Kongresi i Autoriteteve Vendore anulon misionin vëzhgues në Shqipëri për zgjedhjet e 30 qershorit

Kongresi i autoriteteve vendore i Keshillit të Europes,i cili nuk ka asnje lidhje me Bashkimin Europian, ka shpërndarë ditën e sotme një deklaratë ku lajmeron se ka vendosur të anulojë delegacionin e saj  për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, për shkak të paqartësisë lidhur me organizmin e tyre.

Selia e kësaj organizate nderkombetare, pjesë e së cilës është edhe Voltana Ademi, ndodhet në Francë dhe nuk ka asnjë lidhje institucionale as me Komisionin e BE, as me Keshilli Europian qe jane organzimat zyrtare te Bashkimi Europian.

“Kongresi i autoriteteve vendore i Këshillit të Europës ka vendosur të anulojë Delegacionin e Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin", thuhet në njoftim.

m.v.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh situatën pas tërmetit një Ministri për Rindërtimin?

Komento

Komente

  • Shkodrani: 26/06/2019 14:27

    Pjese e kongresit e autoriteteve vendore Voltana! Pika qe nuk i bie atij kongresi se ç,far dhumi man brenda ai kongres,

    Përgjigju
    • Oso Dobraci: 26/06/2019 16:25

      Voltanen mos ma gergani se ngel qejfthyer Marku drejtor ne Bashki qe ban me te orgji

  • Tir: 26/06/2019 14:11

    Kjo organizate vetem per promovim te te drejtave te njeriut nuk mund te jete,pasi ajo sikur sondazhet te ndiqte do bindjej se pakica eshte eshte ne rruge pa krye.Ose ose ka bindjen qe opozita ka bere gafe te pa degjuar me pare ,qe me lenien e mandateve dhe tani thone me mire rrine ne folene e tyre, se te merremi me keta budallenj. Gjithsesi Ne boll i kemi tanet te tipit Voltana Ademi!

    Përgjigju