Konflikt për pronën në Vlorë, vritet
me thikë 50 vjeçari nga kushëriri

Konflikt për pronën në Vlorë, vritet<br />me thikë 50 vjeçari nga kushëriri
VLORE - Një 50 vjeçar nga Selenica e Vlorës është vrarë me thikë nga djali i xhaxhait të tij pas një konflikti për motive pronësie, ndërsa është arrestuar edhe autori i krimit.

Ngjarja ka ndodhur në Selenicë të Vlorës ku viktima është se Ferdinand Mitro 50 vjeç pas një debate verbal është qëlluar me thikë nga kushëriri i tij i parë, Spiro Mitro 45 vjeç.

Ferdinanti fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ka ndërruar jete rrugës për në spitalin e Vlorës si pasojë e hemoragjisë. Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje ka prangosur autorin e krimit 45 vjeçarin, Spiro Mitro, i cili tashmë ndodhet në policinë e Vlorës.

Blutë e qytetit bregdetar vijojnë punën për zbardhjen e rrethanve të plota të ngjarjes. Gjithashtu dyshohet se autori vuante nga shëndeti mendor.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen e Selenicës 
Vlorë, rreth orës 09:00 në Policinë e Vlorës është marrë njoftim nga qendra shëndetësore e Selenicës së ka shkuar i dëmtuar me mjete prehës (thikë) Ferdinand Mitro vjec 50, banues ne Selenice, i cili  ka humbur jeten gjate rruges per ne Spitalin Rajonal Vlorë.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vend dhe brenda një kohe të shkurtur kanë identifikuar dhe kanë kapur autorin e dyshuar Spiro Mitro, 55 vjeç si dhe armën e krimit.
 
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesave të autorit dhe viktimës të cilët kanë lidhje farëfisnore (djem xhaxhallarësh)  mes tyre, pas një zënke të çastit mes viktimës dhe autorit për motive të dobëta.
 
Gjithashtu dyshohet se autori vuante nga shëndeti mendor. Materialet procedurale ju referuan organit te Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League

Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League