Konfliktohet me familjen dhe humb kontaktet nga New Yorku, motra e kërkon: Ata mund t’i kenë bërë keq!

Shqiptari nga Kosova, Nezir Alija humbi kontaktet nga New York-u më 7 maj të këtij viti. Pasi u denoncua për dhunë në familje, 24 orë më pas ai u la i lirë, por me kushtin që të paraqitej pas dy muajsh në gjyq. Pas kësaj ngjarjeje ai u strehua tek një nga kushërinjtë po në Amerikë. 3 ditë më pas, Neziri zhvendoset në një banesë tjetër ku nisi jetesën i vetëm. Kontaktin e fundit e pati me kushërirën e tij, ndërkohë që orët po kalonin Neziri nuk po bëhej i gjallë. Ishte data 10 maj kur telefoni i tij rezultoi i fikur. Në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ babai i tre fëmijëve kërkohet nga e motra, Mejreme Abazi, nga Gjermania:

'Më 4 prill u konfliktua me bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët e denoncuan për dhunë në familje. Pas 24 orësh u la i lirë, por nuk u lejua që të kthehej në shtëpi. Më 22 maj kishte gjyqin. Ai është paraqitur për herë të fundit në punë, më datë 6 maj dhe nuk i kishte lajmëruar se nuk do të shkonte më. 3 javë më pas makina iu gjend 10 kilometra larg banesës së tij. Policia ka bërë verifikim nëpër spitale, burgje në morg dhe nuk rezulton në asnjë vend", rrëfen e motra.

Ajo dyshon se familja e tij kanë gisht në zhdukjen e të vëllait. Ndërkohë që bashkëshortja dhe fëmijët nuk janë interesuar.

"Nuk kemi kontakt me fëmijët dhe bashkëshorten e Nezirit. Dyshoj tek bashkëshortja dhe fëmijët, sepse ato kanë urrejtje për të, dyshoj se mund t’i kenë bërë diçka të keqe", rrëfen e motra

3 javë pas zhdukjes, u gjendet e braktisur makina, pak kilometra larg banesës, afër një aeroporti, por asnjë gjurmë të 48-vjeçarit. Policia nisi kontrollet, pas denoncimit të bërë nga kushërira, por emri i tij nuk rezultonte të kishte kaluar kufirin. Neziri kishte mbi 21 vite që jetonte dhe punonte në Amerikë.

Për këdo që ka informacion mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: "https://www.facebook.com/pagjurme/

 "https://www.facebook.com/pagjurme/ "https://www.facebook.com/pagjurme/" Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00

Nezir Alija

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin