Kongresi i Lushnjës, përurohet
Shtëpia Muze dhe përmendoret

Kongresi i Lushnjës, përurohet<br />Shtëpia Muze dhe përmendoret
Lushnja ka përkujtuar 95-vjetorin e Kongresit Kombëtar të mbajtur në janar 1920, ku u inagurua Shtëpia Muze e kongresit si dhe 3 përmendore kushtuar këtij kongresi. 

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, kryebashkiaku Fatos Tushe, qytetare dhe deputete kanë përuruar obelsikun simbol të kongresit, monumentin e shqiponjës me dy krena e vendosur përballë shtëpizë muze, dy bustet e patrioteve Suljeman Delvina, i dalë nga kongresi si Kryeministri qeverisë së formuar dhe Ibrahim Sheh Karbunara.
 
Ministrja Gjermeni ka shprehur rëndësinë e këtij kongresi dhe se ai nuk duhet harruar nga qytetarët e pushtetarët. Ndërsa për kryetarin e bashkisë Fatos Tushe, qyteti i Kongreseve duhet të sillet më shumë vëmëndje. 

kongresi i lushnjes

Aktiviteteve festive më pas i është bashkuar edhe zëvendës kryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi në kinoteatrin “Vace Zela”. Ai theksoi rëndësinë e kongresit pa të cilin Tirana nuk do ishte kryeqytet, pa kongresin Korca do ishte aneksuar nga fqinjët e trojet shqiptare do të ndaheshin mes fuqive të mëdha. 

Kongresi i Lushnjës u mbajt në 21 janar 1920. Punimet në të zgjatën deri në datën 31 janar, ku 55 delegatë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë themeluan Shtetin Shqiptar dhe Kushtetutën e parë të Shqipërisë.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian