Konfindustria i kërkon qeverisë të hapë të gjitha bizneset para 1 qershorit: Në dy muaj dëmi ekonomik 2 mld dollarë

Konfindustria i kërkon qeverisë dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në gjithë vendin, pa pritur afatin kohor që është 1 qershori.  Sipas Konfindustrisë, dëmi ekonomik i përllogaritur në muajt mars-prill llogaritet në 2 miliardë dollarë dhe çdo vonesë e rikthimit në normalitet do të rriste faturën e dëmit.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Konfindustirsë, Gjergj Buxhuku kërkon gjithashtu dhënia e menjëhershme e lirisë së plotë të lëvizjes së qytetarëve në të gjitha qarqet e vendit.

"Vetëm në muajt mars dhe prill 2020 vlerësimet e Konfindustrisë, të pranuar edhe nga përfaqësues të ekzekutivit, kanë përllogaritur një dëm ekonomik prej më shumë se 1,2 miliardë $ për ekonominë formale dhe mbi 2 miliardë $ për ekonominë reale të Shqipërisë.  Nga vlera e mësipërme të paktën 350 milionë $ përllogariten të jenë dëme të shkaktuara drejtpërdrejtë nga keqmenaxhimi i krizës. Fatura e mësipërme po vazhdon të rritet me çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë vonesë drejt rikthimit në normalitet", thuhet në njoftimin e Konfindustirsë.

Konfindustria thekson se pavarësisht se Shqipëria, nuk kishte asnjë pasojë nga pandemia globale Covid 19, është vendi i fundit, në lehtësimin e masave shtrënguese.

"Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetëra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njëjta gjendje është edhe për vendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet të plotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurrencës të ekonomisë shqiptare", thuhet në njoftim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit