Konflikti Iran-SHBA/ Ish-diplomati në Report Tv: Me strehimin e muxhahedinëve Shqipëria e kërcënuar, siguria kombëtare të ngrihet në alert (VIDEO)

TIRANË- Ish-diplomati, Lisen Bashkurti në një intervistë për Report Tv ka bërë një analizë të gjithë konfliktit mes Iranit dhe SHBA-vë që ka arritur kulmin ditëve të fundit dhe ndikimin mund të ketë në Shqipëri kjo krizë e gjithanshme. Bashkurti shprehet se Shqipëria është target i mundshëm i çdo kërcënimi, pasi me strehimin e opozitës politike iraniane (muxhahedinët) është rreshtuar hapur kundër regjimit të Iranit. Për këtë arsye, Bashkurti ka deklaruar se siguria kombëtare në Shqipëri duhet të jetë në nivele alerti dhe të forcohet bashkëpunimi për shkëmbimin e informacioneve mes shërbimeve inteligjente të vendit tonë dhe aleatëve, SHBA- NATO. 

"Shqipëria ka ndjekur linjën e perëndimit, më veçanërisht të SHBA-së. Shqipëria ka krijuar një hapësirë për opozitën iranie, muxhahedinët,për këtë arsye është target i mundshëm i çdo kërcënimi.

Vendi ynë  i përfshirë direkt nga reagimet e faktorit ndërkombëtar. Shqipëria nuk mund ta konsideroj veten larg nga ky rajon, të merren masa për sigurinë në vend, gjithçka është e mundur. Shqipëria është kundër regjimit politik të Teheranit, edhe pse vendi ynë ka qenë shumë korrekt. Unë do të sugjeroja që sistemi i sigurisë kombëtare të jetë në gjendje alerti. Ushtria, Shërbimet inteligjente, të forcojnë bashkëpunimin me aleatët, SHBA dhe NATO dhe masa të veçanta, duke qenë se jemi në marrëdhënie krize me Iranin, me strehimin e opozitës politike të Iranit. Rreziku i krizës mund të reflektohet edhe në Shqipëri", tha Bashkurti.

Bashkurti e sheh vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, si kulmin e acarimeve të marrëdhënieve mes Iranit dhe SHBA-së, megjithatë në parashikimin e tij, marrëdhënie mes dy vendeve sipas tij nuk pritet të përkeqësohet më shumë dhe për këtë ka dhënë argumente.

"Është shumë e vështirë të parashikohet çfarë drejtimi do të marrin ngjarjet, kemi një ritensionit të krizës. Teherani dhe SHBA kanë treguar se nuk janë për një përshkallëzim të shpejtë të situatës. Irani pas sulmeve thotë se po mbrohet, nuk po sulmon", tha Bashkurti për mikrofonin e Report Tv.

Si një ish- diplomat, njohës i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bashkurti ka bërë një përmbledhje të marrëdhënieve të acaruar mes Iranit dhe SHBA-së që kanë zanafillën e tyre që 40 vite më parë, historiku i këtyre raporteve dhe pozicioni që ka marrë faktori ndërkombëtar në këtë konflikt.

"40 vjet me marrëdhënie të ngrira, në 1995 SHBA imponuar edhe sanksionet kundër Iranit. pati një përpjekje nga Obama për marrëveshje, lidhur me programin bërthamor, por sërish situata me ardhjen e Trump dhe përfshirjen e Sirisë, kriza e rajonit është ri përkeqësuar. Disa vite më parë SHBA i hoqi sanksionet, pas 2018 situata është përkeqësua. Ka shumë grupe tribale, struktura terroriste, ka përpjekje për ndërhyrje politike. Vrasja e gjeneralit shënoi kulmin.

Iraku është një konglomerat, politike religjioze, ushtarake. Janë tre komunitete fetare, shiitë kryesisht mbështete Irani me elementë të fanatizmit, synitë, por që kanë më pak influencë dhe janë kurdët. Ka një sërë strukturat ushtarake dhe organizata terroriste ISIS që krijojnë elementë të paqëndrueshmërisë. Irani është shteti kryesor destabilizues i rajonit, prandaj perëndimorët kanë sulmuar.

 Rusia ka qenë pro regjimit të Iranit, ka mbështetur fuqishëm sundimin e Bashar al-Assad, ka mbështetur forcat e aksit t së keqes. Kemi dhe përfshirjen e Turqisë, që është afruar më së shumti me Rusinë dhe Iranit, me Erdogan dhe që tha se Irani është shtëpia ime e dytë. E përfshirë në krizë edhe Kina, ndonëse pak më e tërhequr. Izraeli një nga shtetet më të kërcënuara nga Irani, madje ka kërcënuar se do e heqë nga harta politike se mbështet SHBA-në", përfundoi Bashkurti.

B.K./m.v./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'i përgjigjen shqiptarët thirrjes së Ilir Metës për protestë më 2 mars?

Komento

Komente

  • Eri: 09/01/2020 10:12

    Po shyqyr qe po e shikojme fytyren e Listen Bashkurtit,ketije njeriu te zgjuar qe sot Ka nevoje me shume SE kurre Shqiperia per njerez te tille.Perse Valle njerzit e mencur te ketij vendi Jane menjanuar duke I Lene ne hije nga kjo e keqe kupole politike,,CA behet keshtu,Listen Bashkurti eshte nder me te miret qe duhej te ishte rreshtuar ne ngritjen dhe formimin demokratik te Shqiperise SE lodhur.

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/01/2020 16:06

    Përse i strehon vendi ynë muxhahedinet? Nuk kemi pune ne të strehojme të tillë. Të shkojne ku te duan. Na lini rehat se boll halle ka vendi!

    Përgjigju