Konflikti në Ukrainë/ Rama bisedë telefonike me presidentin Zelenskyy: OSBE i jep përparësi çështjes! Ju ftoj në Shqipëri

Konflikti në Ukrainë/ Rama bisedë telefonike me presidentin Zelenskyy: OSBE i jep përparësi çështjes! Ju ftoj në Shqipëri

Edi Rama dhe Volodimir Zelenskyi

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Kryeministrin Edi Rama në mënyrë që të koordinojnë përpjekjet për një zgjidhje paqësore në Donbas.

Presidenti falënderoi Kryesinë Shqiptare të OSBE-së për dhënien përparësi çështjes së rivendosjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda punës së Organizatës.

Bashkëbiseduesit diskutuan situatën e sigurisë në Donbas dhe aspekte të rëndësishme të procesit të negociatave.

Presidenti tërhoqi vëmendjen për shkeljet e marrëveshjeve nga grupet e armatosura ilegale, përfshirë bombardimet e pozicioneve ukrainase në 6 dhe 10 shtator.

"Dje, gjatë bisedës time telefonike me Kancelaren Angela Merkel, militantët hapën zjarr në pozicionet e Ukrainës pranë fshatit Shumy, në zonën ku do të zhvillohej takimi i JCCC dhe OSBE. Ne nuk duam një përshkallëzim të ri. Më 6 shtator, si rezultat i provokimit nga grupet e armatosura ilegale, kemi humbur një ushtarak i Forcave të Armatosura  qw u vra dhe njëri u plagos", tha Volodimir Zelenskyi.

Nga ana e tij, Kryetari i Përgjithshëm i OSBE-së, Rama mbështeti përpjekjet e partisë Ukrainase për të arritur paqen në rajon dhe siguroi gatishmërinë e Kryesisë Shqiptare për të kontribuar në rivendosjen e paqes. Ai vuri në dukje se hapat e ndërmarra nga Presidenti ukrainas dhe populli ukrainas drejt paqes janë shumë të guximshëm. Ai gjithashtu theksoi se i vjen keq për mungesën e lëvizjes së ndërsjellë të palës së kundërt në këtë drejtim. Kryeministri i Shqipërisë vuri në dukje se OSBE është një organizatë e paanshme, por jo indiferente.

Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e sigurimit të hyrjes së plotë dhe të papenguar të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në të gjithë territorin e pakontrolluar.

Në fund të bisedës, Edi Rama ftoi Volodymyr Zelenskyy të vizitojë Shqipërinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës, policia rrethon zonën, mblidhen provat materiale

Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës, policia rrethon zonën, mblidhen provat materiale