Konfirmohet në detyrë kryetari i Apelit të Gjirokastrës Dritan Banushi

Konfirmohet në detyrë kryetari i Apelit të Gjirokastrës Dritan Banushi

Është konfirmuar në detyrë kryetari i gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Dritan Banushi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) pas shqyrtimit të fakteve të mbledhura për Banushin vendosi konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi.

KPK konstatoi disa probleme për Banushin por kryetari i Gjykatës së Apelit i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për sa i përket pasurisë duke dhënë shpjegime për pronat e paluajtshme, vërtetësinë e deklarimeve për personat e lidhur dhe duke paraqitur një analizë financiare të përpiluar nga një ekspert i jashtëm për të hedhur poshtë bilancin negativ të KPK-së.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi u përball të hënën më 27 janar me procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Dritan Banushi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe përgjatë gati tre dekadave ka punuar si gjyqtar i Shkallës së Parë dhe Apelit Gjirokastër. Në vitin 2014 ai është emëruar si kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari