Nikolla në KiE: Vlerat evropiane janë të pa garantuara me Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së dhe Kosovën jashtë Këshillit të Evropës

Nikolla në KiE: Vlerat evropiane janë të pa garantuara me Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së dhe Kosovën jashtë Këshillit të Evropës

kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla në Konferenca parlamentare e Këshillit të Evropës

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla është shprehur se Shqipëria po mban radhën në portën e BE-së, që sipas saj duhet të ishte edhe shtëpia jonë.

Ditën e sotme, kryeoarlamentara ka mbajtur një fjalim në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në Athinë, ku janë diskutuar çështje të ndryshme

Nikolla e vuri theksoi në kontinentin evropian, si kontinenti i asimetrive, dhe më konkretisht në dallimin midis vlerave që qëndrojnë në themel të Këshillit të Evropës dhe qëndrimeve refraktare të disa vendeve anëtare të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Ajo u shpreh se vlerat që mbron e zhvillon organizata e madhe panevropiane, Këshilli i Evropës, janë të pagarantuara, për sa kohë që Ballkani Perëndimor do të mbetet jashtë dyerve të BE dhe Kosova jashtë Këshillit të Evropës!

Fjala e plotë e Lindita Nikollës:

Ndërsa Këshilli i Evropës, Familja evropiane, është zgjeruar në 47 anëtarë, në Shtëpinë evropiane, pra Bashkimin Europian, kanë hyrë deri tani vetëm rreth gjysma e  tyre.

E ardhmja e qytetarëve evropianë do të jetë ajo që dëshirojmë e ëndërrojmë, atëherë kur në shtëpinë evropiane do të hyjnë të gjithë kombet që përbëjnë familjen evropiane.

Vlerat rreth të cilave, ne kombet evropiane, jemi bashkuar në Këshillin e Europës, nuk mund të jetërsohen nëse politikat e zgjerimit të BE-së do të nisen jo nga meritat, por nga ambicie të tjera, të cilat përfitojnë nga parimi i konsensusit.

Këshilli i Europës do të mbetet i paplotë, derisa të pranojë Kosovën, shtetin më të ri të Europës, një shtet i ri , i krijuar nga Europa atlantike, bashkë me aleatët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Asimetria tjetër lidhet me gjendjen e  sotme në Bashkimin Europian dhe ngurrimet në hapat e zgjerimit.

Po hyjmë në dekadën e katërt të valës së demokratizimit në kontinent dhe kufijtë gjeografikë e kulturorë të Europës, janë ende larg kufijve politikë  të saj, Bashkimit Evropian. Në emër të së ardhmes së përbashkët të qytetarëve të saj, Evropa duhet të afrojë kufijtë politikë me kufijtë e saj gjeografikë.

Një pjesë e kontinentit, që para rënies së Murit të Berlinit quhej Europa Qendrore e  Lindore, edhe pse me shpejtësi të ndryshme, u integrua gradualisht në BE. Pjesa që mbeti jashtë, erdhi duke u rrudhur, në fillim Ballkani, dhe sot në atë që të gjithë e quajmë Ballkani Perëndimor. 

Si kryeparlamentare, por edhe si qytetare e njërit prej këtyre vendeve, dëshiroj të ngre shqetësimin se termi Ballkani Perëndimor, nga një term gjeografik, ka marrë sot një konotacion të qartë politik, disa herë edhe negativist. Dhe kjo ndodh ngaqë politikat e zgjerimit nuk kanë mundur të kapërcejnë dot pengesat e paragjykimet për vendet tona. Ne po mbajmë radhën para portave të BE-së, e cila duhej të ishte prej kohësh, edhe shtëpia e jonë.

Duhet ta kuptojmë të gjithë se Ballkani Perëndimor është një vlerë e shtuar dhe jo një problem i shtuar i Bashkimit Evropian.

Për t’u bindur se kjo situatë është e pamerituar, duhet të mbajmë parasysh kontributin e secilit prej kombeve europianë për Europën.

Ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë nëse do të kontribuojmë që kontinenti ynë të zbusë këto asimetri.

Të bashkëpunojmë për një kontinent që u takon njëlloj të gjithë banorëve të tij.

Ku termat “Evropa Jug-Lindore” dhe “Ballkani Perëndimor” do t’i takojnë vetëm historisë.

Ku mozaiku etnik e fetar  do të jetë një pasuri e jo një burim grindjesh e konfliktesh.

Ku udhëheqësit nuk do të grinden nëse do të pranojnë apo jo emigrantë apo të përndjekur nga jashtë kontinentit.

Kjo është Evropa që meritojnë qytetarët e saj, qytetarët tanë.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës