Konflikt mes të rinjve në Malësinë e Madhe, arrestohet 21-vjeçari, plagosi me thikë adoleshentin

Foto ilustruese

Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe pasi ka plagosur rëndë me dashje një 17-vjeçar.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Çesk Sufaj  21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

I riu gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka ndryshuar cilësia e arsimit gjatë pandemisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Talebanët 'kthehen' në identitet, paralajmërojnë berberët që të mos shkurtojnë mjekra ose do të ketë ndëshkime