Konflikti SHBA-Iran/Hezbollah godet bazën amerikane,Trump: Bllokojmë 3 miliardë dollarë të Irakut në banka (VIDEO)

TV iranian ka transmetuar një sulm me raketa ndaj bazës ajrore të Al Balad në Irak ku deri para pak ditësh ndodheshin forca amerikane, duke plagosur katër ushtarë iraken, një skenar i Teheranit për të larguar vëmendjen nga protestat e vazhdueshme në vend.

Kërcënime vijnë gjithashtu nga Libani përmes gojës së liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah.

"Amerikanët duhet të braktisin bazat e tyre. Ushtarët, oficerët dhe anijet duhet të largohen nga rajoni ynë. Ata duhet të largohen, përndryshe alternativa do të jetë e ndryshme nga ajo që unë propozova të dielën e kaluar. Alternativa e të ikurit vertikalisht, domethënë gjallë, nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe do të na detyrojë ti largojmë horizontalisht, domethënë në arkivole. Do ta paguan me gjak gabimin dhe iluzionin tuaj”.

Ndërkohë Administrata Trump ka kërcënuar se në rast të tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, do bllokohen llogaritë rrjedhëse të hapura në bankat amerikane, ku derdhen dollarët e ardhur nga nafta, do të bllokohen.

Sipas ‘Wall Street Journal’ Departamenti Amerikan i Shtetit do të privonte Bagdadin nga miliarda dollarë të depozituar në Bankën Federale të Rezervave të Nju Jorkut. Nëse kjo ndodh, Iraku nuk do të jetë në gjendje të tërheqë fonde, gjë e cila mund të çojë në kolaps qeverinë dhe paralizimin e ekonomisë dhe për të cilën kryeministri iraken Adel Abdul Mahdi është paralajmëruar për dënimin e ri dhe dëmin që do të vinte.

Banka Federale e Rezervave të Nju Jorkut ofron shërbime bankare për rreth 250 banka qendrore dhe institucione qeveritare në të gjithë botën. Në vitin 2015 ajo kishte bllokuar një llogari rrjedhëse të qeverisë irakiene për disa javë pas disa derdhjeve të dyshuara të ISIS në bankat iraniane. Nuk dihet ende saktë se sa është shuma që mund ti bllokohet Irakut nga banka por dihet se në vitin 2018 bilanci i dokumentuar ishte 3 miliardë dollar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
Konflikti SHBA-Iran/Instagram fshin komentet pozitive për gjeneralin iranian Qassem Soleimani

Një zëdhënës i ‘Facebook’ tha për ‘CNN Business’ se ‘Instagrami’ po fshin gjithë postimet që mbështesin gjeneralin Iranian Qassem Soleimani, i vrarë pak ditë më parë në dalje të aeroportit të Bagdadit në Irak nga një raketë amerikane.

Sipas CNN, veprimi i kompanisë Facebook po kryet në përmbushje të sanksioneve amerikane të vendosura ndaj Iranit.

Vendimi për fshirjen e postimeve pozitive për gjeneral Soleimanin ka sjellë edhe reagimin e zyrtarëve të Iranit.

Ali Rabiei, zëdhënësi i qeverisë iraniane e konsideroi këtë veprim si “jodemokratik”.

Ora 15:11
'Isha i sigurt se do të vdisja', dëshmia e ushtarit amerikan i strehuar në bunkerët e ndërtuar gjatë sundimit të Sadam Hyseinit

Sipas CNN, trupat e SHBA në bazën ajrore Al-Asad në Irak ishin të vetëdijshëm se Irani do të sulmonte dhe ditën e sulmit me raketa ata kishin më shumë se dy orë që ishin strehuar në dy bunkerë të ndërtuar që nga koha e Sadam Hyseinit.

Ushtari amerikan Akeem Ferguson ishte në një bunker kur ekipi i tij mori transmetimin e ftohtë të radios: Gjashtë raketa balistike iraniane ishin drejtuar për te ata.

Pllaka e betonit të bunkerit ku ata ishin future ofronin pak mbrojtje.

"Kapa armën, ula kokën dhe u përpoqa të gjeja një vend ku nuk mund të më kapnin predhat dhe nisa të mendoja për vajzat e mia”, - tha rreshteri.

"Unë i sigurt 100% se do të vdisja”, - shtoi ai, - ishim në mëshirën e një prej bazave më të vjetra dhe më të mëdhatë në Irak, për të mbrojtur veten nga një sulm i tillë.

Pas ditëve të pritjes, hakmarrja e Teheranit ishte si një lehtësim për shumë ushtarë amerikan- shkruan CNN.

Paralajmërimi i parë erdhi nga sinjalet e inteligjencës sekrete amerikane një natë para sulmit. Më 7 janar, shumica e trupave amerikane në al-Asad u dërguan në bunkerë.

Ata do mbroheshin nga një sulm që besohej se do të kryhej me raketa.

Raketat e para nisën në orën 1:34 që u pasuan me tri shpërthime të tjera përreth bunkerëve të ndërtuar gjatë sundimit të Presidentit të rrëzuar Saddam Hussein.

Muret e trasha dhe të pjerrët u ndërtuan dekada më parë për të shmangur sulmet nga Irani.

Bagdadi pati një luftë të përgjakshme tetë vjeçare me Teheranin (1980-1988). Ishte koha kur Republika e re Islame kishte filluar të demonstronte aftësinë e saj ushtarake.

Trupat amerikane ishin mosbesues për bunkerët nëse do ti rezistonin raketave balistike, por ata dolën të ishin më të fortë se bunkerët amerikanë, të bërë për tu mbrojtur nga raketat dhe mortajat.

Raketat dhe mortajat relativisht të lehta përdoren zakonisht nga ISIS, ekstremistët xhihadistë dhe paramilitarët shiitë në Irak, por raketat balistike iraniane janë të fuqishme dhe janë të ngarkuara me rreth dy ton eksplozivë secila.

Nënkoloneli Staci Coleman ishte një nga drejtuesit e skuadrës amerikane që ishte në një bunker të tillë.

"Tërë toka u trondit. Ishte një zhurmë e madhe," tha ai. " Ne e dinim që ata ishin afër."

"Ne nuk e dinim se kur do të përfundonte sulmi. Pas predhave të para dolëm jashtë për të pare nëse kishte viktima. Kur nisi sulmi I dytë pas gati 15 minutash ne ishim të gjithë jashtë por për fat nuk patëm dëme” – thotë Akeem Ferguson.

“Kur sulmi mbaroi kishim ndjenjën e një përzierjeje lehtësimi dhe tronditje. Shikonim njëri tjetrin dhe pyesnim “A je mirë?"

"Shikonim përreth dhe mendonim: ku do të ikim? Si do të shpëtojmë nga kjo luftë?" tha Ferguson.

Ora 11:48
Iran, Rouhani urdhëron zbatimin e ligjit të ri: Pentagoni organizatë terroriste, komandantët amerikanë në Listën e Zezë

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka urdhëruar zbatimin e një ligji të miratuar nga Parlamenti i Teheranit, Majlis, i cili e përcakton Pentagonin "një organizatë terroriste" dhe "terroristë" ata që veprojnë në emër të saj, duke iu nënshtruar sanksioneve të Republikës islame.

Kjo u raportua nga agjensia e lajmeve Tasnim, duke saktësuar se Rouhani u ka kërkuar të gjitha organizatave kryesore iraniane që të zbatojnë ligjin që rendit në Listën e Zezë gjithashtu të gjithë komandantët amerikanë që kanë luajtur rol në vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.

Ligji u miratua nga të 233 ligjvënësit e pranishëm në një seancë të hapur të parlamentit.

Ndërsa protesta e studentëve kundër regjimit është në ditën e tretë, policia e Teheranit ka mohuar se ka qëlluar me plumba ndaj protestuesve. Hossein Rahimi, shefi i policisë në kryeqytetin iranian, tha se agjentët janë urdhëruar të tregojnë vetpërmbajtje dhe nga ana e tyre nuk është shtënë me armë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi