Në Konispol, fermerët janë në kulmin e sezonit të vjeljes së mandarinave, duke marrë ftime të kanaqshme nga shitja në tregun e huaj dhe vendas. Ndikimi pozitiv po jep dhe në punësim. Report tv meson rreth 200 punëtorë nga Ksamili, Saranda e Delvina punojnë në vjeljen e mandarinave gjatë ketij sezoni.
Ky vit nuk ka qenë ndër më produktivët për nga sasia, por fermerët janë të kënaqur pasi nuk kanë pësuar dëmtime nga breshëri, një problem i përsëritur në vitet e kaluara. Për më tepër, çmimi i shitjes është mjaft i favorshëm, duke qëndruar ne vlerën 60 lekë për kilogram deri më tani.
Mandarinat e Konispolit, të njohura për cilësinë dhe shijen e tyre unike, furnizojnë tregjet e Ballkanit si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Rumania. Gjithashtu, prodhimi i Konispolit arrin deri në vendet e Lindjes si Polonia, Çekia, Ukraina, Bjellorusia dhe madje edhe në Rusi, duke përfaqësuar një eksport të rëndësishëm për Shqipërinë. Sivjet prodhimi përllogaritet ne 50 mijë ton, ku rreth 40 mijë ton shkon për eksport.
Në Konispol, prodhimi dhe shitja e mandarinave është shtylla kryesore ekonomike, duke angazhuar rreth 800 fermerë, të cilët kultivojnë një sipërfaqe prej 700 hektarësh. Ky numër i lartë përfaqëson jo vetëm rëndësinë ekonomike, por edhe përkushtimin dhe traditën e zonës për kultivimin e këtij fruti ‘të artë’, që vit pas viti vazhdon të rrisë emrin e Konispolit ne tregjet nderkombetare.
R.D/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve
21 Janar, 14:32
-
Vlorë/ Iu gjetën doza kokaine dhe municion ushtarak në banesë, arrestohet 37 vjeçari
20 Janar, 12:19
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02
-
Vlorë/ Përplasi për vdekje me makinë të riun, arrestohet shoferi 80-vjeç
20 Janar, 08:43
-
Aksident në rrugën e lumit të Vlorës, makina që drejtonte 80-vjeçari përplas motorin, humb jetën 22 vjeçari (VIDEO)
19 Janar, 15:14
-
Atentati për hakmarrje ndaj Kristian Markut, dyshime se qitësit janë nga Vlora! Kamerat kapën makinën e viktimës dhe autorëve
19 Janar, 10:46
-
Ylli Pata: 'Operacioni Beleri 2'/ Hisenë e kujt kërkon Vangjel Dule në Vlorë?
18 Janar, 21:17
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina del nga rruga në fshatin Skrofotinë dhe kthehet përmbys! Një person mbetet i lënduar (VIDEO)
18 Janar, 19:35
-
Përmbytja nga HEC i Sasaj në Bunec kambanë alarmi/ Eksperti flet për Report Tv: S'ishte ngjarje e pa paralajmëruar, do të jenë 1 mijë HEC të vogla në Shqipëri! Ku po shkojmë?
18 Janar, 14:27
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Aktivitete kulturore/ “Art with Heart” sfilata tek qendra "Agimi" e "Tejdukshmëri ekzistenciale” ekspozita e Krist Dimos! "Gruaja e burrit tim" komedia në teatrin e Vlorës
18 Janar, 10:22
Shikojeni mirë atë 50 mijë ton mandarine????
Përgjigju