Rama ia thotë në sy Lavrov-it: Aleatë krenarë me NATO e SHBA (askush s'na detyron)! Do rishikoj marrëveshjen me Rusinë që u 'harrua' 16 vite më parë

RUSI -  Në vizitën e tij të parë në Rusi, në cilësinë e kreut të Prezencës së OSBE-së, kryeministri Edi Rama, përkrah ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se nuk është sekret, që marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel mjaft të ulët. Nga Moska, në një konferencë me kreun e diplomacisë ruse, Rama tha se Shqipëria është e pozicionuar krah aleatëve, NATO, SHBA dhe BE, jo si një detyrim për të ecur para në rrugën integruese të vendit tonë në familjen e madhe europiane, por zgjedhje për të qenë aleatë krenarë, siç ai theksoi. "Do ta shënoj në CV" - tha Rama që korrigjoi një herë ministrin rus, por Lavrov tha se ishte përkthim i gabuar për pjesën e aleancës së detyruar me SHBA dhe BE. "Nuk mendoj që Rusia është armik për askënd me të cilët ne jemi përkrah, ndonjëherë është konkurrent kërcënues, por jo një armik, prandaj kemi shumë gjëra që mund t'i shohim pa pretenduar të ndryshojmë themelet, dhe pa pretenduar që Rusia të ndryshojë gjërat e veta themelore", u shpreh kryeministri Rama, teksa theksoi se do të ketë sërish takime e komunikime mes tij dhe Lavrov.

Duke cituar ambasadorin rus, Rama tha se komunikimet e fundit Tiranë-Moskë kanë qenë prej largimit të Stalinit, por Lavrov tha se ka qenë vetë si kryeministër në vitin 2004 në Shqipëri, ku ka firmosur një traktat  miqësie me ministrin e jashtëm në atë kohë (që ka qenë Kastriot Islami), por se ishte pala shqiptare që e harroi atë dokument pa ratifikuar. Kryeministri Edi Rama tha se me t'u kthyer në Shqipëri do ta rishikojë këtë dokument, edhe pse të qeverisë së mëparshme, për ta bërë efektiv si shenjë të bashkëpunimit me Rusinë, për të cilin të dy liderët ishin një zëri se duhet zhvilluar më tej. 

Sa i përket konfliktit Rusi-Ukrainë Rama tha se prioritet i Shqipërisë në kryesinë e misionit të OSBE-së, do të jetë vëmendja ndaj qytetarëve të prekur nga konflikti, teksa të mëdhenjtë siç u shpreh ai, mundohen të sjellin zgjidhje paqësore.

Rama tha se Shqipëria radhitet përkrah aleatëve të saj të mëdhenj, për sanksionet, ndërsa sa i përket çështjes së Kosovës ai tha se "sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë". Megjithatë kreu i qeverisë theksoi se "nuk do të kenë asnjë ndikim në këtë pikë".

VIDEO/Konferenca e plotë e Ramës me Lavrov

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
Rama: Qëndrimi ynë për Kosovën i qartë! Është në të mirë të Serbisë ta njohë ashtu siç është

Kreu i qeverisë Edi Rama, nën cilësinë e kreut të OSBE, tha në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm rus se qëndrimet e dy vendeve janë shumë larg lidhur me pavarësinë e Kosovës, pasi siç ai tha është edhe në të mirë të Serbisë që të njohë shtetin e Kosovës ashtu siç është

"Diskutuam rreth kësaj dhe po flasim me ju publikisht. Ne jemi shumë larg duke qenë se qëndrimi ynë është shumë i qartë. Unë mendoj se është në të mirë të të gjithëve edhe të Serbisë që të njohë Kosovën ashtu si është. Ne kemi mbështetur gjatë gjithë kohës dialogun por jo duke e nisur me parimin e gabuar se kjo njohje nuk ka ndodhur asnjëherë. Është e vërtetë ajo që tha ministri se ka shumë aspekte të marrëveshjes të realizuara. I shpjegova ministrit se na duhet të nisim marrëveshjen dhe të kuptojmë se palët e fajësojnë shumë njëri tjetrin. Unë do t'i thoja ministrit që vullneti i njerëzve nuk mund të jetë me standarde të dyfishta. Dhe për një popullatë si ajo shqiptare që ka jetuar nën sundimin e një shteti që nuk e kishte zgjedhur për të qenë aty. Nuk e shoh të drejtën pse të tjerët duhet të kenë shtetet e tyre dhe Kosova mos ta ketë", tha Rama.

Ora 13:26
Ministri i Jashtëm rus: Ky është hapi që duhet të bëjë Kosova për të ndryshuar qëndrimin tonë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi se krijimi i bashkive serbe në Kosovë do ishte një hap më shumë për respektimin e serbëve që jetojmë në Kosovë duke sjellë kështu një ndryshmit të qëndrimit të Rusisë për njohjen e pavarësisë së saj.

Gazetari: Ju përmendët Kosovën. Do doja nëse Rusia ka ndonjë arsye të re për të mos njohur Kosovën? A mendoni se një ditë Rusia do të njohë pavarësinë e Kosovës?

Lavrov: Ju pyetët nëse unë mund të mendoj ndonjë datë kur Rusia do të njohë Kosovën. Duhet të ketë zbatim të asaj për të cilën biet dakord. Ka një rezolutë. Krijimi i bashkive serbe në Kosovë do ishte një hap përpara për respektimin e atyre serbëve që jetojnë në Kosovë. Marrëveshja është arritur 6 vjet më parë. Prishtina e refuzon. Ne e promovojmë dialogun ,por kolegët tanë nga BE nuk kanë arritur të sigurojmë implementin e kësaj marrëveshjeje.

Ora 13:25
Gazetarja i kërkon Ramës të zgjidhë sanksionet për 'Russia Today' në Estoni! Lavrov: Jeni në kontroll të gjithçkaje këtë vit (Të qeshura në sallë)

Një gazetare nga Estonia i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama nëse mund të marrë në dorë sanksionet që i janë vendosur në vendin e saj Russia Today.  Por batura e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov ka shkaktuar të qeshura në sallë.

Gazetarja: Në Estoni qeveria po ndjek qytetarët që punojnë për agjencinë ruse Sputnik Estonia, është pjesë e agjencisë federale Rusia Today, policia dhe qeveria estoneze që është nga një vend i Bashkimit Evropian, ka interpretuar ligjin për sanksionet që thotë saktësisht se kush është subjekt. Estonia e ka vendosur në listën e këtyre sanksioneve dhe para fundit të 2019 kanë dërguar letra për qytetarët e Estonisë duke u kërkuar që të gjitha marrëdhëniet e punës me qytetarët rusë të ndërpriten në të kundërt do të dënohen. Pas kësaj, qytetarët tanë kanë qenë subjekt i ndërprerjes së këtyre kontratave. Pas kësaj policia mbylli zyrat, në vjeshtë shërbimet speciale të Estonisë detyruan bankat të ndërprisnin transaksionet, s’kishim paga pas kësaj, a mund ta merrni nën kontroll këtë situatë, pasi pas kësaj situatë nuk mund ta quajmë më Estoninë si një vend të lirë demokratik”.

Rama: Në fakt nuk e di, a është interpretja që më kërkoi ta merrja situatën nën kontroll?

Lavrov: Tha që ishte vetëm një mesazh

Rama:  Po por ajo thotë në fund merre situatën nën kontroll

Lavrov: Jeni në kontroll të gjithckaje për këtë vit (shkakton te qeshura)

Rama:  Ah do të doja por jo, nuk jam, dhe më mirë edhe 

Ora 13:13
Lavrov zbulon marrëveshjen në 2004 në që Shqipëria la në 'sirtar', Rama: Kur të kthehem do shikojë (VIDEO)

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë është fakt se janë në një nivel mjaft të ulët, tha kryeministri Edi Rama nga Moska duke theksuar pozicionimin e vendit tonë krah aleatëve, SHBA-ve dhe BE-së, jo si një detyrim, por zgjedhje për të qenë aleatë krenarë, siç ai theksoi. Në një konferencë të përbashkët në Moskë, me kreun e diplomacisë ruse Sergey Lavrov, kreu i qeverisë shqiptare tha se marrëdhëniet dhe komunikimet politike mes dy vendeve janë shkëputur që në kohën e ikjes së Stalinit, duke cituar çka ambasadori rus i tha para së të mbërrinte në Rusi.

Por ministri i Jashtëm Lavrov, tha se në vitin 2004 ai ka qenë personalisht në Shqipëri në statusin e kryeministrit, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Lavrov tha se kanë nënshkruar një traktat miqësie në atë kohë, por që nuk u ratifikua pasi "pala shqiptare e harroi këtë dokument".

Duke marrë sërish fjalën, kryeministri Edi Rama tha se me t'u kthyer në Shqipëri do ta rishikojë këtë dokument, edhe pse të qeverisë së mëparshme, për ta bërë efektiv si shenjë të bashkëpunimit me Rusinë, për të cilin të dy liderët ishin një zëri se duhet zhvilluar më tej.  Në atë kohë qeverinë e ka drejtuar Fatos Nano, ndërsa ministër i jashtëm ka qenë Kastriot Islami, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, ironizoi Kastriot Islamin kur tha se "ministër i jashtëm në atë kohë ka qenë lideri i sotëm i opozitës".

(Dy liderët tentojnë t'i përgjigjen në të njëjtën kohë pyetjes së gazetarëve...)

Rama me batutë: Është gabimi i fundit që do të bëja të flisja përpara teje.

Lavrov: Ne do të zhvillojmë marrëdhëniet sa më intensivisht që të duhet, por është pala shqiptare që vendos për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve. Zoti kryeministër përmendi detyrimet që Shqipëria ka karshi NATO-s dhe SHBA-ve, sidomos si aleate e tyre. Ne i dimë, i njohim qëllimet e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE dhe kuptojmë që është një realitet politik. Megjithatë ka shumë shume shembuj dhe besoj se Shqipëria mund të jetë një prej tyre shembujve ku detyrimet e ndalojnë krijimin e marrëdhënieve të mëtejshme qoftë edhe përfituese të ekonomisë, të tregtisë, që do të lejonin zhvillimin e kontakteve në fushën humantirare, kulturore, e kështu me radhë. e më tej këto marrëdhënie miqësie të mira...Nuk shoh arsye pse të mos zhvillohem

Rama: Unë do ta shënoj në CV që kam korrigjuar një herë zotin Lavrov. Nuk janë detyrime, janë zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj në NATO, BE dhe SHBA sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse zgjedhim ta bëjmë, askush nuk na detyron, zgjedhim ta bëjmë dhe jemi krenarë që i përkasim kësaj familje të madhe.

Lavrov: Korrigjon përkthyesin, jo mua

Rama: A, e sheh pra...Fantastike ta mbaj parasysh këtë dhe që të korrigjoj këtë e kam bërë edhe në përvojat e mëparshme ministër.

Rama: Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë nuk është sekret, është fakt që marrëdhëniet tona janë në nivel mjaft të ulët. Mu tha nga ambasadori rus përpara se të vija, që Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk kam pasur një telefonatë mes Tiranës dhe Moskës qysh prej shumë vitesh tha ai, por ma ha mendja qysh prej largimit të Stalinit, se kur iku Stalini ju lamë dhe ne, për t'i mbetur besnik atij dhe ideologjisë së tij. Kjo tregon gjithçka, asnjë telefonatë e lërë më vizita e takime. Kjo mund të trajtohet sepse sinqerisht nuk mendoj që Rusia është armik për askënd me të cilët ne jemi përkrah, ndonjëherë është konkurrent kërcënues, por jo një armik, prandaj kemi shumë gjëra që mund t'i shohim pa pretenduar të ndryshojmë themelet, dhe pa pretenduar që Rusia të ndryshojë gjërat e veta themelore. Ne jemi të qartë për këtë, Rusia është e qartë për këtë, dhe kaq. Por ne do të përpiqemi dhe së fundi në radhë por jo nga rëndësia, të kemi raste të takohemi sërish me ministrin dhe të vazhdojmë të lexojmë së brendshmi encikplopedinë e punëve të jashtme të Rusisë, është një privilegj që jo të gjithë e kanë.

Lavrov: I nderuar zoti kryeministër, kur bëhet fjalë për telefonatat me gjasë ajo që ju përmendet reflekton gjërat reale. Përsa i takon takimeve perosnale, në 2004 menjëherë pasi u emërova kryeministër, bëra një takim në Tiranë, e më pas nënshkruam një traktat miqësie dhe bashkëpunimi me ministrin e Jashtëm të asokohe. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë këtë dokument, e harroi këtë dokument, por ekziston, është gati, dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që të kemi parime të qarta të marrëdhënieve tona. Megjithatë jam i sigurt që do të komunikojmë përgjatë këtij viti përmes telefonit e do të diskutojmë cështjet e OSBE, jemi të gatshëm për këtë. 

Rama: Në fakt telefonatat thash që nuk janë bërë por do të bëhen me ju, do të vazhdojmë të komunikojmë. Ka pasur një marrëveshje të nënshkruar midis jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës, sepse ka qenë ministër i jashtëm i asaj kohe. Por më duhet t'i mbetem parimit, gjithçka është miratuar nga qeveria e mëparshme, nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale. Kështu që kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t'iu dëshmoj se them çfarë bej dhe bëj çfarë them.

Ora 13:11
Rama: Nuk do sjellim nisma të reja për zgjidhjen e konfliktit, do bëjmë më shumë për njerëzit, teksa të 'mëdhenjtë' flasin

1582718623_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se fokusi i kryesimit të OSBE-së do të jetë vëmendja ndaj qytetarëve të prekur nga konflikti, teksa të mëdhenjtë siç u shpreh ai, mundohen të sjellin zgjidhje paqësore.

"Imagjinoje nëse do të dilja me një nismë të re pasi kemi marrëveshje formula, nuk mendoj se na duhen nisma të reja, na duhet zbatimi i atyre që kemi. Ajo çfarë sjellim nuk është nismë e re, por puna për të nxitur zbatimin e asaj që ekziston. Nëse vijojmë të shpikim gjëra të reja ndërkohë që nuk zbatojmë atë që kemi do të vazhdojmë të shkatërrojmë besimin, apo fidanët e besimit që kanë mbirë nga një progres i vogël disi. Unë përgëzoj presidentin që po ecën përpara me shumë kurajë, e po fillon që të japë rezultatet në shkëmbimin apo lirimin e të burgosurve. Mbështes çdo marrëveshje, sepse në të kundërt të gjithë atyre që nuk duan të bëjnë përparim, do t'u japë argumente për të thënë jo. Besoj që kurdoherë që ka vullnet ka rezultate. Kontributi ynë do të jetë në këtë drejtim, për ne është me rëndësi të bëjmë më shumë për njerëzit e zakonshëm ndërkohë që të mëdhenjtë përpiqen të zgjidhin gjërat e mëdha, me të cilat jemi shumë të lumtur të ndihmojmë, por që nuk mendoj se kemi kapacitetin për t'i zgjidhur të vetëm, apo nuk jemi më shumë kapacitet se ç'kanë ata për t'i zgjidhur. Është turp që në kontinentin e sotëm, njerëzit vuajnë si të lënë në mes të askundit, të harruar edhe nga Zoti jo vetëm nga njerëzit. Kjo është asjo që mund të sigurojmë ta çojmë përpara", tha Rama.

Ora 12:52
Rama: Sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne (VIDEO)

Nga Moska kryeministri Edi Rama tha se prioritet i Shqipërisë në kryesinë e misionit të OSBE-së, është të përpiqet për paqe në zonat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Po ashtu, Rama tha se Shqipëria radhitet përkrah aleatëve të saj të mëdhenj, NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së për sanksionet, ndërsa sa i përket çështjes së Kosovës ai tha se "sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë". Megjithatë kreu i qeverisë theksoi se "nuk do të kenë asnjë ndikim në këtë pikë".

"Si kryetar i radhës i OSBE unë jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm, siç ministri Lavrov theksoi, siç edhe ne në Shqipëri e dinim qysh prej ditës së parë, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe të bashkëpunimit të mundshëm dhe në këtë formë ne trajtuam së bashku me ministrin një sërë çështjesh kryesore në axhendën e OSBE që ndikojnë në sigurinë e Rajonit tonë. Është me e lehtë ta thuash se ta bësh kur i kalon çështjes, është e lehtë të thuash që na duhet një bashkëpunim mes palëve e qeverive, por nuk është kaq e lehtë ta shohësh të realizohet në mënyrë të qëndrueshme. Na duhet përpjekje e besueshme për të përmbushur detyrat. Ndërkohë që formulat marrëveshjet janë të pranishme për tu zbatuar njerëzve u duhet të jetojnë, të kalojnë natë pas nate dhe ajo çfarë kam parë me sytë e mi në zonën e konfliktit, ishte asgjë më pak sesa ndjesia sikur ishe në setin e një filmi të madh hollivudian për apokalipsin. Zgjidhja e kësaj krize është përparësi kryesore e kryesisë sonë. Ne do të mbështesim të gjitha përpjekjet për të ecur drejt zgjidhjes paqësore. Jo gjithçka është e zymtë, ka disa gjëra të mira, mund të duken të vogla por janë të mëdha për jetët e kaq shumë njerëzve, të mijëra civilëve që u duhet të përballen me jetesën në të cilën shkojnë nga njëra anë në tjetrën. Mbështesin plotësisht marrëveshjet e Minskut dhe besojmë se zbatimi i tyre, pa por, është thelbësor për të ecur përpara. Një armëpushim i plotë dhe i qëndrueshëm është thelbësor. Misioni i OSBE duhet të ketë akses të papenguar për të plotësuar misionin e vet. Rusia është pjesëmarrës kyç në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Ne jemi anëtarë krenar të NATO-s, aleat krenar i SHBA dhe BE, qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për sanksionet. Por dua të them se është shumë e qartë për ne, si kryesi e ne do të përpiqemi deri në fund të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e  Kosovës, se në këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita e qeverisë është e qartë, sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë", tha Rama.

Ora 12:52
Ministri i Jashtëm rus: Nuk ulemi në diskutim pa u përmbushur marrëveshja e Parisit! Nuk bëjmë një hap para dhe dy pas

1582717558_klavrov.jpg

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi se Rusia nuk do të tërhiqet nga    qëndrimi i saj pa u përmbushur marrëveshjet e arritura në Paris. 

"Nuk është hera e parë që udhëheqësit e Ukrainës kërkojnë rishikim të marrëveshjes së MINSKUT. Ata kanë kërkuar që marrëveshja të rikonsiderohet por nuk kanë bërë asgjë. Të gjitha strukturat duhet të marrin nën kontroll situatën. Duhet zgjidhje demokratike. Ne i kërkojmë kolegëve tanë të shohim këtë situatë dhe të tërheqin kërkesën e tyre. Miqtë ukrainas përmendën Slebonjan dhe ka pasur ndoshta zona ku ka pasur pastrim etnik por ata e kanë marrë si shembull për zgjidhjen e situatës së Donbasit. Sa i takon takimit të Normandisë, mund të dëgjojmë shumë deklarata për Ukrainën. Kemi thënë se duhet të punohet në kuadër të formatit të Normandisë. Janë marrë një sërë vendimesh. Duhen zbatuar detyrimet e parashikuara. Në Paris u hartua një dokument, ku përcaktonte detyrat e palëve në terren. Shpresoj fort që udhëheqja ukrainase do të jetë në përputhje me fushatën e Zelenskyt. Ne do ta diskutojmë vetëm kur ato për të cilat është rënë dakord në Paris të përmbushen. Kjo do të ndodhë vetëm kur të hartojmë një dokument dhe të mos ketë përpjekje për të minuar marrëveshjet që kemi arritur. Zelensky hartoi nga e para dhe ndryshoi projektin. Ne do të udhëhiqemi nga ky qëndrim dhe përpjekjet për të bërë një hap para dhe dy hapa pas krijojnë pengesa për ne", tha Lavrov.

Ora 12:43
Lavrov: T'i japim fund neonazizmit në Europë! Folëm me Ramën për Kosovën, ne na intereson dialogu i saj me Serbinë (VIDEO)

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi se pjesë e diskutimeve mes tij dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte edhe situata në Ballkan. Ai tha se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

"Duhet të zhvillojmë një dialog të barabartë. Duhet të vendosim besimin mes shteteve pjesëmarrëse. Kryesia ka përgjegjësi. Ndjemë në dialogun me palën shqiptare se po përpiqen të përmbushin detyrimet dhe të mbajnë një qasje asnjëanëse. Ne konfirmojmë angazhimin e Rusisë në luftën kundër terrorizimit. Në përvjetorin e luftës së dytë botërore është e rëndësishme t'i japim fund përpjekjeve për të nxitur neonazizmin në Europë. Shqipëria e shikon si përparësinë e saj vendosjen e paqes dhe ne do të mbështesim një gjë të tillë. Kjo është pjesë e misionit të posaçëm në Ukrainë. Ne folëm me hollësi për Ballkanin. Kemi për qëllim të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne do donin që çështja e Kosovës të zgjidhet. Palët duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe. Kemi edhe një angazhim dy palësh. Ka hapësirë për bashkëpunim por është e kufizuar për shkak të sanksioneve.  Ne do të vazhdojmë lidhjet humanitare dhe njerëzore me Shqipërisë. Jemi të interesuar për të rritur kuotën e arsimit falas", u shpreh Lavrov.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 26/02/2020 23:34

    Beri cirak shqiperi ky mavri me boj do bej liderin ne moske po dhe drejt tu thon rusve si vihet shtwti dhe rendi te mari tahirin te vihet ministri brendeshem ne rusi se atje te oakten do ket rezultat se sritet hashashi nga ftoma

    Përgjigju
  • Labi: 26/02/2020 23:32

    Ja oalsi e veri ne mosk ja plasi dhe ky lytra ca propagand idiote kauh i ha me keto o zgjebsa njerzit oo vdesin oer buk ska ne sootalw nje ilac per te ber nje konorare te cojn ne soital privat tiran keta qelbesira tallen me popullin ka zot lart funderrina

    Përgjigju
  • F-35: 26/02/2020 17:39

    Rama nuk stonoi fare perballe nje diplomati ekselent si Lavrov, perkundrazi. Beri te ditur qendrime e parime te panegocishme te Shqiperise si partnere strategjike e SHBA e BE. Edhe ne lidhje me Kosoven ishte i qarte dhe i drejteperdrejte. Vertetoi edhe nje here qe nuk intimidohet nga sallonet e kancelarive te medha.

    Përgjigju
  • XY Unë: 26/02/2020 15:34

    Rama 1 në përballjen për cështjen e Kosovës dhe të partneritetit Shqipëri NATO BE. Flisni e hani M ju që kur shkoni në një sportel policie më Aeroportet e botës rrini si M në shi se sdini të lidhni dy fjalë. Boll shat të tjerët o të shar me prag shtëpie.

