Rama tregon historinë me zyrtarin e BE: Kërkonte mbrojtje me kallash në Rinas...këtu mund të vidhesh vetëm nga hotelet ndërkombëtare

Këtë ta martë po zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve Konferenca e 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri Rama i cili ka falenderuar të gjithë të pranishmit dhe ka thënë se është besim plotë që do të arrihen rezultate serioze në përfundim të kësaj konference.

Por në fjalën e tij kryeministri Rama ka shënjestruar edhe hotel ndërkombëtare në Shqipëri. Duke folur në këtë konferencë Rama ka dalë jashtë fjalimit të që kishte para përgatitur. Ai ka folur rreth një vizite në Shqipëri të një personaliteti nga Bashkimi Evropian i cili kishte patur frikë fillimisht. Kryeminitri tregoi se i ishte dashur ta shoqëronte me eskortë të blinduar, por më pas ai kishte mbetur i habitur me Shqipërinë dhe kishte thënë se priste gjithçka ndryshe.

Kryeministri deklaroi se në Shqipëri asnjë i huaj nuk është prekur dhe nuk do të preket. Duke 'thumbuar' hotelt ndërkombëtare, kryeministri tha se e vetmja gjë q ëmund të vjedhë të huaj janë pikërisht këto hotele ndërkombëtare.

“ E vetmja mënyrë si mund të të vidhnin në Tiranë është te faturat e hoteleve ndërkombëtare se ju tarifojnë siç nuk ju kishte shkuar mendja dhe pastaj fshihen në steriotipin e saj. Në vendin tonë asnjë i huaj nuk preket. Paragrafi ynë është që Shqipëria e shqiptarëve i përket zotit dhe të ftuarve dhe në qoftë se nuk vjen zoti vetë i ftuari është zoti. E vetmja gjë që mund t’ju them është kujdes me faturat celulare”, theksoi kryeministri ndër të tjera.

Më pas Rama ka thënë se të gjithë të pranishmit në këtë konferencë do të jenë të gatshëm të flasin fjalë të mira për vendin tonë duke ua sugjeruar edhe miqve.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

"Faleminderit të gjithëve. Është mikpritja që na karakterizon. Po ju flas me anglishten time të çalë që e preferoj shumë. Erdha me fjalën që më kishin parapërgatitur dhe mu duk i mërzitshëm. Por duhet të falenderoj kryetaren për të ikur nga fjalimi i parapërgatitur. U uroj mirëseardhjen të gjithëve. Ju nuk e dini ndoshta por një vend im për vendin tonë pasi. Miqtë tanë po luftonin me njëri tjetrin në Bruksel. Përpara pak kohësh më erdhi një mesazh nga një person VIP që është përgjegjës ku kalojë vipat ne Aeroport. Mendova se është zjarr në aeroportin e Rinasit. E kapa telefonin dhe dëgjova që do të vinte një person nga BE së bashku me gazetar. Ai nuk pranonte të dilte nga ambienti i vipave pë të ardhur në Tiranë. Ky person do që të shoqërohet me roje dhe që kanë armë të vërteta, dhe që i gjithë shoqërimi të ketë makina të blinduara. Ai tha se nuk do pistoleta po kallashnikovë. It thash thuaj që nuk bëhet dhe të kthehet nga ka ardhur. Pas 45 minutash me shoqërimin e madh që u bë erdhi. Dhe të bëjë një deklaratë të fortë që Shqipëria të bëjë deklaratë , erdhi të më takonte. Fjalia e parë që më dha : Kryeministër ju detyrohem një falje sinqerisht se kam udhëtuar në shumë vende por në asnjë herë nuk kam përjetuar nga ajo që prisja dhe ajo që pashë. Është ndryshe nga ai vend që do të gjeja. Imagjino që mbrëm kam ecur në Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar. I thash se në Shqipëri ka gra të mbuluara por asgjë më shumë sesa kaq. Ja pra shumë që keni ardhur nga jashtë nuk e dinit se si është Tirana. Jam i sigurt që shumë prej jush menduat që do të merrnin ndryshe E vetmja mënyrë si mund të të vidhnin në Tiranë është te faturat e hoteleve ndërkombëtare se ju tarifojnë siç nuk ju kishte shkuar mendja dhe pastaj fshihen në steriotipin e saj Megjithatë që nga 1991 që ishte Korea e veriut e Evropës. aty kishte një berber që priste dhe u priste flakët anëtarve të delegacioneve që nuk ishin të rregullt.  Që prej 91 ne e hapëm Shqipërinë. Patëm vështirësi. Por nuk u prek asnjë i huaj, kjo na vjen nga larg. Shtëpia e Shqiptarit i përket zotit dhe të ftuarit.  Shpreh mirënjohjen time te thellë për gjithçka që bëni ju në një momente të qytetrimit tonë. Që përballet me sulmin më kërcënues për të dhënat personale dhe për privatësinë personale. Nuk e di nëse do t'ja dalim mbanë në këtë luftë. Jetojmë në një epokë ku nuk është turp që të veprojsh në mënyrë të turpshme e të flasësh në mënyrë të turpshme. Lufta kundër kësaj është thelbi. Së pari falemindreti komisionerit. Faleminderit që keni sjellë këtu ekspertizën tuaj. Kur të ktheheni në vendet tuaj do ti shtoheni listës që do tu thoni miqve që kur t'ju pyesin si jeni kthyer nga Shqipëri do tu thoni atyre Kam parë gjëra që nuk keni për të besuar."

Prej 40 vjetësh, Konferenca Ndërkombëtare është platforma udhëheqëse botërore në politikëbërje dhe në hartimin e standardeve për mbrojtjen e të dhënave personale. Ditën e djeshme në këtë konferencë mori pjesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili vuri theksin se Shqipëria duhet të ofrojë garanci të plotë në mbrojtjen e privatësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/10/2019 10:42

    Shum mir ua bëri ”mushka ashtu i do drutë”

    Përgjigju
  • Mili bilja: 23/10/2019 11:51

    O mili ruaj hanxharin Edit se është BURR shteti jo malok kriminel si salheu jot.

    Përgjigju
  • Latifi: 23/10/2019 11:48

    Shteti nen udheheqjes e RILINDJES eshte hajduti me I madh I ketij POPULLI

    Përgjigju
  • Ilo: 23/10/2019 10:45

    Edhe nga shteti.

    Përgjigju
  • Mili: 23/10/2019 10:44

    O kryehajdut

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/10/2019 12:33

      O Mili o kodosh

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës