Konflikti SHBA-Iran, Souleimani jo i vetmi objektiv i asaj nate, dështoi sulmi me raketa në Jemen

Sipas 'Washington Post' në të njëjtën natë kur u vra gjenerali iranian Souleimani dështoi një mision i dytë i SHBA kundër Abdul Reza Shahlai, financier dhe komandant kryesor i Forcave iraniane 'Quds', aktiv në Jemen.

'Washington Post', duke cituar zyrtarët amerikanë specifikon se misioni sekret nuk përfundoi me vrasjen e tij. 

Sipas gazetës amerikane, vrasja nga administrata Trump e gjeneralit Soleimani ishte pjesë e një operacioni të madh.

Një burim zyrtar i lartë amerikan saktësoi se dy sulmet ishin të autorizuara në të njëjtën kohë dhe se Shtetet e Bashkuara nuk e raportuan misionin nē Jemen pasi ai sepse nuk kishte përfunduar sipas planit. 

Amerikanët thonë se Shahlai mbetet një objektiv i mundshëm për të ardhmen, megjithëse dëshira për të nxitur de-përshkallëzimin e situatës tani është shfaqur nga të dy palët.

Muajin e kaluar Departamenti i Shtetit vendosi në dispozicion të kujtdo që ofronte informacione të dobishme në lidhje me Shahlai, një shumë prej 15 milion dollarësh.

Shahlai, i lindur në vitin 1957 akuzohet për përfshirje në një histori të gjatë sulmesh drejtuar kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve, përfshirë komplotin në vitin 2011 kundër ambasadorit saudit "në një restorant italian në Uashington.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet