Konflikti në Nagorno-Karabakh/ Ministri i Jashtëm turk: Armenia po shenjestron civilët, krim lufte

Konflikti në Nagorno-Karabakh/ Ministri i Jashtëm turk: Armenia po shenjestron civilët, krim lufte

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se në tensionet e fundit në vijën e frontit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit forcat armene kanë shënjestruar civilët, raporton Anadolu Agency.

“Armenia në mënyrë të drejtpërdrejtë shënjestron civilët (në Azerbajxhan), që në thelb është krim lufte”, tha Çavuşoğlu në konferencën e përbashkët për media me shefin e NATO-s.

Stoltenberg, nga ana e tij, tha se NATO është “thellësisht e shqetësuar” lidhur me konfliktin në Malësinë e Karabakut dhe bëri thirrje për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve.

Luftimet filluan më 27 kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, veprim që shkaktoi edhe viktima.

Konflikti në Malësinë e Karabakut

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Shumë rezoluta të Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani pa rezultate. Megjithatë, për një armëpushim u ra dakord në vitin 1994.

Shumë fuqi botërore, përfshirë Rusinë, Francën dhe SHBA-të, kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në tensionet e fundit. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, mbetjet plastike ‘pushtojnë’ bregdetin e Durrësit!

Moti i keq, mbetjet plastike ‘pushtojnë’ bregdetin e Durrësit!