Konflikti për pallatin në Tiranë, firma e ndërtuesit sqaron: Albert Allmuça nuk ka qenë prezent në kantier! Firma e të plagosurit na detyrohet 260 mln lekë

1610529757_Sequence03.00034010.Still019.jpg

Pas publikimit se Albert Allmuça u përfshi në ngjarjen e sotme ku mbeti i plagosur biznesmeni Sino Llanaj, ka reaguar administratori i shoqërisë në pronësi të Allmuçës. Në reagimin e saj, firma e Albert Allmuça shkruan se firma e Sino Llanajt me vendim gjykate i detyrohet 260 milionë lekë.

Deklarata e plotë:

Administratori i shoqërisë “Star Construction shpk”, Z. Albert Allmuça, nuk ka qënë prezent në asnjë moment ditën e sotme në kantierin e ndërtimit. Pas marrjes së informacionit se disa persona kishin sulmuar rojet e kompanisë private të sigurimit të kantierit, z. Allmuça u paraqit menjëherë pranë komisiariatit nr. 2 për t’u informuar për ngjarjen. Cdo informacion, i cili ka shoqëruar ngjarjen e sotme duke implikuar shoqërinë “Star Construction shpk”, dhe administratorin e saj, ka qënë dashakeqas me qëllim prishjen e imazhit të shoqërisë dhe administratorit Z. Allmuça, i cili ushtron aktivitetin e tij me korrektësi në fushën e ndërtimit që prej viti 1994.

Në respekt të së vërtetës dhe mbrojtjes ligjore për cënimit të imazhit publik, kërkojmë që mediat tuaja të përgënjeshtrojnë informacionet e pasakta dhe t’i referohen burimeve zyrtare për këtë ngjarje si dhe dokumentacionit përkatës, të cilat mund të vendosen në cdo kohë në dispozicionin tuaj. Në lidhje me marrëdhënien juridike me shoqërinë “Llanaj Ndërtim shpk”, sqarojmë se:

Kompania “Star Construction shpk” është investitore dhe zbatuese e vetme e punimeve në kompleksin e banimit në territorin e zones kadastrale Nr.8220, me numra pasurie 7/336, 7/259, dhe 7/260, midis rrugeve “Ndre Mjeda” dhe “Babe Rexha”, Tiranë, e pajisur me leje përkatëse ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në fillimin e punimeve kompania “Star Construction shpk” ka kryer një kontratë bashkëfinancimi me “Llanaj Ndërtim shpk” për të siguruar një pjesë të punimeve në kompleks. Të drejtën ekskluzive për të nënëshkruar kontratat e shitjes së apartamenteve dhe njësive të shërbimit i përket shoqërisë “Star Construction shpk”. Për mospërmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e bashkëfinancimit nga ana e shoqërisë “Llanaj Ndërtim”, si dhe për lidhjen e kontratave të prenotimit të ambjenteve të banimit apo shërbimit me palë të treta, subjektet iu drejtuan gjykatës dhe prokurorisë së Tiranës.

Gjykatë e Tiranës me vendimin nr.1416, datë 02.03.2020 të gjykatës Tiranë, njohu vlerën e detyrimit prej 260 milionë lekë të reja të “Llanaj Ndertim shpk” ndaj “Star Construction shpk”. Ky vendim është ankimuar dhe pritet që të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit për të marrë formën e prerë dhe dhënë zgjidhje problemit të krijuar për qytetarët.

Ngjarja e sotme është në vazhdën e një sërë veprimesh të kundraligjshme ndaj punonjësve të kompleksit, nga z.Llanaj apo persona të tjerë të orkestruar prej tij. Duke qëndruar në krah të qytetarëve të prekur nga kjo ngjarje e rëndë, mbetemi në pritje të vendimmarrjes të shpejtë dhe të drejtë të institucioneve të drejtësisë dhe ato ligjzbatuese. 


Lajmi kryesor:

Ndërtuesi në Tiranë plagoset me armë zjarri! Të lënduar dhe dy të tjerë! VIDEO e sherrit të përgjakur! Reagon biznesmeni: S'kam lidhje, nuk kam qenë në kantier


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    “Pol i tretë?!” A duhet që 20 partitë e reja të bashkohen kundër PS, PD, LSI?



×

Lajmi i fundit

John

Shqipërisë i munguan 3.7 milionë turistë në 2020, shkak pandemia! Operatori turistik: Humbjet arrijnë 1.6 mln €, rezervime minimale nga Anglia