    Përgjigju
  • Niko: 26/02/2020 15:09

    Ka lezet tamam burr shteti, jo si gjakepiresi Berisha, dhe si andikapati, legeni, hajduti, meta.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 26/02/2020 14:48

    Baza a Vlores do hapet prape dhe do vine nendeteset ruse?

    Përgjigju
    • 505: 26/02/2020 15:36

      Po ta hapim. Ti vjedhim nai nendetse tjeter , ti bojm kollare, ta bojm me targa shqiptare.

  • BURR I MADH SHTETI: 26/02/2020 14:37

    Për ju të gjith tutkun. Edi Rama flet një Anglishte të kulluar, flet prefekt Italisht, flet Frëngjisht , flet Spanjisht e ju analfabet vetëm lefni pa pushim hum hum hum hum. Po ju kush ju pengoi të flisni nga 3 - 4 gjuh si Edi apo ju dini vetëm të lefni pa pushim o ka*at e mi komplet debil. Qajani hellin Edit o mortje gjall.

    Përgjigju
    • Gjeli: 27/02/2020 00:08

      Pirdhe pirdhe vlonjate budalla

  • Emi: 26/02/2020 14:20

    Ne kena punte tona cop cop dhe kryministri merrete me hallete e botes a thu se ska shqipnija burra e gra mu marr me OSBE

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/02/2020 14:17

    A e imagjinoni Monika Kyemadhin si negociatore e OSBE.

    Përgjigju
  • Ardi: 26/02/2020 14:14

    Ka filluar po le nam edhe ne bote tani se ketu te ne e njohim dhe i hapim rruge budallait.O medet shkuam nga Saliu monster e idiot te ky kllouni i cirkut.Do nxjerre ndonjehere ndonje lider ky m..... vend.

    Përgjigju
  • Mondi nga vlora: 26/02/2020 13:52

    Z.kryeminister mund te me tregosh nje fakt real per te cilin ju refuzoni miqte tane rus. Kur ne historine e afert ruset kane qene nje rrrezik per shqipetaret??

    Përgjigju
    • Papi: 26/02/2020 14:25

      Miqte tane ruse gjysmen e shqiptareve e duan nen serbi sepse kjo ka qene politika e tyre qe nga lufta ruso-turke pra gjersa te jene kunder bashkimit te shqiptareve ne ballkan jane armiqte me te betuar per ne, edhe me shume se vete serbet

  • Platon: 26/02/2020 13:22

    Lider i mrekullueshem. Pse jo nje dote Sekretar i Pergjithshem i OKB.

    Përgjigju
  • Ehhh: 26/02/2020 10:09

    Se mos rregulloi punet e shqiperise ky qe te rregulloj punet e botes. Po shiko po rregullove ndonje gje ne shqiperi se ne vende te tjera nuk te pjerdh njeri

    Përgjigju
    • Taulant: 26/02/2020 13:34

      Degjoheni o tutkune inferiore se deri tek niveli i Saliut keni arritur te degjoni, kur tallte bythen Berlusconi me te dhe Shqiperine dhe ai nuk kishte guxim t'i kundershtonte. Keni degjuar veç gjuhe te drunjte deri me sot te thene me syte ulur perdhe, pa patur guxim ta shihte tjetrin ne sy.

    • Arbëri: 26/02/2020 12:50

      Bravo!

  • Kopenhagen: 26/02/2020 09:10

    Jepi takohu me atë, se Putin është fshehur nga frika. Karagjoz.

    Përgjigju
  • Muntazi: 26/02/2020 08:40

    Mbase takon edhe djalin e madh te Kristaqit me ket rast

    Përgjigju
  • Gezim: 26/02/2020 08:20

    Kesaj i thojn fshati po digjet kurse ai miku krihet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet