëvendësohet. Mesazhi i drejtpërdrejtë ishte i Kancelares Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.

"Ballkani Perëndimor ka mësuar të qëndrojnë së bashku me njëri-tjetrin. Ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor në Bashkimit Evropian", tha ajo.  

Ndërsa Kryeministri Rama garantoi se Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit. Ai ka komentuar edhe refuzimin e Kosovës për të marrë pjesë, duke thënë se "bën teori konspirative", ndonëse në një dalje të mëvonshme për mediat Albin Kurti tha se "nuk e kishte idenë se për çfarë po fliste kryeministri shqiptar". 

Ballkani i Hapur është pjellë e procesit të Berlinit. Është mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush thotë të kundërtën ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Ajo që kemi diskutuar është se teoritë e konspiracionit janë të hedhura këtu nga BE për të mos na futur në BE, janë dokrra. Kancelarja në 2014 ka thënë se ju nuk jeni në BE por jeni europian. Nuk kemi pse presim që të hyjmë në BE që të ndërtojmë autostradat apo infrastrukturat digjitale apo tregjet e përbashkëta", tha Rama. 

Çfarë është procesi i Berlinit?
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Ora 15:15
Merkel: BE të mbajë fjalën për integrimin, në të kundërt shkakton zhgënjim dhe thyerje besimi

Kancelarja Angela Merkel tha se BE duhet të mbajë fjalën e saj në lidhje me procesin e Integrimit dhe hapjen e negociatave kur shikon që kushtet janë plotësuar, pasi në të kundërt shkakton zhgënjim dhe thyerje të besimit në vendet e tjera.

"BE do të duhej që nga njëra anë të thonë se cilat janë kushtet për tu përmbushur për nisjen e procesit të anëtarësimit dhe kemi thënë se çfarë duhet të ndryshojë  në sistemin e drejtësisë.  Ne kemi nevojë për miratimin e parlamentit dhe parlamenti im lexon me shumë imtësi raportet dhe shikon vendet, takohet me shoqërinë civile. Dhe në momentin që konstatohet se këto kushte janë  përmbushur duhet mbajtur fjala pasi në të kundër sjella zhgënjim dhe thyerje të besimit", tha Merkel

Ora 15:15
Ballkani i Hapur, Rama: Kjo nismë nuk përjashton njeri! Kosova duhet ta shfrytëzojë dhe jo të rris teoritë konspirative

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër lidhur me Kosovës ku tha se nuk po shfrytëzon mundësinë që jep nisma 'Ballkani i Hapur' por nxit teoritë konspirative rreth saj. Rama tha se kjo nismë është vijim i procesit të Berlinit dhe nuk përjashton asnjë vend, por shmang bllokimet nga njëri-tjetri.

"Kancelarja me të drejtë i mëshon nevojë që 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal, procesi i dakordësimit mes 6 vendeve është i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën se shpesh një vend apo një tjetër bëhen shkak që një vend të ngeci. Prandaj Ballkani i Hapur është krijuar jo për tu përjashtuar njeri, por të mos u varur nga veto e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për vetën e vet, por rrit teoritë e konspiracionit për Open Ballkan", tha Rama.

Ora 15:06
Integrimi europian? Merkel: Ka mirëkuptim për padurimin e disa vendeve të Ballkanit! Rama: Jemi peng i nacionalizmave brenda BE-së

 

Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel u pyetën mbi procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE. Merkel tha se vendet e rajonit janë të mirëkuptuara  për padurimin, duke përmendur edhe rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që kanë plotësuar kushtet për negociatat.

"Unë nuk kam ndërmend të luaj një rol politik aktiv. Por sigurisht vëmendja ime do të jetë në vendet e Ballkanit, sigurisht që do të jap këshilla nëse do më kërkohet të jap këshilla. Ne kemi bërë gjithçka që të avancohet rruga drejt Bashkimit Evropian dhe sigurisht që ka mirëkuptim për të gjitha shenjat e padurimit që shfaqin vendet e Ballkanit", tha Merkel.

Ndërkohë që Kryeministri Rama u shpreh se vendet e Ballkanit janë peng 9i nacionalizmave brenda BE-së.

"Është thënë gjithnjë se Procesi i integrimit thuhet se do të zbuste dhe do të neutralizonte nacionalizmat në Ballkan. dhe kjo është e vërtetë por ne sot jemi peng të nacionalizimit brenda Bashkimit Evropian. Shumë qeveri ndikohen nga ekstremet e djathta në vendet e tyre. Unë mendoj se Kancelaria gjermane asnjëherë nuk e ka lidhur integrimin e rajonit me politikën e brendshme. Nuk mund të them të njëjtën gjë për vendet e tjera. Presioni i brendshëm nuk është bërë kurrë politikë e jashtme e Gjermanisë", tha Merkel.

Ora 15:02
Merkel: Procesi i Berlinit nuk ka dështuar! Rama: Vendosi gurë për gjeneratat e ardhshme! Uli për herë të parë liderët e Ballkanit jo për t'u vrarë, por për të ardhmen

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Merkele nuk e kanë cilësuar si dështim nismën e Berlinit, përkundrazi si gur themeli për nisjen e komunikimi jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë, por të gjithë rajonit që të shohë drejt së ardhmes dhe të bashkëpunojnë.

"Jo nuk e konsideroj si të tillë , nuk mund të themi se është mbaruar ndërtimi i autostradave të synuara, por një procese që janë iniciuar dhe kemi shkëmbime. Sa i përket bashkëpunimit në n nivel të shoqërisë civile jam takuar me përfaqësues që më kanë shpjeguar si po ecin këto zhvillime ne vendin tuaj. Vuçiç dhe Rama duke pasur parasysh që nuk kanë pasur  shkëmbime mes dy vendeve edhe kur janë takuar kanë ndryshuar shumë gjëra, disa gjëra marrin më shumë kohë se sa duhet , por shumëçka është në rrugën e duhur.", tha Merkel


Unë besoj se duhet të shikojmë këtë proces në një kontest historik. Kur kancelarja  na ftoi në 2014 në Berlin, ishte hera e parë në historinë shekullore të këtij rajoni që liderët e rajonit uleshin në këtë tryezë as për t'u varë dhe as për të folur për të shkuarën, por për të parë drejt së ardhmes. Ky proces i hapi rrugë një komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë në funksion të zhvillimit rajonal në kushtet ku nuk ishin takuar kurrë edhe pse ishin afër. Procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vet dhe mekanizmat ne fushën e investimeve janë të avashtë, por dhe Ballkani i hapur si nismë e  3 vendeve synon të përfshijë të 6 vendet dhe është rezultat i procesit të Berlinit. Nga bashkëpunimi dhe komunikimi ne mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët, edhe konfliktet e trashëguara me vite me procesin e  Berlint kanë më shumë zgjidhje, Në historinë e  këtij rajoni Merkel ka vendosur një gurë kilometrik për gjenerata të tëra. Jo që nuk është dështim, por një vizion afatgjatë për të realizuar të që kancelarja e pa e para. Kancelarja vjen nga një e shkuar që është e ngjashme me tonën, kjo ka bërë që qasja e Gjermanisë ndaj rajonit të jetë unikale. Uroj që kushdo që do të marrë stafetën të mos i kthejë kurrizin rajonit, por sido që të shkojë puna në Berlin, rajoni e ka marrë kthesën dhe Ballkani e Hapur është kthesa e dalë nga procesi i Berlinit", tha Rama

Ora 14:49
Merkel: Në Ballkan vendet janë më afër se në të kaluarën! Përshendes projektin për tregun e përbashkët rajonal, të gjitha qeveritë të bashkëpunojnë

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se i vjen keq që nuk është bërë e mundur hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Kryeministrin Rama edhe pse janë plotësuar kushtet të gjitha.

Merkel ka përshëndetur edhe projektin për tregun e përbashkët në Ballkan.

"I dashur Edi Rama, unë dua t'ju falënderoj në rolin e Kryeministrit që në pjesën e parë të ditës mundëm të kishim një bisedë bilaterale. Uroj dhe përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të hapur negociata. Kjo nuk u bë për shkak të vetos së Bullgarisë dhe për këtë me vjen keq.

Shumëçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. Më parë situata nuk ka qenë. Bashkëpunimi në shumë dimensione është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme. Kemi folur shumë projekte infrastrukturore. Nëse këto vende do të bashkohen me BE-në do të duhet të përmbushin kushtet për neutralitetin e klimës. Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal, me 4 liritë siç i quajmë. Jo të gjitha vendet bashkëpunojnë njëlloj por sa më shpejt t'i bashkohen aq më mirë do të ecë procesi i Berlinit. Edhe një herë e theksoj se procesi i Berlinit nuk e zëvendëson procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ishte diskutim konstruktiv dhe tani do vijoj bisedat me to. Në 6 tetor do takohemi  saërish në presidencën sllovene. Ishin biseda të mira. Është diçka tjetër procesi i bsashkëpunimit në nivel rajonal një ide e pranuar nga BE. Unë këtë e përshëndes. Zemra ime rreh për këtë rajon. Ndoshta do të më ngacmojë dielli të vij dhe të nxis dhe më nga afër këto zhvillime", tha Merkel.

Ora 14:45
Rama: Merkel ka bërë më shumë se kushdo për rajonin! Sot Ballkani është një vend më i mirë fal procesit të Berlinit

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kancelarja Merkel ka shprehur të gjithë mirënjohjen dhe vlerësimet për punën që ajo personalisht por edhe Gjermania ka bërë jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë rajonin e Ballkanit. Teksa vlerësoi  nisjen e procesit të Berlinit nga Merkel, Rama tha se sot Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë se para këtij procesi. Ai  e cilësoi sot një ditë të bukur që Merkel vizitoi Tiranë, por edhe një ditë të keqe për faktin se kjo është edhe takimi i lamtumirës me largimin e Merkel nga politika.

"Do të them që kjo është njëkohësish një ditë e bukur për ne dhe një ditë e trishtuar. E bukur sepse kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, shqiptarëve dhe njëkohësisht e trishtuar sepse në një farë mënyrë kjo është edhe vizita e lamtumirës e Angela Merkel i kancelares së Gjermanisë. unë besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës  më shumë se sa kancelarja gjermane dhe ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem, se pse nuk i ka qejf fjalime me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me atë që ajo bëri duke iniciuar procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjeshtë për të kaluar një fazë disa vjeçare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku dhe përtej të gjitha rezultateve konkret në aspektin e fushave që mbulon procesi i Berlinit arritja më e madhe është vendosja  enjë frymë bashkëpunimi, bashkëveprimi të së ardhmes së përbashkët. Sot ishte privilegj që kancelarja të ishte ne Tiranë, në pamundësi për të vizitat të gjithë vendet dhe këtu të kishim takimet bilaterale me liderët e rajonit tonë dhe i shpreh mirënjohje për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe për të që kancelarja personalisht ka bërë për rajonin. Nga an tjetër duke e respektuar maksimalisht faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermanin prej shumë vitesh, por q ë asnjëherë nuk ka munguar t'i jap zemër politikës europiane, por njëkohësisht është gjermane dhe kohën e ka të shtrenjtë, Sot Ballkani është një vend shumë më i mirë se sa ishte para se Merkel të niste procesin e Berlinit", tha Rama

K.T./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Napolon Zerva: 14/09/2021 13:45

    Edhe ti Rama do shkarkohesh nga Sorrosi, sic po shkarkohet Merkeli... Mbaji mend keto fjale! Sorrosi eshte perandori, ndersa ju jeni diktator te perkohshem! MALAGA! Ky vend nuk behet! IKNI nga Alvania!(Ndersa ju vllezerit e mi vorioepirot, domethene grek si suljotet me fustanella ... greke, mos ikni! Do e fitojm betejen. Fushata propagandistike me komente ne portale lajmesh, dhe me artikuj ne portalet tona, po jep efekt te shkelqyer te turkoshqiptaret idiota... sic ka efekt te shkelqyer edhe fushata antivaksine! Se shpejti do e rrezojm Ramen me protesta, dhe ndoshta ne pushtet vjen ndonje miky yne tolerant ndaj kerkesave tona. Vdekje turkoshqiptareve!) Efharisto!

    Përgjigju
    • Bravo: 15/09/2021 05:24

      Te lumte goja. Bravo

    • Marko Bocari: 15/09/2021 00:41

      @Napoleon Zerva Kur shqipja jehonte ne zemer te Athines dhe arvanites/shqiptaret clironin greqine se pederastet grek bythen e kishin per tjeter gje e jo per lufte, gjyshja jote ja merte ne gohe(cibuqi) Ali Pash Tepelenes. Shko ha suflaqe dhe pajdhaqe dhe hajde bli bar ose miell te ne se prap iliro/shqiptaret ne byth ju qijne. E peshtyn apo e kapercen , re pushti?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit