U zunë për një vend parkimi në qendër tregtare në Tiranë, polici qëllon me armë rojen e sigurisë! Efektivi nuk ishte në shërbim, shpallet në kërkim i vëllai! SHÇBA nis hetimet

Efektivi Drilon Toska

TIRANË- Një sherr banal, për një vend parkimi i ka kushtuar lirinë dhe karrierën, efektivit 35-vjeçar Drilon Toska.  Bëhet fjalë për një sherr të ndodhur ndodhur në një prej qendrave tregtare në autostradën Tiranë-Durrës, tek e cili qëlloi me armë efektivi i policisë Drilon Toska. E gjitha ka ndodhur për shkak të një konflikti banal për parkimin e një makine.

Burime nga policia bëjnë me dije për gazetarin Sokol Dema se konflikti fillimisht ka nisur nga vëllai i efektivit Drilon Toska, Arbër Toska, për shkak të një vendi parkimi. Pas konfliktit, Arbri ka kërkuar ndihmën e të vëllait, i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mes dy vëllezërve dhe rojeve të sigurisë private të qendrës tregtare ka pasur sherr, sharje dhe fyerje dhe më pas efektivi Drilon Toska ka nxjerr armën dhe ka qëlluar një herë. Gjatë konfliktit Toska nuk ishte në shërbim dhe ishte pa uniformë. 

Efektivi është pezulluar përkohësisht nga detyra deri në përfundim të hetimeve, ndërsa për momentit ushtronte detyrën në Komisariatin nr. 6. Arma që ka qëlluar ka qenë arma e shërbimit, të cilën e mbante me vete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
Nxori armën dhe qëlloi pas konfliktit me rojën, efektivi i policisë dhe vëllai i tij u përplasën për një vend parkimi

Konflikti i ndodhur mes efektivit të policisë dhe një roje të sigurisë ka ndodhur për një vend parkimi. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv. Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti fillimisht ka nisur nga vëllai i efektivit Drilon Toska, Arbër Toska, për shkak të një vendi parkimi. Pas konfliktit, Arbri ka kërkuar ndihmën e të vëllait, Drilon Toska, i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Rusia kërkon garanci për moszgjerimin e NATO-s në lindje